Tė dashur lexues, jam Damini, ju pėrshėndes pėrsėri nga Pekini. Do tė vazhdoj t'ju tregoj pėrshtypjet e mia tė paharruara nga Shqipėria. Sot po ju flas pėr dėgjuesin tonė tė gjuhės shqipe zotin Ēermir Ēela.
Zoti Ēermir Ēela ėshtė njė dėgjues ynė i posaēėm. Nė nėntor tė vitit tė kaluar, kur isha nė Tiranė pėr tė pėrgatitur takimin me dėgjuesit tanė shqiptarė me rastin e 35-vjetorit tė hapjes sė emisioneve tona nė gjuhėn shqipe, dhamė nė Radio Tirana njoftimin pėr datėn dhe vendin e organizimit tė kėtij takimi, si dhe numrin e telefonit pėr t'u lidhur me dėgjuesit tanė.
Njė ditė mora njė telefon, nga ku zėri pėrtej mė foli kėshtu:
" Mirėdita! Unė jam Ēermir Ēela, kėrkoj tė takohem me shefen tuaj, Daminin."
"Po, unė jam Damini. Kush jeni?" iu pėrgjigja menjėherė.
"Unė jam njė dėgjuesi juaj i rregullt shqiptar. Dėgjova nga Radio Tirana njoftimin tuaj pėr organizimin e takimit me dėgjuesit shqiptarė nė Tiranė. Sa mirė qė keni bėrė. Unė kėrkoj tė marr pjesė nė kėtė takim. A mund tė marr pjesė edhe unė?" mė pyeti ai nxitimthi.
"Po, po! Sigurisht, mund tė merrni pjesė nė takimin tonė, sigurisht, patjetėr!" iu pėrgjigja nxitimthi edhe unė, "Ku ndodheni, jeni nė Tiranė apo nė njė qytet tjetėr?"
"Unė jam nė Shkodėr. Do tė vij patjetėr!"
"Mirė se tė vini, mirardhsh!"
Ai e mbylli telefonin, por mua nė ēast mė erdhi keq se nga gėzimi apo nga nxitimi harrova ta pyesja pėr numrin e telefonit tė tij, sepse m'u duk se nga emri ishte i panjohur, pasi mė parė s'e kemi pasur lidhje me kėtė dėgjues dhe desha tė bisedoja edhe mė gjatė me tė pėr tė marrė vesh mė shumė rreth tij. Por telefoni u mbyll shpejt.
Pas shumė pėrgatitjeve intensive, shumė shpejt na erdhi dita e takimit nė Tiranė me dėgjuesit tanė tė dashur shqiptarė. Kjo ditė nėndori nė Tiranė, qė e kemi ėndėrruar dhe pritur pėr gati 35 vjet, qe njė ditė me rreze tė ndritshme dielli, pra moti ishte shumė i bukur. Isha ngritur herėt dhe shkova me nxitim nė Godinėn e Radio-Televizionit tė Shqipėrisė, ku pėrgatita sallėn e Orkestrės sė Radios pėr ceremoninė e takimit. Njė banderollė e madhe e kuqe e vendosur nė murin e madh kryesor tė sallės me fjalėt " 35-vjetori i hapjes sė emisioneve nė gjuhėn shqipe tė Radios sė Jashtme tė Kinės", tėrhoqi vėmendjen e tė gjithė mysafirėve shqiptarė e kinezė.
Unė rrija te porta e godinės pėr tė pritur miqtė shqiptarė qė na nderuan duke marrė pjesė nė kėtė takim. Pėrshėndetjet dhe pėrqafimet ishin tė ngrohta e tė shumta. Si edhe me miqtė e tjerė, unė u pėrqafova me njė mesoburrė shqiptar me njė palė syzė tė errta, pranė tij ishte njė grua, qė e mbante pėr krahu.
"Si ju quajnė?" e pyeta unė me respekt, sepse unė e kuptove menjėherė qė kisha tė bėja me njė mik shqipar tė verbėr.
"Mė quajnė Ēermir Ēela."
"Ua, qenkeni ju?!" i fola me habi dhe me emocion tė madh.
Ai mė tregoi se ajo grua qė ishte pranė tij, ishte e shoqja. Ajo e shoqėroi atė pėr tė ardhur kėtu nė Tiranė. Ata qė nė mėngjes herėt qenė nisur nga Shkodra dhe pas 4 orė udhėtimi, mė nė fund, arritėn nė Tiranė, nė Godinėn e Radios. Unė e ftova me respekt tė madh ēiftin Ēela tė hynin brenda nė sallėn e takimit dhe tė uleshin nė mes tė rreshtit tė parė tė karrigeve.
