|
Korrespondenti i Agjencisė kineze Hsinhua njoftoi nga Kuala Lampur se ditėt e fundit filloi nė kryeqytetin e Malajzisė Kuala Lampur turneu i Ekspozitės " I dėrguari i paqes nga Kina " si njė nga aktivitetet globale kushtuar 600 vjetorit tė udhėtimeve oqeanike tė Zhen Hesė. Kėto aktivitete janė organizuar sė bashku nga Ministria e Kulturės e Kinės dhe Ministria e Artit, e Kulturės dhe e Trashėgimisė e Malajzisė.
Kryeministri i Kinės Wen Jiabao i dha kėsaj ekspozite mbi shkrimin : "Pionier i lundrimeve oqeanike, i dėrguari i miqėsisė ". Kryeministri i Malajzisė Badawi organizoi ceremoninė e hapjes dhe mbajti fjalėn e rastit.
Nė fjalėn e rastit Badawi i hodhi njė sy rrugės historike tė udhėzimeve oqeanike tė Zhen Hesė. Ai tha se udhėtimet oqeanike tė Zhen Hesė nuk kishin pėr qėllim pushtimin e ngushticės Malaka ose pėr ndonjė qėllim hegjemonist, por synonin zhvillimin e kontakteve miqėsore dhe tregtinė me leverdi reciproke. Ai shprehu falenderime tė sinqerta pėr pėrpjekjet e ish-kryeministrit tė Malajzisė pėr nxitjen e vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Malajzisė dhe Kinės. Tani marrėdhėniet Malajzi-Kinė janė forcuar mė tej, bashkėpunimi ekonomiko-tregtar ėshtė zhvilluar me hapa tė sigurta. Ai tha se marrėdhėniet Malajzi-Kinė janė strategjike, tė forta dhe me leverdi reciproke. Forcimi i marrėdhėnieve tė miqėsisė midis dy vendeve ėshtė nė pėrputhje me interesat e popujve tė dy vendeve.
Ambasadori i Kinės nė Malajzi Wang Chungui mbajti njė fjalim nė cėremoninė e hapjes, ai tha se Zhen Heja ka bėrė 7 udhėtime oqeanike, duke e arritur shumė herė nė ngushticėn Malaka. Ai ishte themeluesi dhe dėshmitari i miqėsisė sė thellė midis Kinės dhe Malajzisė qė hapi njė faqe tė ndritur nė historinė e marrėdhėnieve midis Kinės dhe Malajzisė. Ai shprehu bindjen se deri sa tė trashėgojmė dhe tė ēojmė mė tej frymėn e " fqinjėsisė sė mirė ", Kina dhe Malajzia do tė jenė gjithmonė fqinjė tė mirė.
Nė ceremoninė e hapjes morėn pjesė mė se l0 ministra tė Malajzisė, si ministri i jashtėm, ministri i artit, i kulturės dhe trashėgimisė etj, zv-drejtori pėr marrėdhėniet e jashtme tė Ministrisė sė Kulturės tė Kinės, titullarė diplomatikė tė akredituar nė Malajzi si dhe mė se 1000 personalitete tė qarqeve tė ndryshme tė Malajzisė. Ata bėnė vizitė edhe nė kėtė ekspozitė.
Nė kėtė ekspozitė, me anėn e tabllove dhe sendeve arkeologjike, pasqyrohen edhe njė herė udhėtimet oqeanike tė Zhen Hesė. Nga viti l405 deri nė vitin l433, Zhen He nė krye tė njė flote tė madhe, duke u mbėshtetur tek teknologjia e pėrparuar tė atėhershme dhe me guxim e vullnet tė madh oqeanicoi 7 udhėzime oqeanike, duke arritur nė mė se 30 vende e rajone tė Azisė dhe Afrikės.(Zhai)
|