v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-04-01 22:23:52    
Maratona ėshtė e pėrhapur nė qytetet kineze

cri

 dėgjoni

Maratona e Pekinit, Maratona e Xiamenit, Maratona e Honkongut, Maratona e Qingdaos, Maratona e Uhanit, Maratona e Lhasas? Maratona po bėhet aktualisht sporti mė i nxehtė atletik nė Kinė. Maratona ėshtė disiplina sportive me mė shumė pjesėmarrės qė kryhet nė terrene mė tė gjera. Nė sajė tė kėtyre karakteristikave, ajo po bėhet njė arenė e natyrshme pėr demonstrimin e njė qyteti dhe pėr reklama tregtare. Qeveritė vendore krijojnė arenėn, ndėrsa biznesmenėt funksionojnė konkretisht, kėshtu ėshtė pėrhapur, nxehtėsisht, Maratona  nėpėr qytetet kineze.  

 Maratona e Pekinit 2004

Maratona ka lindur nė Greqinė e lashtė. Pėr tė pėrkujtuar luftimin e Maratonės dhe veprimin heroik tė ushtarit Feidipides, nė Olimpiadėn e parė tė lashtė ishte organizuar gara e vrapimit tė gjatė, Maratona. Gara moderne zyrtare e maratonės ka njė gjatėsi prej 42,195 kilometra dhe zhvillohet zakonisht nė rrugė automobilistike.

Si i trajtojnė kinezėt ndikimet dhe rolin e maratonės urbane? Nė Forumin e parė kinez tė nivelit tė lartė pėr maratonėn, qė u mbyll ditėt e fundit nė qytetin bregdetar kinez, Xiamen, nėnkryetari i Shoqatės sė Atletikės tė Kinės, z. Wang Davei tha:

"Vrapimi ėshtė njė metodė e lehtė dhe pa shumė shpenzime pėr stėrvitje sportive. Pjesėmarrja e masave nė kėtė sport ėshtė shumė e dobishme. Zhvillimi i maratonės nxit stėrvitjet sportive masive, gjė qė ėshtė nė dobi tė forcimit tė cilėsisė fizike tė popullit dhe do tė nxitur pėrparimin e sportit tė atletikės. Nė disa gara maratone janė ftuar tė marrin pjesė edhe sportistė tė huaj tė nivelit tė lartė, gjė ngreu edhe nivelin e maratonistėve kinezė profesionistė."

Z. Wang Davei tha se organizimi i maratonės nė qytet duhet tė ketė 3 kushte paraprake. Sė pari, pėrkrahja nga qeveritė vendore dhe nga sektorėt e tjerė tė publikut; sė dyti, rrugė tė pėrshtatshme pėr maratonė; sė treti, financimi nga ndėrmarrje. Gjatė procesit tė zhvillimit tė maratonės nė Kinė, qeveritė vendore dhe ndėrmarje tė fuqishme brenda e jashtė vendit kanė dhėnė pėrkrahje tė forta, ndėrkohė televizioni e media tė tjera masive, si dhe kompani tė biznesit sportiv kanė shfrytėzuar epėrsinė e veta nė aspektin e pėrhapjes dhe nė grumbullimin e fondeve. P.sh. Maratona e Pekinit, qysh nga lindja e saj e deri mė sot, ėshtė orgnizuar me sukses 24 herė. Qeveria e Pekinit nuk ka investuar asnjė juan, por tė gjitha fondet vijnė nga financimi i ndėrmarrjeve.

Tani shumė qyetete kineze kanė organizuar ose janė gati tė organizojnė garat e maratonės. Edhe numri i maratonistėve amatorė ėshtė shumėfishuar vit pas viti. Z. Wetmor, presidenti i Kompanisė sė Atletikės Globale dhe tė Marketingut, qė u ftua pėr pjesėmarrje nė Forumin e Maratonės nė Xiamen, tha:

"Gėzohem shumė qė shoh lulėzimin e maratonės nė Kinė. Jam i mendimit se nėpėrmjet organizimit tė kaq shumė garave tė maratonės, bota do ta njohė mė tej Kinėn. Veēanėrisht, nė sfondin e Lojėrave Olimpike 2008 nė Pekin, pjesėmarrja e sportistėve tė huaj do tė bėjė qė tė njihet nga afėr aftėsia e spikatur e Kinės pėr organizim dhe pritje."

Sigurisht, zhvillimi e pėrhapja e maratonės nė Kinė ka qenė njė proces gradual. Z. Wang Davei tha se, megjithėse ka patur pėrparime tė mėdha gjatė 20 vjetėve tė fundit nė pėrmasat e garave kineze tė maratonės dhe nė nivelin e maratonistėve, prapėseprapė, ky sport qėndron akoma nė njė nivel relativisht tė ulėt nė Kinė dhe ėshtė i kufizuar vetėm nė krahinat e zhvilluara. Pjėsėmarrėsit amatorė vijnė kryesisht nga zonat lindore bregdetare, ndėrkohė maratonistėt kinezė profesionistė nuk kanė forcė tė mjaftė konkurruese nė botė.

Sun Yingjie shpalli kampione nė Maratonėn e Pekinit 2004

Zhvillimi i vazhdueshėm i maratonės nė Kinė ka tė bėjė me shumė elemente, por Kina synon tė organizatojė maratonėn kineze si Londra Maratonėn angleze dhe Nju York Maratonėn amerikane. (Wang Lei)