Takimi i pėrzemėrtė filloi. Duke qenė nė rolin e drejtueses se takimit, e shikoja shpesh ēiftin Ēela, qė ndiqte me vėmendje tė madhe proēedurėn e takimit, qė u zhvillua nė njė atmosferė shumė tė ngrohtė e miqėsore.
Pas fjalimeve tė drejtorit tė Radios sonė, tė drejtorit tė pėrgjithshėm tė Radio-Televizionit Shqiptar zotit Artur Zheji, si dhe pas fjalimit tim, filluan dekorimet e dėgjuesve shqiptarė, qė fituan nė konkursin e radios sonė: "55 vjet ? Kinė e re". Pastaj erdhi koha e fjalės sė dėgjuesve. Para tė gjithė pranishmėve tė kėtij takimi unė e paraqita zotin Ēermir Ēela dhe e ftova atė tė merrte fjalėn:
"Le tė dėgjojmė edhe fjalėn e zotit Ēermir Ēela, qė vuan pak nga sytė. Ka ardhur nga Shkodra, ėshtė dėgjuesi ynė i rregullt, mė parė s'e kam dėgjuar kurrė emrin e tij, sot u takova me tė dhe jam prekur pa masė prej tij, qė ka ardhur nga larg nė takimin tonė. Hajde, ju ftoj. Le tė flasė pra zoti Ēermir Ēela."
" Unė jam shumė i gėzuar qė marr pjesė sot nė 35-vjetorin e hapjes sė emisioneve tė gjuhės shqipe tė Radios sė Jashtme tė Kinės. Unė dėgjoj rregullisht, pavarėsisht nuk shikoj nga sytė, dėgjoj rregullisht emisionet e gjuhės shqipe tė Radios sė Jashtme tė Kinės. I njoh mirė nga zėri, Daminin dhe tė gjithė gazetarėt e tjerė, dhe sot m'u dha rasti me u takue me ju."
Nga emocioni i tij i dukshėm, unė kuptova se ai megjithėse nuk shikon nga sytė, na ndiqte ditė pėr ditė nė emisionet tona. Ēfarė vullnet tė madh qė ka ai dhe ēfarė interes tė madh tregon pėr Kinėn. Kjo mė ka tronditur dhe mė ka gufuar zemrėn. Ai vazhdoi:
" Prandaj ju falenderoj nga zemra dhe i jam shumė mirėnjohės Radios sė Jashtme tė Kinės, qė na jep hollėsi pėr vendin e madh mik ? Kinėn, na jep njohuri pėr popullin kinez qė ne e admirojmė shumė. Ju faleminderit shumė pėr kėtė takim, ju faleminderit njė mijė herė! J uroj suksese tė mėtejshme Radios sė Jashtme tė Kinės."
Ja, pra kėtu qėndron burimi i forcės sonė tė punės! Fjalėt e tij tė thjeshta e tė forta edhe sot mė tingėllojnė nė vesh dhe mė inkurajojnė tė vazhdojmė punėn tonė me kokėn ulur. Ne punojmė ditė pėr ditė pėr dėgjuesit shqiptarė, qė ata ta njohin Kinėn dhe popullin kinez, qė ata tė lidhen me popullin kinez si miq. Kėtu uroj qė zoti Qermil Qela dhe familja e tij tė jenė pėrherė tė lumtur!
Mė erdhi keq prapė, sepse nė takimin e nėntorit nė Tiranė, nga nxitimi harrova ta shėnoja adresėn dhe numrin e telefonit tė zotit Ēermir Ēela. Dhe kėtė herė, unė shkrova kėtė korrespondencė, nga njėra anė, pėr tė kujtuar takimin e paharruar me ju dhe, nga ana tjetėr, me qėllim qė tė lidhem posaēėrisht me ju, zoti Ēermir Ēela. Zoti Ēermir Ēela, nėse e dėgjoni kėtė korrespondnecė, na njoftoni numrin tuaj tė telefonit dhe adresėn tuaj tė familjes. Ne do t'ju shkruajmė dhe do tė lidhemi me letėrkėmbim dhe ju mund tė lidheni me ne me ndihmėn e gruas ose tė fėmijėve tuaj. Adresėn tonė ju dėgjoni ēdo ditė nė emisonin tonė. Ne presim pėrgjigjen tuaj. Ne kemi ruajtur shumė fotografi ku kemi dalė sė bashku nė atė takim. (Daming )
|