v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-07-05 20:18:26    
Ėndrra nėn drurin e madh tė soforit

cri

Ishte dikur njė burrė me emrin Ēun Yufen, tė cilit i pėlqente veēanėrisht pija alkoolike. Ai kishte nė oborr njė dru tė madh sofor, qė shėrbente si vend i dėshirueshėm pėr freski nė verė. Njė ditė, me rastin e ditėlindjes sė tij, i erdhėn tė gjithė miqtė dhe tė afėrmit pėr ta uruar. Ai u gėzua shumė dhe piu shumė raki. Pasi u larguan tė gjithė tė ardhurit, Ēun Yufen, pak i dehur, u shtri pėr ēlodhje nėn soforin e madh dhe, pas pak, atė e zuri gjumi dhe pa kėtė ėndėrr:

Erdhėn dy tė dėrguar tė njė shteti, tė cilėt e ftuan Ēun Yufen brenda njė shpelle tė trungujt tė njė druri tė madh. Ah, atje ishte njė botė tjetėr dhe njerėzit e atjeshėm e quanin vendin e tyre "Perandoria Sofori i Madh". Ishin ditėt e provimeve mbretėrore nė kryeqytet dhe atij iu dha rasti tė regjistrohej. Ai kaloi provimet me nota tė shkėlqyeshme. Kur shikoi listėn e emrave, ai u gėzua pa masė, se ai zuri vendin e parė nė provime.

Pastaj, perandori i Soforit tė Madh thirri personalisht Ēun Yufen nė provimin me gojė. Perandori e donte shumė, sepse ai ishte i pashėm dhe i talentuar, prandaj i dha titullin "Zhuang Yuan", qė do tė thoshte numėr njė ndėr shkollarėt qė kaluan provimet, dhe i dha atij princeshėn pėr grua. Dhe ky sihariq u pėrhap menjėherė nė kryeqytet.

Perandori emėroi Ēun Yufen administratorin e prefekturės Nanke. Ai punoi me zell dhe, pas 30 vjetėve, atij i doli nami nė mbarė vendin. Ai ishte shumė i kėnaqur, se pati 7 fėmijė. Disa herė me radhė, peradori pati ndėr mend tė transferonte atė nė kryeqytet dhe tė gradonte atė, por banorėt vendės kėrkuan qė ai tė mbetej prefekt i Nankes. Ēun Yufen u prek shumė nga dashuria e popullit dhe mbeti atje si prefekt. Perandori e dekoroi atė me shumė ar dhe gurė tė ēmuar.

Njė vit, mbretėria Rrepa e Madhe ndėrmori njė invazion kundėr "Soforit tė Madh". Gjeneralėt e Soforit tė Madh u hodhėn menjėherė nė luftė, por u mundėn. Kur lajmi pėr mossuksesin e tyre u pėrhap nė kryeqytet, perandori i Soforit tė Madh u trondit dhe thirri nxitimthi gjeneralėt dhe ministrat nė mbledhje pėr tė diskutuar pėr taknikėn e luftės. Ata shikuan njėri tjetrin, por askush nuk dinte se si tė vepronte.

Duke parė surratet e gjeneralėve, perandori i tyre u zemėrua dhe tha: "Ju keni zenė poste tė larta dhe bėni njė jetė tė rehatshme, por tani, kur vendi ynė ndodhet nė rrezik, ju heshtni." Kryeministrit iu kujtua prefekti i Nankes dhe ia rekomandoi perandorit. Kėshtu qė, Ēun Yufen u hodh nė luftė, duke komanduar ushtrinė. Por meqenėse nuk dinte asgjė pėr luftėn, ai u mposht qė nė pėrleshjen e parė dhe u zu rob. Pėr kėtė, perandori e hoqi atė nga posti dhe e dėrgoi nė shtėpi.

Ēun Yufen, duke menduar disfatėn e tij tė turpshme, bėrtiti dhe u zgjua nga ėndrra. Ai u mundua tė kėrkonte perandorinė Sofori i Madh, dhe doli se ishte druri sofor, branda tė cilit ishte njė fole milingonash. (Zheng)