v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-04-28 19:40:25    
Kryetari i Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė zoti Kolė Nikollaj dha intervistė pėr korrespondenten e Radios sonė

cri

Kohėt e fundit njė delegacion i Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė, i kryesuar nga kryetari i saj zoti Kolė Nikollaj, bėri njė vizitė nė Kinė, me ē'rast ai e pranoi intervistėn e korrespondentes sė Radios sė Jashtme tė Kinės pėr gjuhėn shqipe He Daming.

Nė fillim ai i tregoi korrespondentes sonė se ka shumė vjet qė ka studiuar pėr Kinėn, tė cilėn kishte dėshirė tė madhe ta vizitonte. Ai tha:

"Kur kam qenė fėmijė, unė personalisht kam lexuar shumė libra pėr Kinėn, kam mėsuar historinė e Kinės nė shkollė. Realisht e kisha ėndėrr pėr ta vizituar, pėr ta parė Kinėn dhe pėr ta prekur kėtė vend tė madh, pėr ta parė nga afėr realitetin e popullit kinez me sy dhe me dorė. Faktikisht m'u krijua mundėsia duke qenė kryetari i Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė, Konfederatė e cila zhvilloi kėto ditė njė vizitė njėjavore nė Republikėn Popullore tė Kinės."

Pastaj ai tha se ishte shumė i impresionuar nga kjo vizitė mbresėlėnėse se i vinte keq qė sė shpejti do tė pėrfundonte vizita dhe ai do tė largohej nga Kina, pasi kishte parė me sytė e tij reformėn e madhe qė ka zbatuar Kina pėr 25 vjet dhe ēudira qė ajo ka bėrė. Ai tha se jo vetėm nga vizita qė kanė bėrė nė Kinė, por edhe nga Televizioni janė njohur me kėtė realitet dhe se ishin befasuar nga realizimi i zhvillimeve mjat tė mėdha tė ekonomisė sė Kinės nė pėrgjithėsi dhe veēanėrisht nė zonat bregdetare tė saj.

Si kryetari i Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė, zoti Kolė Nikollaj tha se megjithėse po e vizitonte pėr herė tė parė Kinėn, ėshtė njohur me Federatėn Pankineze tė Bashkimeve profesionale tė Kinės, kryeqytetin e Kinės, Pekinin, qytetin mė tė madh industrial tė Kinės, Shangain dhe qytetin e rėndėsishėm tė saj, Nankinin. Nga kjo vizitė me njė plan shumė tė ngjeshur, ai u befasua nga sukseset e reformės nė Kinė. Ai tha:

"Nga kjo vizitė nė tre kryeqendra tė Kinės, unė u befasova nga zhvillimi ekonomik nė kėto tre kryeqendra, por edhe nė pėrgjithėsi nga GDP-ja qė po rritet nė dy shifra, gjė qė ėshtė njė nga rastet unikale nė gjithė botėn. Unė u njoha me historinė e Shangait, qė ka qenė njė fshat peshkatar dhe ėshtė zhvilluar sot nė njė perlė, njė nga kryeqendrat e botės."

Ai vazhdoi se ka vizituar edhe qytetet e mėdha tė botės, si Uashingtonin dhe Nju Jorkun, por qyteti i Shangait, ėshtė i veēantė se ka trashėguar edhe traditat e Kinės dhe ka gėrshetuar kulturėn lindore me kulturėn perėndimore, kulturėn kineze me kulturėn e botės, ka ndėrthurur gjithė kulturėn dhe historinė e botės.

Ishte njė zhvillim i paparė dhe mjaft i shpejtė i ekonomisė kineze. Kėshtu ka ndodhur nė qytetin e Shangait, po kėshtu edhe nė qytetin e Nankinit. Nė kėtė qytet, tha zoti Kolė Nikollaj, ne kemi vizituar njė fabrikė petro-kimike, ku prodhohen produkte kimike. Kjo fabrikė ka ndihmuar edhe disa vepra shqiptare, si Fabriėn e Azotikut nė Fier, Fabrikėn e Laēit dhe shumė vepra tė tjera tė mėdha, jo vetėm kaq ajo ka kualifiakur edhe 280 specialistė shqiptarė para viteve 80-tė.

Pastaj zoti Nikollaj vazhdoi duke thėnė se me sa duket, vitet e fundit, janė rigjallėruar marrėdhėniet ndėrmjet Republikės Popullore tė Kinės dhe Republikės sė Shqipėrisė. Ne e dimė qė gjatė vitit qė kaloi, personalitete tė rėndėsishme tė jetės politike, tė jetės kulturore e shoqėrore tė Shqipėrisė vizituan Kinėn. Kanė qenė kryetari i Parlamentit zoti Servet Pėllumbi, kryeministri zoti Fatos Nano, kryetari i Bashkisė sė kryeqytetit Tiranės zoti Edi Rema, kanė qenė grupe deputetėsh tė ndryshėm, tė Prokurorisė dhe me radhė. Kėshtu edhe delegacioni i Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė dha kontributin e tij pėr tė forcuar mė shumė kėto marrėdhėnie tradicionale miqėsore midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės Popullore tė Kinės.

Nė fund tė intervistės sė tij, zoti Kolė Nikollaj iu pėrgjigj pyetjes sė korrespondentes sė Radios sė Jashtme tė Kinės pėr marrėveshjen qė ėshtė arritur midis organizatave tė Bashkimeve profesionale tė dy vendeve. Ai tha:

"Kishim vizitėn e parė, e cila parashikohet qė tė jetė njė nga disa vizitat reciproke nė tė ardhmen, qoftė nė Tiranė dhe qoftė nė Pekin. Nė pėrgjithėsi ne ramė dakort me kolegėt tanė kinezė qė Federata Pankineze e Bashkimeve Profesionale tė bashkėpunojė me ne nė gjitha fushat pėr mbrojtjen e interesave legjitime sociale tė punonjėsve, kryesisht zėri i Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė dhe zėri i Federatės Pankineze tė Bashkimeve Profesionale tė jenė tė njėzėshėm nė arenėn ndėrkombėtare, ato duhet tė solidarizohen dhe tė mbėshtesin njėri tjetrin. Ne do t'u japim Sindikave profesionale rajonale tė Shqipėrisė mundėsinė tė bashkėpunojnė me Bashkimet Profesionale tė krahinave tė ndryshme tė Kinės."

Zoti Kolė Nikollaj mė nė fund e vlerėsoi lart edhe Radion e Jashtme tė Kinės, sidomos korrespondenten Daming (Drita), qė ėshtė e njohur nga shqiptarėt, pėr kontributin e dhėnė nė forcimin e miqėsisė midis Shqipėrisė dhe Kinės. ( Daming )