v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Saturday    Feb 15th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-07-18 20:47:11    
Kina organizon çdo vit ekspozita ndërkombëtare të veturave

cri

Krahas ngritjes së nivelit të jetesës së popullit kinez, gjithnjë e më shumë qytetarë kineze kanë blerë vetura si mjet komunikacioni.

Për të plotësuar kërkesat e qytetarëve për vetura, vitet e fundit, në qytetet e mëdha të Kinës janë organizuar shpesh ekspozitë ndërkombëtare të veturave, ndër ta përmendëm ekspozitën ndërkombëtare të veturave në Shangai, në vitin 2003, ekspozitën ndërkombëtare të Pekinit të organizuar në vitin 2004.

Gjatë vitit 2005, nga 30 qershori deri më 5 korrik u organizua në qytetin e Shenyangut të Kinës verilindore, panairi i industrisë së automjeteve. Sipas planit të parashikuar, gjatë këtij viti do të organizohen në Shenzhen, ekspozita e 9-të ndërkombëtare e veturave, ekspozita e 6-të ndërkombëtare e Hanzhout të Kinës, panairi i 5-të ndërkombëtar i veturave në Dongguan të Kinës jugore etj.

Gjatë qendrimit për vizitë në qytetin e Kinës jugore Shenzhen, korrespondentja e radios sonë ka bërë një vizitë në ekspozitën ndërkombëtare të veturave të Shenzhenit që u organizua në "Qendrën e ekspozitave pranë panairit ndërkombëtar të produkteve të teknlogjilsë së lartë të Kinës ".

Deri tani shoqëria e përgjithshme e industrisë së makinave të Kinës dhe administrata popullore e qytetit të Shenzhenit kanë organizuar 8 edicione ekspozitash të veturave të nivelit shtetëror.

Krahas ngritjes se nivelit të jetës së popullit kinez, gjithnjë e më shumë kinezë interesohen për vetura të tipeve të ndryshme. Qysh në ditën e parë të hapjes së ekspozitës, numri i vizitorëve ka kaluar 30 mijë. Sallat e ekspozitës ishin mbushur plot e përlot me vizitorë, të cilët donin të shihnin të gjitha markat e njohura të veturave kineze dhe të atyre të huaja që ishin depozuar në këtë ekspozitë. Kjo tregon se pas shpërthimit të entusiazmit të madh të banorëve për blerjen e apartamenteve të reja, ka nisur edhe entusiazmi i madh i banorëve për blerjen e veturave. Duke nuhatur këtë shans, më se 200 firma për prodhimin e veturave ose të pjesëve të këmbimit të automjeteve dhe të veturave si të Gjermanisë, Italisë, Republikës së Koresë së Jugut, SHBA-së , Honkongut dhe të vendit të Kinës morën pjesë në këtë ekspozitë.

Firmave e njohura ndërkombëtare dhe kineze konkurojnë paralelisht në këtë ekspozitë me produktet e tyre karakteristike të llojëve te ndryshme. Ndër to ishin veturat e vogla 50 a 60 mijë yuanëshe, si edhe veturat e nivelit të parë botërore superluksoze si Rolls-Royce që kushton l2 milionë yuanë. Krahas vbeturës Rolls-Royce në ekspozitë morën pjesë edhe BËM, Bentley, Benc Mercdes, që kushtojnë pëerkatësisht 3 deri 4 milionë yuanë. Përvec veturave të kategorisë së lartë , ishin edhe automjete të tipit sportiv me shume funksione SUV.

Vetura Bentley që quhet si vetura mbretërore angleze mori pjesë për herë të parë në ekspozitën e veturave të Kinës. Vetura Bentley të tipeve të ndryshme të ekspozuar kësaj here në Shenzhen ngjallën buje të madhe. Në zonën e posacme Shenzhen dhe të deltës Zhugjang ka forcë të madhe blerëse. Pas hyrjes në tregun e Kinës në vitin 2002, brënda l8 muajve, u shitën më se 80 vetura të markës Bentley që kushtojnë nga 3 milionë e 680 mijë yuanë deri në l0 milionë yuanë. Pra sasia e shitjes se veturave Bentley u rradhit ne rradhët e parë të rajoneve të Azisë dhe Paqësorit. Pra kjo ekspozitë ishte edhe një shans shumë i mirë për shitjen e veturave Bentley.

Ndryshe nga ekspozitat e veturave të organizuara në Pekin dhe Shangai, në këtë ekspozitë ndërkombëtare të veturave, të organizuar Shenzhen, objektivi ishte kryesisht orientimi i prirjes së kohës në konsum dhe nxitja e shërbimeve përkatëse.

Krahas shtimit në masë të veturave në Kinë, edhe tregu i shërbimeve përkatëse pas shitjes së veturave, si dhe të pajisjeve plotësuese të veturave ka potencial të madh. Prandaj, në këtë ekspozitë, përvec veturave të markave të njohura, kishte edhe shume këmbimi dhe pajisje moderne për veturat, sic i bateri për veturat Panasonik, sistemi orientues i veturave GPS, sistemi gaznxjerrës, sistemi i kasetafonave Alder, sistemi gjerman i frenimit Knorr-Bremse, gazetafoni italian Fiamm, gomat e markës " Kali", frigpriferë për veturë, harta gjografike për veturë, letra mbrojtese etj.

Në krahasim me edicionet e kaluara të ekspozitës, kësaj here, sipërfaqja e gjithë ekspozitës arriti në 30 mijë metra katror edhe numri i veturave të firmave te njohura të vendeve të huaja u dyfishua. Ndër to ishin veturat Volvo, LandRover, Jahiar, si dhe Free lander, Discoverey, RangeRover etj që janë me karakteristika të forta heroike.

Përveç këtyre, edhe veturat e tipit të ri të njohura të prodhimit të vendit si Shangait Volksëagen, Vizi i Tiencinit, Mazda e Hainanit, Hunda e Guanzhout, Ford amerikan etj ishin pritur shumë mirë nga vizitorët. Katalogë të bukura me vetura të llojëve të ndryshme shpërëndaheshin në çast. Shumë vizitorë të ekspozitës, bënë edhe prova me vetura të markave të ndryshme për të krahasuar funksionet e tyre të vecanta.

Vizitorët kanë treguar edhe një interesim shumë të madh për ndërmarrjet e rimontimit të veturave dhe ndërmarrjet për prodhimin e kasetafoneve si dhe për zbukurimin e veturave. Sepse ata duan të ecin më të rehatshëm në veturë duke u shoqëruar me muzika të bukura gjatë rrugës, njëkohësisht ata i duan veturat e tyre të jenë vecuara nga të tjerët edhe nga pamjet e jashtme.

Gjatë kohës së hapjes së ekspozitës, u organizuan edhe aktivitete për tërheqjen e vizitorëve, si pjesemarrja e modelisteve bukuroshe në ekspozitë, shfaqje me këngë e valle hip hop dhe fank, porosi të veturave me çmime të posaçme, fitimet e veturave me loto etj.

Pra kjo ekspozitë u hapën horizontin vizitorëve duke krijuar shans të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së makinave të Kinës.(Zhai)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040