v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-05-09 21:49:14    
Kur midhja dhe shapka pėrleshen, pėrfiton peshkatari

cri
Gjatė periudhės sė shteteve ndėrluftuese (475-221 P.C ), shteti Zhao dhe shteti Yan shpesh luftonin kundra njėri-tjetrit. Mbreti i Zhaos njėherė planifikoi tė shpėrthente pėrsėri njė ofensivė ushtarake kundėr shtetit Yan.

Pasi mėsoi rreth kėtij plani, njė person i quajtur Su Dai i bėri njė vizitė mbretit tė mbretėrisė Zhao nė pėrpjekje pėr ti mbushur mėndjen qė tė hiqte dorė nga ky plan i luftės.

Nė vend qė tė futej direkt e nė temė, ai e filloi bisedėn e tij duke treguar njė histori. "Nė njė ditė me diell," tha ai, "njė midhje nė breg tė lumit hapi guackėn e saj pėr tė shijuar rrezet e ngohta tė diellit. Nė atė kohė njė shapkė e zbuloi kėtė midhje dhe filloi tė kafshonte mishin brėnda saj. Kėshtu midhja menjėherė mbylli guackėn duke ngecur brenda sqepin e gjatė tė zogut. Shapka e inatosur i tha midhjes qė ajo do tė priste derisa kjo e fundit tė thahej dhe tė vdiste, por midhja u pėrgjigj se ajo nuk do ta lėshonte sqepin e shapkės dhe ta linte atė tė shkonte derisa ajo tė ngordhte nga uria. Kur tė dyja kafshėt tė raskapitura ishin drejt fundit tė jetės njė peshkatar kaloi aty afėr bregut dhe i kapi qė tė dyja.

Kėshtu Su i tha mbretit qė shteti Zhao she shteti Yan kanė pothuajse tė njėjtėn fuqi ushtarake, dhe ka shumė mundėsi qė sulmi ndaj njėra-tjetrės ti shkatėronte qė tė dyja. Ndėrkoh, tha ai, shteti Qin, njė shtet fqinj ky, shumė i fuqishėm mund tė pėrfitonte nga grindja e tyre.

Kėshtu mbreti u bind dhe e anulloi sulmin

Shėnime shpjeguese; Kjo idiom shpesh pėrdoret pėr tė shprehur njė situatė kur dy palė luftojnė njėri tjetrėn dhe askush nga tė dyja nuk fiton,nė fund njė palė e tretė pėrfiton nga situata. (Eva)