v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-07-26 21:07:29    
Dashuria e Bukuroshes sė Bardhė

cri

Na ishte dikur njė gjarpėreshė e bardhė, e cila u shndėrrua nė njė vajzė tė bukuar. Banorėt vendės e quajtėn atė " Bai Njangzi ", qė do tė thoshte Bukuroshja e Bardhė. Njė gjarpėreshė tjetėr me ngjyrė tė blertė u shndėrrua nė njė vajzė me gjallėri rinore dhe ia vuri vetes emrin " Siao Qing ".

Ato erdhėn sė bashku pėr tė luajtur nė liqenin Sihu tė qytetit Hangzhou. Bukuroshja e Bardhė u njoh me njė shkollar tė pashėm qė e quanin Shy Sian dhe i lindi ndjenjė dashurie pėr tė. Pas disa kohėsh, me ndėrmjetėsimin e Siao Qingut, Shy Sian e mori Bukuroshen e Bardhė pėr grua. Ata jetonin tė lumtur, por njė murg budist me titullin fetar "peshkopi Fahai" i tempullit Gjinshan e quante Bukuroshen e Bardhė si grua shpirtzezė, qė mund t'i sillte popullit fatkeqėsi, dhe i tha Shy Sianit se gruaja e tij ishte personifikimi i njė gjarpėreshe tė bardhė dhe i mėsoi atij metodėn pėr tė vrojtuar atė mė tej.

Shy Sian nuk besonte plotėsisht. Njė herė, me rastin e festės sė Varkave tė Dragonjve, Shy Sian e detyroi tė shoqen tė pinte raki sipas zakonit popullor, siē i kishte mėsuar Fahai. Por efekti i rakisė e zbuloi figurėn e saj origjinale prej gjarpėreshe dhe, si pasojė, Shy Xian u tremb dhe vdiq aty pėr aty.

Bukuroshja e Bardhė vendosi tė ringjallte tė shoqin dhe u nis pėr nė malin e shenjtė Kunlun, pėr tė kėrkuar barna tė shenjta medicinale, pa marrė parasysh gjendjen e saj shėndetsore, kur ishte shtatzėnė. Shenjti u prek nga veprimi i saj dhe i dhuroi njė bar. Shy Sian u ringjall dhe kuptoi se e shoqja donte atė me zemėr e me shpirt, kėshtu qė, burrė e grua filluan tė donin mė shumė njėri tjetrin.

Mirėpo, peshkopi Fahai nuk toleronte ekzistencėn e Bukuroshes sė Bardhė nė botėn njerėzore. Ai mori Shy Sian nė tempullin Gjinshan dhe e detyroi tė bėhej murg. Bukuroshja e Bardhė dhe Siao Qing u indinjuan dhe sulmuan kundėr tempullit Gjinshan, me qėllim qė tė shpėtonin Shy Sian. Ata bėnė magji, duke sjellė ujė tė furishėm pėr tė rrethuar tempullin. Peshkopi Fahai gjithashtu bėri magj. Bukuroshja e Bardhė dhe vajza Siao Qing nuk pėrballonin dot Fahai dhe ikėn gjetiu. Rrugės, ato gjetėn Shy Sian, qė kishte dalė fshehurazi nga tempulli Gjinshan.

Sapo Bukuroshja e Bardhė lindi djalin e saj, Fahai erdhi dhe e shtypi atė nėn pagodėn Leifeng. Nė formulėn e tij magjike thuhej se Bukuroshja e Bardhė kurrė nuk do tė kthehej mė nė botėn njerėzore, pėrveē se do tė thahej uji i liqenit Sihu dhe do tė rrėzohej pagoda Leifeng. Pas disa vjetėsh, Vajza Siao Qing u kthye, mposhti peshkopin Fahai, kulloi ujin e liqenit Sihu, rrėnoi pagodėn Leifeng dhe shpėtoi Bukuroshen e Bardhė. (Zheng)