|
|
 |
| (GMT+08:00)
2005-07-11 19:24:31
|
 |
|
Nė Longhai tė provincės Fukian u gjet njė numėr pllakash tė vjetra l00 vjeēare me muzikė jugore
cri
Korrespondenti i Agjencisė Zhongxin tė Kinės njoftoi nga qyteti Zhanzhou se kohėt e fundit u zbuluan nė qytetin Longhai tė provincės Fukian njė numėr pllakash tė muzikės jugore tė dinastisė Qing, gjė qė tronditi qarqet e muzikės jugore tė provincės sė Fukianit dhe tė Tajvanit. Specialistėt shprehėn mendimin se kėto janė pllakat mė tė vjetra tė muzikės jugore tė gjetura deri tani brenda dhe jashtė vendit, ato qė do tė luajnė njė rol tė madh pėr studimin e zhvillimit tė muzikės jugore. Zoti Guo qė e ka shtėpi nė qytezėn Shėma tė qytetit Lonhai ėshtė njė adhurues dhe koleksionist i pllakave dhe ka koleksionuar pėr njė kohė tė gjatė pllaka tė vjetra muzikore. Nė shtėpinė e tij ai ka ruajtur mė se 200 pllaka tė vjetra tė muzikės jugore tė incizuara nga viti l906 deri nė vitin l958. Ndėr to, 8 pllaka janė incizuara nga viti l906 deri nė vitin l9ll. Kėto pllaka janė me fragmentet muzikore " Pėr jetė ", "Sa tė ngjashme ", " Dashuria pėr burrin ", " Mbajtja e drurėve ", " Shkrirja e peshqve me ujin ", "Lidhja e dashurisė nga mijėra kilometra larg " etj. Kėto pllaka paraqesin zhvillimin e atėhershėm tė muzikės jugore. Edhe interpretuesit e kėtyre pllakave ishin artistė shumė tė njohur tė atyre kohėve. Muzika jugore ėshtė njė muzikė me histori tė lashtė e krijuar para njė mijė vjetėsh, ajo ėshtė e pėrhapur shumė nė jug tė provincės Fukian dhe nė vendet e Azisė juglindore, nė Japoni, nė Korenė e Jugut dhe mė vonė u pėrhap edhe nė vendet e Evropės dhe nė Amerikė, nė Tajvan, Honkong dhe Makao. Specialistėt pėrkatės janė tė mendimit se nė tė kaluarėn, nė Kinė ka pasur boshllėk nė studimin e muzikės jugore tė pėrhapura shumė nė jug tė provincės Fukian. Gjetja e kėtyre pllakave tė vjetra ka pasuruar theksarin e materialeve kėrkimore tė muzikės dhe tė fragmenteve operistike tė Fukianit jugor. Me anėn e kėtyre pllakave, njerėzit mund tė njihen mė mirė me rrugėn e zhvillimit tė muzikės jugore nė provicėn Fukian dhe nė Tajvan dhe me lulėzimin e atėhershėm tė muzikės dhe tė pjesėve operistike tė provincave Fukian dhe Tajvan. Siē mėsohet, para disa kohėsh u organizua nė panairin e parė ndėrkombėtar elektronik tė video-kasetave nė Shangait tė Kinės "Ekspozita e pllakave njė qind vjeēare tė Kinės". Nė kėtė ekspozitė u ekspozua pllaka e regjistruar me fragmentin e Operės sė Pekinit "Shitja e kuajve" e interpretuar nga mjeshtri i madh i Operės sė Pekinit Tan Xinpei nė vitin l907. Kjo pllakė mund tė dėgjohet nė gramafonat e tipit tė vjetėr. Zoti Fen Shuhua nga Shangai dhe biri i tij me pllakat e koleksionuara gjatė mė se 20 vjetėve u paraqitėn vizitorėve njė histori njėqindvjeēare tė pllakave tė Kinės, duke nxjerrė nė dritė "tingujt e harruar me kalimin viteve". Nė kėtė ekspozitė janė ekspozuar mė se 200 pllaka tė kėngėve tė preferuara tė Shangait tė vjetėr, si pllaka me kėngė tė kėngėtares sė njohur. Nė kėtė ekspozitė me qindra pllaka tė vjetra, dhjetra gramafonė tė vjetėr dhe me mė se l0 reklama tė pllakave tė vjetra pasqyrohet historia njėqind vjeēare e zhvillimit tė industrisė sė pllakave tė Kinės. Pllaka mė e vjetėr e Kinės ėshtė regjistruar nga shoqėria angleze e gramafonit. Fen Shuhua tha se pllakat mė tė vjetra me fragmente tė Operės sė Pekinit ishin regjistruar nga tė huajt dhe interpretuar nga disa amatorė qė imitonin zėrin e artistėve tė njohur. Kėto pllaka ishin si nisma tė regjistrimit tė tingujve tė muzikės kineze. Pastaj, industria e pllakave e Shangait ka marrė njė zhvillim tė vrullshėm dhe vetėm pas l0 vjet zhvillimi, kjo industri ka arritur nivelin botėror si nga ana teknike ashtu edhe nga ana e pėrmbajtjeve. Edhe Shangai ishte bėrė qendėr e muzikės kineze me zhvillimin e industrisė sė pllakave. Kompozitorėt e njohur kinezė Xian Xinhai dhe Nie Er etj incizuan nė njė godinė tė kuqe tė Shangait hymnin kombėtar "Marsh i Ushtrisė sė vullnetarėve heroikė". Ndėr pllakat e koleksionuara nga zoti Fen Shuhua dhe i biri janė edhe disa"pllaka lajmesh ", "pllaka tė librave ", " pllaka tė arteve figurative", tė cilat janė tė panjohura nga njerėzit. Nė pllakat e lajmeve janė regjistruar lajmet e recituara nė mėnyrėn e pjesėve teatrale e operistike lokale qė ishin shumė tė preferuara nė vitet '20 dhe '30 tė shekullit tė kaluar duke u shoqėruar mė muzikė. Nė restoratet dhe ēajtoret e atėhershme, transmetoheshin shpesh me gramafon lajmet e regjistruar nė kėtė mėnyrė, duke shtjelluar nė mėnyrė tė gjallė informatat shoqėrore pėr tė tėrhequr vėmendjen e klientėve. Nė vitin l960, Shoqėria e pllakave tė Kinės ka prodhuar edhe "revista muzikore" duke shitur pllakėn bashkė me revistėn.(zhai)
|
|
|