v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-06-30 20:40:03    
Mėsimi i gjuhės kineze ka marrė hov tė madh nė mbarė botėn dhe gjuha kineze do tė bėhet njė gjuhė e re e fuqishme

cri

Qysh nga vitet 90 tė shekullit tė kaluar ka shpėrthyer njė hov gjithėnjė e mė i madh nė mėsimin e gjuhės kineze dhe ky hov ka pėrfshirė tė gjithė Tajlandėn, ku kanė dalė si k;rpudha pas shiut shkolla tė ndryshme tė gjuhės kineze. Nė shkollat e mesme dhe fillore, shtetėrore dhe private, janė hapur deg; ose jepen mėsime tė gjuhės kineze. Gjithnjė e mė shumė banorė qoftė me prejardhje kineze, qoftė me prejardhje nga kombe tė tjera po mėsojnė gjuhėn kineze. Edhe dy banka tė mėdha komerciale tė Tajlandės, Banka e Bangkokut dhe Banka e Fshatarėve Hwatai kanė hapur faqet e tyre elektronike nė gjuhėn kineze, gjithėnjė e mė shumė tajlandezė po vijnė pėr turizėm dhe vizitė nė Kinė, edhe shkėmbimet dhe bashkėpunimi ekonomiko-tregtar tajlandezo-kinez po zhvillohen gjithėnjė e mė me vrull.

Pėrvetėsimi i gjuhės kineze ndihmon nė shtimin e njohjes sė Kinės, nė shtimin e shkėmbimeve dhe tė bashkėpunimit tregtar me Kinėn, ky ėshtė bėrė mendim i pėrbashkėt i tė gjithė tajlandezėve. Princesha shumė e respektuar nga tajlandezėt Siliton ka mėsuar me kėmbėngulje gjuhėn kineze, studjon me pėrkushtim kulturėn kineze, ka vizituar shumė krahina tė Kinės, duke u bėrė njė nxitėse direkte dhe duke u ngritur si shembull i tajlandezėve nė mėsimin e gjuhės kineze.

Nuk ėshtė gjė e ēuditshme qė nė Tajėandė, ku jetojnė tė pėrqendruar shumė emigrantė kinezė dhe banorė me prejardhje kineze ka marrė njė hov tėpaparė mėsimi i gjuhės kineze dhe nuk ėshtė gjė e rastit qė nė mbarė botėn, vitet e fundit, ka shpėrthyer ky hov.

Gjatė mė se 20 vjetėve tė reformės dhe hapjes sė Kinės, tė quajtur vend i lashtė i civilizimit tė Lindjes, ekonomia e kėtij vendi ėshtė rritur me shpejtėsi tė madhe, potenciali kompleks shtetėror ėshtė shtuar nga dita nė ditė dhe Kina ėshtė ngritur nė skenėn botėrore. Ndryshimet kolosale nė Kinėn nė zhvillim kanė tėrhequr vėmendjen e vendeve tė ndryshme tė botės dhe kanė tėrhequr biznesmenė tė vendeve tė ndryshme tė rivalizojnė pėr mundėsitė tregtare. Me pranimin nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė, pėrballė botės dhe tė ardhmes, Kina do tė hapet mė tej dhe do tė zhvillojė shkėmbime dhe kontakte gjithėnjė e mė tė ngushta dhe mė tė thella me vendet e botės. Pikėrisht nė kėtė sfond nė mbarė botėn ka shpėrthyer njė fushatė e madhe e mėsimit tė gjuhės kineze.

Nė SHBA, gjuha kineze ėshtė gjuha e dytė pas spanishtes, pedagogėt qė japin njėkohėsisht mėsimin e gjuhės kineze dhe tė asaj angleze mirėpriten gjithėnjė e mė shumė, nė shkollat e mesme tė ciklit tė lartė jepen lėndė mėsimore tė gjuhės kineze dhe zhvillohen provimet pėrkatėse. Nė Korenė e Jugut gati 400 mijė veta mėsojnė gjuhėn kineze, ēdo vit mbi 20 mijė prej tyre marrin pjesė nė provimet e gjuhės kineze, kėshtu qė pėrvetėsimi i gjuhės kineze ėshtė bėrė tani njė nga kushtet e favorshme pėr punėsimin atje.

Edhe nė gati 100 shkolla tė larta tė Francės janė hapur mbi 10 specialitete tė gjuhės kineze dhe nė mbi 100 shkolla tė mesme dhe fillore jepet mėsimi i gjuhės kineze.

