Nė fund tė majit, filluan nė Universitetin e Popullit Kinez aktivitetet "T'i kushtojmė vėmendje punėsimit tė studentėve" pėr vitin 2005. Organizatorėt do tė zhvillojnė nė qindra shkolla tė larta tė mbarė vendit "sqarimin e politikave tė punėsimit tė studentėve", "hetimin e ndėrmarrjeve qė tėrheqin studentė", "drejtimin pėr praktikėn e studentėve" etj. Parashikohet se kėto aktivitete do tė tėrheqin mbi 1 milion studentė.
Nė ceremoninė e fillimit tė aktiviteteve, zv-drejtori i Drejtorisė sė Studentėve pranė Ministrisė sė Arsimit tė Kinės Liu Dawei tha se qysh nga viti 1999, shkollat e larta tė mbarė vendit kanė shtuar nga viti nė vit numrin e studentėve tė rinj dhe tė aspirantėve tė pranuar, njėkohėsisht shkollat private tė larta janė zhvilluar shumė shpejt dhe si rezultat, ėshtė shtuar shpejt numri i diplomantėve. Nė vitin 2004, u diplomuan 2.8 milionė studentė tė shkollave tė larta, kurse nė vitin 2005, ky numėr do tė arrijė nė 3.38 milionė. Vitin e kaluar, pėrqindja mesatare e punėsimit tė studentėve ishte 73% duke ia arritur objektivit tė parashikuar. Sipas kėrkesave tė qeverisė kineze, kėtė vit pėrqindja e punėsimit tė studentėve nuk duhet tė ulet nė krahasim me nivelin e vitit tė kaluar. Liu Dawei tha se nėpėrmjet pėrpjekjeve, mund tė realizohet patjetėr ky objektiv.
Siē bėhet e ditur, aktivitetet "T'i kushtojmė vėmendje punėsimit tė studentėve" do tė zhvillohen nė mėnyra tė ndryshme dhe do tė zgjatin njė kohė tė gjatė. Organizatorėt do tė zhvillojnė biseda, anketa, seminare etj. nė televizione, gazeta, revista, vebsaite etj. pėr tė pasqyruar problemet dhe sfidat nė punėsimin e studentėve dhe pėr tė tėrhequr vėmendjen e gjerė tė qarqeve tė ndryshme shoqėrore pėr punėsimin e studentėve. Organizuesit shpresojnė se aktivitetet e tyre do tė jenė nė favor tė krjimit tė mjedisit tė mirė shoqėror pėr punėsimin e studentėve.
Nė aktivitetet "T'i kushtojmė vėmendje punėsimit tė studentėve" pėrfshihen "sqarimi i politikave tė punėsimit tė studentėve", "hetimi i ndėrmarrjeve qė tėrheqin studentėt", "drejtimi pėr praktikėn e studentėve" etj. Organizatorėt do tė ftojnė specialistė tė punėsimit, sipėrmarrės, dijetarė etj. tė zhvillojnė shkėmbime direkte me studentėt pėr tė zgjidhur problemet e studentėve nė fushėn e punėsimit. Pėr tė pėrgatitur aftėsinė e punėsimit tė studentėve, organizatorėt do tė zbatojnė edhe "planin e praktikės sė studentėve" dhe do tė krijojnė nė krahina tė ndryshme disa baza tė praktikės pėr t'u krijuar studentėve raste tė kontakteve me shoqėrinė dhe ndėrmarrjet.
Aktivitetet "T'i kushtojmė vėmendje punėsimit tė studentėve" organizohen bashkarisht nga Qendra drejtuese e punėsimit tė studentėve e Ministrisė sė Arsimit tė Kinės dhe Shtėpia botuese e arsimit tė lartė. Kėto aktivitete u zhvilluan pėr herė tė parė nė vitin 2004, organizatorėt ftuan specialistė tė punėsimit tė mbajnė me dhjetra leksione nė shkollat e larta tė krahinave tė ndryshme qė u dhanė studentėve shėrbime dhe ndihma nė fushėn e punėsimit duke patur efekt tė mirė. (Fani)
|