v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-07-14 17:32:27    
Kina do t'i organizojė lojėrat olimpike me teknologji tė lartė dhe tė re

cri

Para 4 vjetėve, kur Pekini fitoi tė drejtėn e organizimit tė lojėrave olimpike tė 29-ta, Kina iu pėrvesh menjėherė punėve tė ndryshme pėrgatitore. Demonstrimi i rolit tė shkencės e teknikės dhe garantimi i organizimit tė suksesshėm tė kėtyre lojėrave kanė qenė dhe janė gjithmonė theksi i punės pėrgatitore.

Qysh nga paraqitja e kėrkesės nga Pekini pėr organizimin e lojėrave olimpike, u pėrcaktua dhe tema e tyre: "Lojėrat olimpike tė gjelbra, tekniko-shkencore dhe humanitare". Kjo ėshtė hera e parė qė nė historinė e lojėrave olimpike u parashtrua koncepti i "lojėrave olimpike tekniko-shkencore". Duke shpjeguar kėtė koncept, nėnkryetarja e qytetit tė Pekinit zj. Lin Venyi tha:

"Lojėrat olimpike tekniko-shkencore janė njė nga 3 konceptet e lojėrave olimpike tė vitit 2008 tė Pekinit, njėkohėsisht janė mbėshtetje e rėndėsishme e lojėrave olimpike tė gjelbra dhe humanitare. Pėrmbajtja e lojėrave tekniko-shekncore ėshtė qė duke kombinuar ngushtė pėrparimet mė tė reja tekniko-shkencore, aplikohen arritjet e teknologjisė sė lartė e tė re tė vendit dhe tė botės nė njė takim madhėshtor sportiv.

Pak kohė pas fitimit nga Pekini tė tė drejtės sė organizimit tė lojėrave olimpike, Ministria e shkencės dhe teknikės e Kinės, Komiteti Pėrgatitor i lojėrave olimpike dhe sektorė tė tjerė vunė nė zbatim "planin e veprimeve tė lojėrave olimpike tekniko-shkencore", vendosėn tė zhvillojnė kėrkime shkencore lidhur me ndėrtimin e stadiumeve dhe pallateve sportive, me garantimin e sigurisė sė tyre, me mjedisin atmosferik tė Pekinit dhe lidhur me burimet ujore, transportin, teknikėn e informacioneve, shkencėn e teknikėn e sporteve etj., dhe kanė filluar 10 objekte konkrete, si "planifikimi i transportit intelektual", "shembuj tė qarkullimit tė autobusave elektrike", "sistemi intelektual i shėrbimit tė informacioneve nė shumė gjuhė" etj.

Pėr tė vėnė nė zbatim kėto objekte, palėt pėrkatėse kineze kanė investuar mbi 3 miliardė juanė dhe disa mijėra punonjės tekniko-shkencorė marrin pjesė nė punėt kėrkimore pėrkatėse. Tani janė arritur pėrparime tė mėdha nė disa objekte.

Z. Liu Bin, studius nė Institutin kėrkimor tė automatizimit pranė Akademisė sė Shkencave tė Kinės, nė krye tė njė grupi studjuesish merr pjesė nė punėn kėrkimore tė sistemit intelektual tė shėrbimit tė informacioneve nė shumė gjuhė". Ai i tha gazatarit:

"Ne po studjojmė dhe prodhojmė sistemin intelektual tė pėrkthimit pėr miqtė e huaj qė do tė marrin pjesė nė lojėrat olimpike tė vitit 2008 nė Kinė, i cili pėrdoret kryesisht nė kompjutrat portativė, nė celularė dhe nė produkte tė tjera elektronike portative. Me anėn e kėtij sistemi jepen shėrbime tė pėrkthimit nė porositjen e hoteleve, nė sqarimin e linjave tė transportit, pėr viziat nė spital etj.