Shefi i Zyrės sė grupit drejtues shtetėror kinez tė mėsimdhėnies sė gjuhės kineze pėr tė huajt Yan Meihua, qė ndodhet kėtu pėr vizitė, i tha gazetarit se tani nė mbarė botėn mėsimi i gjuhės kineze ka marrė njė hov tė ri, gati 25 deri 30 milionė njerėz tė mbi 100 vendeve tė botės po mėsojnė gjuhėn kineze dhe ėshtė shtuar me shpejtėsi tė madhe numri i pjesėmarrėsve tė huaj nė provimet e niveleve tė ndryshme tė gjuhės kineze, vitin e kaluar kjo shifėr arriti nė 80 mijė veta. Komuniteti ndėrkombėtar parashikon se nė shekullin e 21-tė gjuha kineze do tė bėhet njė gjuhė e re e fuqishme qė do tė pėrdoret nga mė shumė njerėz nė botė, duke ia kaluar gjuhės angleze.

Qeveria kineze i kushton rėndėsi tė madhe pėrhapjes sė gjuhės kineze ne botė, pėr tė shtuar njohjen dhe miqėsinė me popujt e vendeve tė ndryshme, pėr tė nxitur shkėmbimet ekonomiko-tregtare dhe tekniko-shkencore, nė vitin 1987 ajo formoi posaēėrisht njė grup drejtues shtetėror tė mėsimdhėnies pėr tė huajt, tė pėrbėrė nga 11 sektorė tė Kėshillit tė Shtetit.

Vitin e kaluar u vu nė zbatim plani i pesėvjeēarit tė parė tė veprės "Ura e gjuhės kineze" nga ky grup drejtues dhe po bėhen pėrpjekje qė nė vitin 2007 numri i tė huajve qė mėsojnė gjuhėn kineze nė mbarė botėn tė arrijė nė 100 milionė. Shefi Yan Meihua i tha korrespondentit tė radios sonė se vepra "Ura e gjuhės kineze", nėpėrmjet 4 planeve pesėvjeēare, do ta bėjė gjuhėn kineze njė gjuhė tė fuqishme, nė mėnyrė qė bota me anėn e kėsaj ure tė gjuhės kineze, ta njohė Kinėn.

Pėrpara rritjes sė shpejtė tė kėrkesave pėr tė mėsuar gjuhėn kineze nė vende tė tjera, mungesa e rėndė e pedagogėve tė gjuhės kineze pėrbėn njė pengesė tė madhe tė zhvillimit tė mėsimdhėnies nė vende tė tjera. Kina ka pėrgatitur pedagogė tė gjuhės kineze pėr vende tė tjera duke dėrguar atje pedagogė ose duke ftuar pedagogė tė huaj nė Kinė, ajo pėrkrah hapjen e specialitetit tė gjuhės kineze nė vende tė tjera dhe tė pėrgatitjes sė pedagogėve tė gjuhės kineze, si dhe rekruton vullnetarė kinezė pėr tė dhėnė mėsimin e gjuhės kineze jashtė vendit. "Plani i vullnetarėve kinezė si pedagogė ndėrkombėtarė tė gjuhės kineze" i hartuar nga Zyra e Grupit Drejtues Shtetėror tė mėsimdhėnies sė gjuhės kineze pėr tė huajt ėshtė pjesė pėrbėrėse e veprės "Ura e gjuhės kineze", ai ėshtė gjithashtu plani i parė i Kinės pėr rekrutimin nė shkallė kombėtare tė vullnetarėve qė do tė dėrgohen nė vende tė huaja pėr tė dhėnė mėsimin e gjuhės kineze.

Nė qershor tė vitit tė kaluar, 17 vullnetarė tė Universitetit Pedagogjik Fu Jian shkuan pėr tė punuar si pedagogė nė 8 shkolla tė gjuhės kineze tė Filipineve, duke filluar kėshtu dėrgimin e vullnetarėve kinezė jasht vendit. Tani, mbi 170 vullnetarė kinezė japin mėsimin e gjuhės kineze nė mbarė botėn, pėr tė pėrhapur kulturėn kineze, pėr tė ndėrtuar urėn e gjuhės kineze dhe pėr tė mbjellė farėn e miqėsisė. Nga kjo mund tė parashikojmė se me fillimin e veprės "Ura e gjuhės kineze", gjuha kineze do tė bėhet njė gjuhė e re e fuqishme nė botė. (Pina)