v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-05-23 18:16:08    
Lin Xhynxhie dhe kėngėt e tij (1)

cri
Tė dashur lexues, ju pėrshėndesim pėrsėri nė programin e sotėm muzikor. Nė programin e sotėm "Pop muzikė ", do t'ju flasim pėr kėngėtarin e ri, Lin Xhynxhie-n dhe kėngėt e tij.

Lin Xhynxhie nga Singapori, ėshtė njė yll i ri i rallė qė ėshtė kompozitor e njėkohėsisht kėngėtar. Me pamje tėrheqėse, me mjeshtri tė regjur nė tė kėnduar dhe me talent tė shkėlqyeshėm nė fushėn e krijimtarisė, Lin Xhynxhie fitoi adhurues tė panumėrt nė shumė vende dhe rajone tė ndryshme tė botės.

Dėgjoni

Kėnga qė po dėgjoni titullohet "Jam unė ". Kjo ėshtė njė kėngė pėrfaqėsuese e albumit tė parė tė Lin-it: "Udhėtar nė Muzikė". Me ritėm tė shpejtė dhe tekst tė gjallė, kjo kėngė tregon plotėsisht kurajon dhe vetbesimin e tė rinjve modernė pėr tė gjetur dashurinė e vėrtetė. "Kur tė shtrihemi nė livadhe nėn qiellin me yje, do t'ju tregoj hapur ndjenjat e mia. Pavarėsisht se ēfarė thonė tė tjerėt, unė dėshiroj tė shpall se ai qė tė dashuron jam unė."

Lin Xhynxhie lindi nė Singapor dhe prindėrit e tij merreshin me punė artistike. Nėnės sė tij i pėlqen t'i binte Er Hu-sė, njė vegėl muzikore tradicionale kineze ndėrsa babai i tij ėshtė i dhėnė pas kitarės. Nė kujtimet e Lin Xhynxhie-s sė vogėl, nė shtėpinė e tij shpesh rrjedhin melodi tė kėndshme tė interpretuara me kėto instrumente muzikore. Duke u rritur nė njė familje me prirje tė theksuara artdashėse, edhe Lin Xhynxhie filloi tė interesohet pėr muzikėn. Nė moshėn 4 vjeēare, ai filloi t'i bjerė pianos dhe mė vonė kitarės. Kur ishte mbi dhjetė vjeē, Lin provoi tė kompozojė disa kėngė pop me melodi tė thjeshta dhe fitoi shumė ēmime nė konkurse tė kėngės pėr tė rinj. Talenti nė krijimtari dhe nė kėngė i Lin Xhynxhie-s u zbulua nga kompania e disqeve "Ocean Butterflies Music" e Singaporit. Nė vitin 1999, Lin u regjistrua me kėtė kompani dhe fill pas kėsaj, filloi karierėn e tij nė qarqet muzikore.

Nė vitin 2003, Lin Xhynxhie publikoi albumin e parė tė tij "Udhėtar nė Muzikė". Tė gjitha kėngėt e kėtij albumit janė kompozuar nga vetė Lin duke pėrfshirė edhe kėngėt me ritme tė shpejta si tė stilit R&B dhe disa kėngė me ritme tė ngadala, tė cilat shprehin ndjenjat delikate midis tė dashuruarve. Ndėr to, "Krahė" ėshtė njėra qė dallon.

Lini kėndon nė kėtė kėngė: "Fluturoj me krahėt qė mė ke dhėnė ti, nuk do tė ketė mė re tė zeza nė qiellin tim. Nė ajėr fshihet aroma jote, lotėt e tu qėndrojnė nė kujtimet e mia". Mė zėrin e pastėr dhe me mjeshtrinė e regjur, nė kėtė kėngė, Lin Xhynxhie shpalos plotėsisht talentin e tij si kėngėtar. Tani, ju ftojmė ta shijoni kėngėn "Krahė".

 Dėgjoni

Albumi i parė "Udhėtar nė Muzikė" pati sukses tė madh nė shitje. Nė rajonin Tajvanit tė Kinės, u radhit pėr 10 javė nė vendin e parė tė listės sė albumeve tė shitura tė kėngėtarėve tė rinj ndėrsa nė pjesėn kontinentale tė Kinės, numri i kopjeve tė shitura tė kėtij albumi i kaloi tė 1 milionėt. Si njė kėngėtar me aftėsi tė i shkėlqyer nė kėtė album, nė fund tė vitit 2003, Lin Xhynxhie fitoi ēmimin vjetor "Kėngėtari mė i mirė i ri " nė Singapor, Malajzi dhe nė vende tė tjera.

(Ēan Yean)

 

Lin Xhynxhie dhe kėngėt e tij (2)