Nė vitin 2008, kur do tė organizohen lojėrat olimpike nė Pekin, do tė vijnė kėtu shumė sportistė, trajnerė dhe turistė tė huaj. Po tė instalohet sistemi intelektual i pėrkthimit tė prodhuar nga z.Liu Bin nė kompjutrat portativė dhe celularė do tė jetė njėsoj sikur tė kesh njė pėrkthyes pranė, dhe fjalėt e miqve tė huaj pėrkthehen menjėherė nė gjuhėn kineze, kurse fjalėt e pritėsve kinezė pėrkthehen nė shumė gjuhė. Le tė shohim se si punon ky sistem i pėrkthimit.

"I like a tea with milk."

"Dua njė gotė ēaj me qumėsht."

"Two red wine please."

"Dy gota verė tė kuqe."

Kėshtu nėpėrmjet sistemit intelektual tė pėrkthimit, anglishtja nė gojėn e miqve tė huaj ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn kineze. Por tani ky sistem i pėrkthimit punon ngadalė dhe nė mėnyrė tė ngathėt. Lidhur me kėtė z.Liu Bin i Akademisė sė Shkencave tė Kinės tha se po pėrpiqet tė pėrmirėsojnė funksionet e kėtij sistemi pėr tė ngritur shpejtėsinė e tij tė reagimit.

Siē mėsohet, nė kohėn kur do tė organizohen lojėrat olimpike nė Pekin, ky sistem i pėrkthimit do tė kryejė detyrėn e pėrkthimit tė gjuhės kineze nė shumė gjuhė dhe anasjelltas. Ai mund tė pėrkthejė gjuhėt angleze, franceze, ruse, arabe, spanjolle qė pėrdoren nė OKB si dhe gjuhėt japoneze, tajlandeze dhe gjermane etj.

Pėrveē pėrdorimit nė produktet portative elektronike, ky sistem i pėrkthimit mund tė pėrdoret edhe nė mbi 3000 pika tė informacioneve tė vendosura nė rrugėt e Pekinit tė vittit 2008, pėr t'u ofruar njerėzve shėrbime nė shumė gjuhė tė informacioneve, si tė meteorologjisė, transportit, blerjes sė mallrave, turizmit si dhe tė planit tė garave dhe ndeshjeve, tė transmetimit tė drejtėpėdrejtė tė tyre.

Janė arritur pėrparime tė mėdha nė punėn kėrkimore dhe prodhuese tė "sistemit intelektual tė informacioneve nė shumė gjuhė", atėhere si po zhvillohen objektet e tjera tė mėdha tekniko-shkencore olimpike ? Funksionari i Ministrisė sė shkencės dhe teknikės tė Kinės z. Du Zhanyuan, njė nga pėrgjegjėsit e "planit tė veprimeve tė lojėrave olimpike" tha:

"Janė arritur rezultate tė mėdha nė studimin e teknikės kyē, nė prodhimin dhe pėrdorimin eksperimental tė autobusėve elektrikė, janė paraqitur standardet e ndėrtesave tė gjelbra olimpike, si stadiumet dhe apartamentet etj. po ashtu edhe standardet e kursimit tė energjisė dhe tė ujit nė kėto ndėrtesa. Tani kėto 10 objekte tekniko-shkencore po zhvillohen normalisht."

Ai tha se nėpėrmjet ndėrtimit tė kėtyre objekteve, gjatė lojėrave olimpike tė vitit 2008, 80% e llampave nė rrugėt e Pekinit do tė furnizohen me energji diellore, do tė priten e pėrcillen sportistėt me autobusė elektrikė, nė fshatin olimpik do tė kontrollohet hyrje-dalja e njerėzve me teknikėn e dallimit tė fytyrave, pėr tė garantuar sigurinė e sportistėve dhe tė trajnerėve. Sportdashėsit mund t'i shikojnė garat e ndeshjet me celularė 3G etj. Ky pėrgjegjės tha gjithashtu se duhen edhe 3 vjet deri nė vitin 2008, kur do tė organizohen lojėrat olimpike, nė kėtė ndėrkohė do tė ketė shumė arritje tekniko-shkencore, sektorėt pėrkatės kinezė do tė zgjedhin dhe do tė aplikojnė shumė prej tyre nė lojėrat olimpike. (Pina)