v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-07-27 18:56:42    
Kualifikimi i mėsuesve tė shkollave fillore dhe tė shkollave tė mesme

cri
Vitet e fundit, pėr tė ngritur nivelin e arsimit, veēanėrisht nivelin e arsimit themelor, sektorėt kinezė tė arsimit kanė forcuar punėn e kualifikimit tė mėsuesve dhe pėr ēdo 5 vjet do tė kualifikohen tė gjithė mėsuesit e shkollave fillore dhe tė shkollave tė mesme tė mbarė vendit, pėr tė ngtritur nivelin profesional tė mėsuesve.

Shoqėria moderne ėshtė duke u zhvilluar shpejt, kjo shtron kėrkesa gjithnjė e mė tė larta pėr mėsuesit qė konsiderohen si " inxhinjerė tė shpirtit njerėzor".. Prandaj shumė vende tė botės i kushtojnė rėndėsi tė madhe punės sė kualifikimit tė mėsuesve. Arsimi fillor dhe arsimi i mesėm ėshtė baza e arsimit, kualifikimi i mėsuesve tė shkollave fillore dhe tė shkollave tė mesme ėshtė bėrė njė nga aspektet kryesore tė kėsaj pune.

Duke folur pėr kualifikimin e mėsuesve kinezė, funksionari i Ministrisė Kineze tė Arsimit, zoti Tan Jinvei tha: Vitet e fundit, kemi ndjerė gjithnjė e mė shumė se ngritja e nivelit arsimor duhet tė realizohet nga mėsuesit. Prandaj forcimi i kualifikimit tė mėsuesve duhet tė jetė njė punė shumė e rėndėsishme nė zhvillimin e arsimit tė njė vendi.

Tani, nė Kinė ėshtė krijuar, nė pėrgjithėsi, sistemi i kualifikimit tė mėsuesve dhe nė " ligjin pedagogjik" thuhet qartė se pjesėmarrja nė kualifikim ėshtė njė e drejtė dhe njė detyrė e mėsuesve dhe kėrkohet qė mėsuesit tė kualifikohen njė herė nė ēdo 5 vjet. Pėrmbajtja e kualifikimit ėshtė: shtimi i dashurisė pėr punėn pedagogjike, ngritja e nivelit profesional, shtimi i aftėsisė nė punė dhe pėrmirėsimi i metodave tė mėsimdhėnies.

Nė Kinė ka mbi 10 milionė mėsues tė shkollave fillore dhe tė shkollave tė mesme. Kualifikimi i tyre bėhet nė 6 institute pedagogjike tė shpėrndara nė krahinat e ndryshme tė vendit dhe administratat e niveleve tė ndryshme pėrgjigjen pėr shpenzimet e kualifikimit tė mėsuesve tė tyre. Gjatė kualifikimit tė mėsuesve, vėmendja kryesore i kushtohet kualifikimit tė mėsuesve tė fshatrave tė varfėr. Si forma e kualifikimit janė leksionet nė auditorė, por edhe nėpėrmjet rrjetit radio-televiziv dhe internetit.

Distrikti Miyun nė periferi tė Pekinit ėshtė njė distrikt bujqėsor. Nė kėtė distrikt ka 90 shkolla fillore dhe shkolla tė mesme, ku punojnė 4 mijė mėsues. Pėr arsye qė ky distrikt ndodhet nė zonėn malore, kushtet e komunikacionit nuk janė tė mira dhe niveli i arsimit nuk ėshtė i lartė. Pėr tė ndryshuar kėtė gjendje, sektorėt arsimorė vendorė i kushtojnė vėmendje tė madhe kualifikimit tė mėsuesve. Zoti Ma, qė pėrgjigjet pėr kualifikimin e mėsuesve tė kėtij distrikti, tha:

Sipas planit, nga sezoni i ardhshėm, nė klasat e para tė shkollave fillore tė distriktit Miyun do tė hapet mėsimi i anglishtes. Prandaj problemi i mungesės sė mėsuesve tė anglishtes do tė bėhet mė i dukshėm. Pėr tė zgjidhur kėtė problem, distrikti Miyun po forcon punėn e kualifikimit tė mėsuesve tė anglishtes.

Mėsuesi Han Chunhė ka punuar pėr 20 vjet si mėsues i anglishtes nė njė shkollė tė mesme tė kėtij distrikti. Megjithėse ka pėrvojė tė pasur, ai tha se tekstet e tanishme tė mėsimdhėnies kėrkojnė gjithnjė e mė shumė njohuri nga mėsuesit. Prandaj ai shfaqi shpresėn se duke shfrytėzuar rastin e kualifikimit, do tė ngrejė mė tej nivelin e tij tė anglishtes. Nė kursin e kualifikimit, ku merr pjesė zoti Han, pėrdoren tekstet e internetit tė ardhura nga SHBA-ja, kualifikimi bėhet nėpėrmjet rrjetit tė kompjuterit. Nė kohėn e lirė ai mėson vetė nė shtėpi dhe njė herė nė javė merr pjesė nė kursin e kualifikimit, tė drejtuar nga pedagogė tė huaj. Mėsuesi Han tha se kjo formė e kualifikimit ndihmon shumė nė ngritjen e nivelit profesional tė mėsuesve.

Si distrikti Miyun, edhe nė krahina tė tjera tė vendit po zhvillohet normalisht puna e kualifikimit tė mėsuesve tė shkollave follore dhe tė shkollave tė mesme. ( Zhang )