Tė dashur lexues , ju pėrshėndesim pėrsėri nė programin e sotėm muzikor. Sot, nė programin tonė, ju ftojmė tė shijoni njė grup melodish tė huaja tė interepretuara nga violinēelistja kineze Liu Shinshin.
Dėgjoni
Melodia "Le Cygne" qė po dėgjoni ėshtė interpretuar nga Liu Shinshin me violinēel. Kjo melodi ėshtė njė pjesė e grupit tė melodive "Le carnaval des animaux". "Le carnaval des animaux" ėshtė njė ndėr veprat mė tė njohura tė kompozitorit francez Saint Seans. Kjo vepėr pėrbėhet nga 13 melodi dhe melodia pėrmbyllėse dhe "Le Cygne" ėshtė mė e dėgjuara dhe ėshtė njė melodi e kompozuar enkas pėr violinēel. Nė fillim tė kėsaj melodie, tingujt e rrjedhshėm tė interpretuar me piano krijojnė njė tablo tė bukur tė liqenit ndėrsa melodia e butė e violinēelit pėrshkruan mjellma qė lėvizin me hijeshi mbi sipėrfaqen e liqenit. Mjeshtri i regjur i interpretimit tė Liu Shinshin-it i sjell dėgjuesit nė njė gjendje qė t'u duket sikur ndodhen nė atė panoramė tė bukur.
Si njė vajzė qė lindi nė njė familje muzikėdashėse, Liu Shinshin filloi t'i bjerė violinēelit duke mėsuar nga babai i saj. Ajo ka mėsuar nė Konservatorin e Qytetit Shenjian, nė Konservatorin Qendror tė Kinės dhe mė vonė, vazhdoi studimet e mėtejshme nė SHBA. Gjatė periudhės sė studimit, Liu organizoi shumė koncerte tė interpetimit me violinēel dhe dha shfaqe nė shumė mbrėmje muzikore. Tani, ju ftojmė tė dėgjoni njė melodi tė interpretuar nga Liu Shinshin me violinēel qė titullohet "Elfentanz".
Dėgjoni
Kjo ėshtė njė vepėr e kompozitorit dhe e violinēelistit tė njohur austriak David Popper. Nėpėrmjet ritmeve tė shpejta dhe ndryshimit tė shpeshtė nė pjesėn e toneve tė larta, nė kėtė vepėr pėrshkruhet njė tablo ku xhuxhat vallėzojnė gėzueshėm, pra, kjo ėshtė njė vepėr qė kėrkon mjeshtri tė madhe nė interpretim. Si njė violinēeliste me pėrvojė tė pasur dhe plot pasion, duke interpretuar melodinė, Liu Shinshin shton brenda saj edhe ndjenjat e veta.
Dėgjoni
Melodia qė po dėgjoni tė interpretuar nga Liu Shinshin, titullohet "Salut D'Amour" (Pėrshėndetje Dashuri). Kjo ėshtė njė vepėr e kompozitorit anglez Elgar. Vepra origjinale ishte pėr piano, mė vonė ajo u adaptua si melodi orkestrale pėr violinēel, si dhe pėr violinė. Elgari e dashuronte shumė bashkėshorten e tij dhe ai e shkroi kėtė vepėr duke ia kushtuar asaj. Me kėtė melodi, kompozitori shpall dashurinė e sinqertė ndaj gruas sė tij.
Tė dashur lexues, nė fund tė kėtij programi, ju ftojmė tė shijoni melodinė "The Ritual Fire Dance" (Valle Rituale e Zjarrit). Nė kėtė melodi tregohet njė talbo kur ciganėt ndezin zjarr pėr tė dėbuar djajtė. Pjesa e parė e kėsaj melodie ėshtė me karakteristika tė theksuara tė muzikės sė ciganėve, ndėrsa pjesa e dytė ėshtė pak e zymte si yshtje tė ciganėve. (Ēan Yean)
Dėgjoni
|