v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-06-02 18:30:52    
Kina do tė zgjidhė me forcė problemet e mjedisit gjatė zhvillimit tė qytetit

cri

 dėgjoni

Me ardhjen e ditės botėrore tė mjedisit mė 5 qershor, nė njė konferencė shtypi tė organizuar mė 2 qershor nė Pekin nga Zyra Informative e Kėshillit tė Shtetit tė Kinės, zv-drejtoresha e Drejtorisė sė Pėrgjithshme Shtetėrore tė Mbrojtjes sė Mjedisit Wang Jixu tha se nė tė ardhmen Kina do tė forcojė zgjidhjen e problemeve tė krijuara gjatė zhvillimit tė shpejtė tė qytetit, duke u krijuar banorėve tė qytetit njė mjedis tė mirė ekologjik, tė jetesės e tė banimit tė pėrshtatshėm me pak ndotje.

Vitet e fundit, krahas zhvillimit tė shpejtė ekonomik, niveli i urbanizimit nė Kinė ėshtė ngritur pandėrprerė. Nga tė dhėnat statistikore tė vitit tė kaluar del se Kina ka mbi 660 qytete, sipėrfaqja e qyteteve pėrbėn 6% tė sipėrfaqes sė pėrgjithshme tė mbarė Kinės dhe popullsia e qyteteve pėrbėn mbi 40% tė popullsisė sė pėrgjithshme tė Kinės.

Nė kėtė konferencė shtypi zv-drejtoresha Wang Jixu tha se zhvillimi i shpejtė i nivelit tė urbanizimit tė Kinės i ka sjellė mjedisit tė qyteteve njė presion kolosal, duke krijuar njė sėrė problemesh tė mjedisit. Ajo tha:

"Kina ndodhet nė periudhėn e zhvillimit tė shpejtė tė urbanizimit, shumica e qyteteve tė Kinės ndjejnė shumė presione, tė shkaktuara nga akvitetetet e shumta ekonomike, rryma njerėzore dhe logjistike e shpejtė, si dhe njė sėrė problemesh, si prapambetja e infrastrukturės, mungesa e shėrbimeve publike etj."

Ndėrtimet e infrastrukturės nė qytetet e Kinės janė shumė tė dobėta, nga tė dhėnat statistikore del se pėrqindja e trajtimit tė ujit tė pėrdorur nė qytetet e mbarė vendit ėshtė vetėm mesatarisht 32%; pėrqindja e trajtimit tė plehrave tė jetesės nė qytetet e Kinės ėshtė mesatarisht rreth 58%. Tani cilėsia e ajrit ėshtė e keqe, cilėsia e ujit tė pijshėm nuk arrin standartet, si dhe ndotja nga automjetet, si dhe shumė probleme tė tjera janė bėrė problemet e shumta tė interesuara nga banorėt e qyteteve dhe qė ndikojnė direkt cilėsinė e jetesės sė tyre.

Pėr tė zgjidhur kėto probleme, qė ekzistojnė nė mjedisin e qyteteve tė Kinės, zv-drejtoresha e Drejtorisė sė Pėrgjithshme Shtetėrore tė Mbrojtjes sė Mjedisit zonja Wang Jixu vuri nė dukje:

"Ne do tė pėrcaktojmė dhe do tė shfrytėzojmė nė mėnyrė shkencore dhe racionale vėllimin e mjedisit tė qyteteve, do tė caktojmė me saktėsi pozitėn e qyteteve nė sferėn rajonale ekonomike dhe pastaj do tė rregullojmė drejtimin dhe strategjinė e zhvillimit tė qyteteve."

Ajo bėri tė ditur gjithashtu se nė tė ardhmen Kina do tė shtojė investimet pėr mbrojtjen e mjedisit, pėr tė ngritur nivelin e ndėrtimeve dhe administrimit tė infrastrukturės pėr mjedisin e qyteteve, krahas luajtjes sė rolit kryesor drejtues tė qeverisė, do t'i kushtojė edhe rolit tė mekanizmit tė tregut, pėr tė mobilizuar plotėsisht inisiativėn e sektorėve tė ndryshėm shoqėrorė. Pėrveē kėtyre Kina do tė kontrollojė me rreptėsi vėllimin e shkarkimit tė tė ndoturėve tė qyteteve dhe do tė zgjidhė problemet e mjedisit, qė kanė tė bėjnė me jetėn e banorėve. ( Daming )