Provinca Hunan ėshtė kanal i rėndėsishėm dhe nyje komunikacioni, qė lidh zonat bregdetare tė Kinės lindore me krahinat qendrore e perėndimore tė Kinės. Brenda kėsaj province ka 5 hekurudha dhe mbi 70 rrugė automobilistike tė niveleve shtetėrore dhe lokale, si dhe linja ujore me njė gjatėsi prej mbi 10 mijė kilometrash e dhjetra linja ajrore tė aviacionit civil. Tė gjitha kėto kushte tė favorshme kanė nxitur zhvillimin ekonomik tė provincės Hunan.
Gjatė shumė vjetėve tė fundit, provinca Hunan ka qenė gjithmonė njė provincė e madhe bujqėsore, vėllimi i pėrgjithshėm i GDP-sė zė vendin e 10-tė nė mbi 30 provinca tė Kinės. Pėr tė shpejtuar zhvillimin ekonomik, provinca Hunan ka parashtruar objektivin strategjik pėr nxitjen e industrializimit dhe tė qytetėzimit dhe pėr ndryshimin e formės sė rritjes ekonomike nė bazė tė sigurimit tė prodhimit tė stabilizuar tė drithėrave. Duke fofor pėr kėtė, kryetari i kėsaj province, z. Zhou Buohua tha se provinca Hunan si njė provincė e madhe bujqėsore dhe si njė provincė me popullsi tė madhe, do tė hyjė nė radhėn e provincave tė fuqishme ekonomike, me siguri ajo duhet tė shpejtojė procesin e industrializimit tė bujqėsisė dhe tė qytetėzimit.
Gjatė zhvillimit tė industrisė, ajo ka hasur nė radhė tė parė ndryshimin e strukturės sė industrisė sė prapambetur tradicionale.
Nė disa mijėra ndėrmarrje shtetėrore tė provincės Hunan, ndėrmarrjet e mesme dhe tė mėdha me potencil relativisht tė fortė vetėm kanė zėnė njė tė tretat. Nė rrethana tė tilla, provinca Hunan ka parashtruar mendimet pėr zhvillimin e pėrbashkėt nėpėrmjet bashkimit tė ndėrmarrjeve.
Grupi Puyuan ėshtė njė ndėrmarrje e vjetėr e industrisė sė prodhimit tė makinerive tė Kinės, teknologjia e prodhimit ėshtė relativisht e prapambetur. Nė vitin 2002, tė ardhurat e shitjes sė produkteve tė kėtij grupi, qė ka prodhuar kryesisht vinēa, arritėn nė 800 milionė juanė, ndėrsa fitimet ishin vetėm disa miliona juanė. Por, grupi Zhonglian i krijuar nga Instituti i studimit tė makinerive tė ndėrtimit ka potecial tė fortė nė fushėn e studimeve shkencore. Nė vitin 2002, tė ardhurat e shitjes sė produkteve tė kėtij grupi arritėn nė 600 milionė juanė, por fitimet e tij ishin 200 milionė juanė.
Dy ndėrmarrjet kanė epėrsitė dhe kėrkesat e tyre, dhe kėshtu kanė hedhur bazė tė mirė pėr bashkimin e tyre. Nėnkryetari i bashkisė sė qytetit Changsha, z. Liu Xiaoming tha se kėto dy ndėrmarrje kanė epėrsitė dhe dobėsitė e veta nė burime. Ato, duke u bashkuar, mund tė plotėsojnė shumė mirė njėra-tjetrėn..
Pas riformimit tė dy ndėrmarrjeve, Grupi Puyuan ka fituar pėrkrahjen e madhe tė Grupit Zhonglian nė teknologji dhe nė fonde. Nė vitin 2004, fitimet e Grupit Puyuan kaluan fitimet e pėrgjithshme tė 15 vjetėve marrė sė bashku. Ndėrsa Grupi Zhonglian ka forcuar aftėsinė e prodhimit tė tij. Vitin e kaluar, tė ardhurat e shitjes sė produkteve tė kėtij grupi i kaluan tė 4 miliardė e 500 milionė juanėt, duke realizuar fitimet e pėrbashkėta tė tyre.
Nxitja e bashkimit tė ndėrmarrjeve ėshtė njė nga masat e provincės Hunan pėr shpejtimin e ndryshimit tė strukturės ekonomike. Pėrveē kėsaj, kjo provincė ka marrė edhe masa tė tjera pėr tė tėrhequr investuesit e huaj, me qėllim qė tė shpejtohet bashkėpunimi i ndėrmarrjeve vendėse me shoqėri shumėkombėshe dhe tė realizohet zhvillimi i shpejtė.
Mė 1 dhjetor 2004, Shoqėria me pėrgjegjėsi tė kufizuar e CNAIC-it Changdian tė provincės Hunan nėnshkroi njė marrėveshje me Shoqėrinė BOSCH tė Gjermanisė. Kjo shoqėri gjermane ka blerė reparte tė prodhimit tė motorėve dhe tė gjeneratorėve tė shoqėrisė me pėrgjegjėsi tė kufizuar Changdian tė provincės Hunan. Qysh atė here ajo filloi tė furnizojė me pjesė shkėmbimi Shoqėrinė BOSCH tė Gjermanisė. Tė dyja palėt kanė vendosur marrėdhėniet e partneritetit dhe tė bashkėpunimit strategjik. (Sihai)
|