|

Pina: Keni ndjekur e ndiqni pėr shumė vjet emisionet e RJK nė gjuhėn shqipe, a mund tė na tregoni se ēfarė ju nxit tė veproni vazhdimisht kėshtu?
Z. Daut Kryemadhi: Po. Ju faleminderit qė ma bėtė kėtė pyetje. Nė shumė raste kjo pyetje mė ėshtė bėrė edhe nga tė afėrm, miq e shokė, madje edhe nga dėgjues tė kėsaj radioje. E them me bindje dhe me plot gojėn, pėr tė gjithė ata qė na ndjekin nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e kudo qė jetojnė shqiptarė e ato qė flasin shqip se :
RJK nė gjuhėn shqipe ėshtė zėri i sė vėrtetės nė botė. Jep lajmin e saktė e tė shpejtė. Nė programin e saj 60 minutash ēdo ditė trajton njė gamė tė gjerė problemesh. Pėr dijeninė e dėgjuesit unė qė po ju flas ndjek rregullisht edhe radio tė tjera nė shqipėri : " Zėri i Amerikės", " BBC " , " Dojce Vele " etj. Pa ia ulur aspak vlerat edhe kėtyre stacioneve, pėr mua RJK ka tė veēantėn dhe specifikėn e saj. Gjithmonė sipas mendinmit tim kjo radio e pasqyron drejtė dhe saktė realitetin objektiv, si pėr cėshtjet kombėtare dhe ato ndėrkombėtare.
Kam kaq vite qė e ndjek me vėmendje dhe pėrkushtim ēdo emision nė programet e kėsaj radioje. Nuk mė ka rastisur qoftė edhe njė herė tė vetme qė nga mikrofoni i saj tė shprehet urrejtje pėr njė popull a shtet, apo pėr udhėheqės e politikanė tė ndryshėm nė botė. Do tė thosha se edhe nė ato raste kur kritikohet me fare pa tė drejtė, ose tė themi shqip, i bien nė qafė Kinės , mikrofoni i kėsaj radioje vetėm e hedh poshtė me argumente bindės e shkencore, pa pėrdorur nė asnjė rast fyerjen, kėrcėnimin dhe gjuhėn e vendit mė tė madh nė botė. Kjo ėshtė njė mrekulli dhe kėtė e bėn vetėm RJK si pjesė e sė tėrės Kina e madhe.
Unė personalisht qė e ndjek prej shumė vitesh kėtė radio nuk mė ka ndodhur nė asnjė rast qė tė dėgjoj njė emision apo koment e cėshtje tė trajtuar qė ka rėnė ndesh dhe nuk ėshtė pėrputhur me mendimin dhe bindjen qė kam edhe unė.
Tė gjitha problemet qė trajtohen nė programet nė shqip nė RJK pėrfshijnė njė spektėr tė gjėrė tė jetės e tė punės, tė historisė e tė kulturės nė Kinė. Ato paraqiten aq realiste dhe konkrete sa tė duket kur i dėgjon se ndodhesh pranė tyre dhe i prek me dorė, ndonėse janė mijėra km larg teje.
Redaksia e gjuhės shqipe nė RJK ka njė staf tė mrekullueshėm, me kulturė tė gjerė e nivel tė lartė pėrgatitjeje. Ata pėrgatiten shumė seriozisht e me pėrkushtim maksimal pėr punėn qė bėjnė. Nė ēdo rubrikė tė emisioneve qė jepen secili nga dėgjuesit ka se ēfarė tė mėsojė. Duke pėrfituar nga rasti desha tė pėrgėzoj me gjithė zemėr tė gjithė kėtė staf kaq tė shquar.
Respekt dhe urim tė vecantė pėr dy drejtuesit e kėsaj redaksie znj. Damini e Van Lei. Respekt dhe urime tė vecanta edhe pėr Pina, Huai Lu, Vera, Ēan Jen ( Zana ) e tė tjera gra e vajza qė ende nuk ua di emrat, pėr tė vazhduar me Ēanin, Tung, Fanin, Husen, Shykuo etj, qė edhe kėto tė mė falin se nuk i njoh tė gjithė me emra. Njė pėrshėndetje dhe pėr specialistin Ruzhd Stringa dhe Eva qė pėrgatisin emisione shumė tė bukura. Desha tė shpreh pėrshtypjen e veēantė qė krijova pėr Ēan Jen ( Zana ) . U befasova nga cilėsia e tė folurės dhe pėrgatitjes me pėrkushtim tė saj, pėr tė cilėn fjalė shumė tė mira mė foli dhe z.Vasil Naci kur u kthye nė Tiranė.
Pina: Nė fillim,ju lutemi,bėni njė paraqitje para dėgjuesve tanė tė dashur shqiptarė.
Z. Kryemadhi: Po. Ju faleminderit shumė pėr intervistėn. Me kėtė rast po mė jepni mundėsinė tė shpreh nėpėrmjet mikrofonit tuaj disa fjalė zemre pėr radion tuaj kaq prestigjoze dhe vendin tuaj tė madh qė ėshtė njė shembull frymėzimi pėr tė gjithė botėn.
Quhem Daut Kryemadhi, kam lindur nė Tiranė mė 1949, pra jam moshatar me RP tė Kinės. Banoj po kėtu nė Tiranė. Nga profesioni kam qenė ushtarak dhe tani ndaj tė njėjtin fat me mijėra shokė qė janė nė pension tė parakohshėm, si ushtarakė nė lirim.
Jam njė nga dėgjuesit e shumtė dhe nga mė tė hershmit e RJK-sė nė shqip. Po tė bėja njė krahasim figurativ, unė jam vetėm njė pikė ujė nė detin e madh tė dėgjuesve kėtu nė Shqipėri apo Kosovė, Maqedoni e kudo nė botė ku ka shqiptarė qė e dėgjojnė radion tuaj kaq tė mrekullueshme.
Nė njė farė mėnyre nė kėtė masė tė madhe tė dėgjuesve unė edhe njihem, tė paktėn, si emėr. Kėtė e vėrtetova mė sė miri mė 26.11. 2004, nė Tiranė, kur nga redaksia juaj u organizua takimi me dėgjuesit nė njė bashkėpunim qė ju patėt me Radio Tiranėn e TV shqiptar. (Pina)
|