v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-04-06 21:40:42    
Si tė kuptohet drejt pėrhapja e sėmundjeve ngjitėse ?

cri

Nė fillim tė kėtijviti nė disa rajone tė vendit tonė u pėrhap epidemia e meningjitit. Shumė njerėz kanė pikėpyetje: nė vitin 2003 ka patur Sars, nė vitin 2004 ka patur gripi i shpendėve, ndėrsa nė vitin 2005 meningjiti. Pse ka patur sėmundje ngjitėse kaq tė rėnda gjatė dy vjetėve tė fundit nė vendin tonė ?

Por, nga tė dhėnat e publikuara nga Qendra Kineze e Parandalimit dhe e Kontrollit tė Sėmundjeve, del se pas viteve 70 tė shekullit tė kaluar, pėrqindja e sėmundjeve ngjitėse dhe vdekėshmėria e tyre nė vendin tonė janė duke u ulur. Edhe gjatė dy vjetėve tė fundit kėto pėrqindje kanė qenė nė njė nivel tė ulėt.

Pse ka ndryshim midis mirėnjohjes sė popullit dhe rezultateve tė kontrollit shkencor tė sėmundjeve.

Epidemiologu Xhen Kuan tha se para viteve 70 tė shekullit tė kaluar, pėr arsye tė nivelit tė ulėt material, tė kushteve jo tė mira mjeksore dhe shėndetėsore dhe tė mospėrsosjes sė mekanizmit tė mbrojtjes nga sėmundja, pėrqindja e pėrhapjes sė sėmundjeve ngjitėse tė vendit tonė ishte 6 mijė pėr 100 mijė, ndėrsa vdekėshmėria ishte 30 pėr 100 mijė. Krahas zhvillimit social-ekonomik dhe ngritjes sė nivelit tė jetesės sė popullit dhe krahas pėrmirėsimit tė kushteve mjeksore, veēanėrisht zhvillimit tė punės sė vaksinės, pėrqindja e pėrhapjes sė sėmundjeve ngjitėse dhe vdekshmėria nga sėmundjet ngjitėse nė vendin tonė janė pakėsuar shumė. Edhe gjatė dy vjetėve tė fundit kėto dy pėrqindje kanė qenė nė njė nivel tė ulėt.

Duke folur pėr epideminė e meningjitit, qė tėrheq vėmendjen e gjerė shoqėrore, epidemiologisti Xhen tha se nė vitet 60 tė shekullit tė kaluar nė Kinė ka patur njė epidemi serioze tė meningjitit, dhe pėrqindja e ngjitjes arriti 400 pėr 100 mijė. Por gjatė dy vjetėve tė fundit pėrqindja e ngjitjes nga kjo sėmundje ishte vetėm 0.2 pėr 100 mijė.

Por nga reagimi i disa banorėve pėr epideminė e meningjitit tė kėtij viti, kemi vėnė re se ndikimi psikologjik i epidemisė sė Sarsit tė vitit 2003 mbi popullin ishte relativisht i madh. Profesori Xhen tha se Sarsi ėshtė njė epidemi e re. Kur doli pėr herė tė parė, nuk kishim masa tė veēanta parandaluese, nuk kishim norma tė diagnozės dhe metoda tė mjekimit. Nė kėto rrethana ėshtė e kuptueshme lindja e tmerit. Por pėr epideminė e meningjitit, kemi patur masa parandaluese, metoda tė sigurta tė diagnozės si dhe metodat efikase pėr mjekimin e kėsaj sėmundje ngjitėse. Prandaj nuk kemi pse tė trembemi para kėsaj sėmundjeje.

Ato thėnie se epidemia e dy viteve tė fundit nė vendin tonė ėshtė bėrė mė e serioze, nuk pėrputhen me realitetin.

Profesori Xhen vuri nė dukje se krahas ngritjes sė nivelit tė jetės, njerėzit kėrkojnė njė jetė mė cilėsore, jo vetėm tė jetojnė, por tė jetojnė me shėndet tė mirė dhe tė gėzojnė njė jetė mė tė mrekullueshme. Prandaj ėshtė njė gjė e mirė qė ndėrgjegja e popullit pėr parandalimin e sėmundjeve po forcohet pandėrprerė.

Sociologu Xhen Hanshen tha se nė tė kaluarėn njerėzit nuk kishin parasysh gjėra pėrreth tyre, duke pėrfshirė kėtu edhe sėmundjet ngjitėse, dhe mendonin se nuk kishte lidhje me veten e tyre. Krahas popullarizimit tė njohurive mjeksore dhe shėndetėsore dhe krahas thellimit tė njohjes shkencore, njerėzit kuptojnė gjithnjė e mė mirė kėrcėnimin e sėmundjeve ndaj njeriut.

E ashtuquajtura " ndjenjė e sigurisė" nė tė kaluarėn ishte njė ndjenjė e sigurisė tė pasigurtė, tė bazuar nė rrethanat e bllokimit tė informacioneve. Kurse sot, Ligji pėr parandalimin dhe mjekimin e sėmundjeve ngjitėse ka rregulla tė qarta pėr publikimin e epidemive dhe kėrkon publikimin nė kohė dhe tė sakėt tė epidemive. Prandaj mund tė themi se nuk ėshtė fakti qė ka gjithnjė e mė shumė pacientė, por ėshtė fakti qė publikohen nė kohė pacientėt. Njėkohėsisht mediat moderne kanė zgjeruar pėrhapjen e informacioneve dhe pėrhapja nga mediat e epidemisė, me siguri do tė ushtron njė goditje tė rėndė ndaj popullit.

Nga aspekti i analizės sė rreziqeve shoqėrore, tani nė vendin tonė, rreziqe tradicionale, si tėrmeti, pėrmbytjet dhe fatkeqėsitė e tjera natyrore pėrbėjnė kėrcėnim ndaj jetės sė popullit dhe sigurimit shoqėror, por ekzistenca e disa rreziqeve tė reja shoqėrore, si e epidemive tė reja, papunėsisė, varfėrisė, aksidenteve tė punės dhe tė krimeve penale tregon se vendi ynė po ndodhet nė procesin e modernizimit, me industrializimin dhe qytetėrimin si tregues kryesorė.

Parandalimi dhe mjekimi i sėmundjeve ngjitėse nuk ėshtė vetėm njė problem mjeksor. Ai prek shumė aspekte shoqėrore. Sektorėt qeveritarė, mediat dhe masat popullore duhet t'i kushtojnė rėndėsi arteve pėr trajtimin e rreziqeve dhe tė shtojnė aftėsinė pėrballuese psikologjike ndaj rreziqeve tė ndryshme. ( zhang )