v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-03-28 10:38:32    
Rreth Lojėrave Olimpike14

cri

Kur filloi tė pėrdoret ora elektronike nė Lojėrat Olimpike?

Nė vitin 1912, nė Lojėrat e 5-ta Olimpike tė organizuara nė Stokholm, pėr herė tė parė, orėt elektronike dhe pajisja e xhirimit e vendosur nė pikarritje u pėrdorėn nė Lojėra Olimpike pėr tė ndihmuar gjyqtarėt.

Krahas ngritjes sė pandėrprerė tė nivelit tė atletikės, rezultatet e sportistėve u bėnė gjithnjė e mė tė pėrafėrta, kėshtu qė organizatorėt e Lojėrave Olimpike ndiejnė nevojėn pėr pajisje me teknologji tė lartė e tė re, sepse nėse vazhdonin tė pėrdoreshin mėnyrat e kaluara tė gjykimit shpesh ndodhnin gabime. Orėt elektronike mund tė shėnojnė shpejt dhe saktėsisht rezultatin e ēdo sportisti ndėrsa pajisjet e xhirimit tė vendosur nė pikarritje zgjidhin problemin e caktimit tė rezultateve tė sportistėve.

Pėrdorimi i orėve elektronike nxit ngritjen e nivelit tė atletėve dhe zhvillimin e lojės atletike dhe rezultatet e arritura nė kėto Lojėra Olimpike u bėnė rekordet e para zyrtare botėrore.

Kur u unifikua matja e rezultateve nė Lojėra Olimpike?

Lojėrat e 4-ta Olimpike tė organizuara nė vitin 1908, nė Londėr kanė dhėnė kontribut tė madh pėr lojėrat olimpike, sepse nė to, u unifikua dhe u caktua mėnyra e matjes sė gjatėsisė nė lojėra tė ndryshme.

Nė 3 Lojėrat Olimpike tė kaluara, pėrdoreshin bashkarisht jardi, milja dhe kilometri dhe njė fakt i tillė krijonte vėshtirėsi tė madhe nė krahasimin e rezultateve tė krijuara nė Lojėrat Olimpike me rezultatet e arritura nė takime sportive tė tjera dhe sillte pengesė pėr popullarizimin e Lojėrave Olimpike nė botė. Ndėrsa, nė kėto Lojėra Olimpike tė organizuar nė Londėr, metri zėvendėsoi jardin dhe kilometri u pėrdor nė vend tė miljes, kėshtu qė u unifikua pėr herė tė parė mėnyra e matjes sė gjatėsisė nė Lojėrat Olimpike moderne dhe u nxit shumė zhvillimi i Lojėrave Olimpike nė pėrmasa globale.

Kush ėshtė themelluesi i idesė olimpike "Kryesore ėshtė pjesėmarrja"?

Gjatė Lojėrave 4-ta Olimpike tė organizuara nė vitin 1908 nė Londėr, nė njė ceremoni fetare nė Kishėn St.Paul's tė Londrės, peshkopi Peter tha njė shprehje tė urtė lidhur me lojėn e maratonės: "Kryesoja nė Lojėrat Olimpike nuk ėshtė fitorja, por pjesėmarrja." Kjo shprehje e preku thellė Kubertinin e pranishėm. Dhe pastaj, ai e pėrcaktoi kėtė fjali si njė nga motot e Lojėrave Olimpike.

Nė Lojėrat 4-ta Olimpike, qysh nga fillimi i maratonės, biznesmeni italian i karameleve, Dorando Pietri ishte gjithmonė nė krye tė sportistėve tė tjerė dhe i pari hyri nė stadium. Mirėpo, pėr fat tė keq, meqė ai ishte shumė i lodhur, u rrėzua disa herė nė pistė. Nė njė vend vetėm 15 metra larg pikarritjes, ai u rrėzua pėrsėri dhe nuk pati mė fuqi tė vazhdonte. Duke u mbajtur nga dy mjekė, Pietri e kaloi vijėn pėrfundimtare. Mirėpo, pėr shkak se gjatė vrapimit, ai e mbaroi garėn me ndihmėn e tė tjerėve, Pietri mbeti pa tė drejtėn pėr tė fituar medalje tė artė. Ndėrsa, pėr tė lavdėruar frymėn e tij entusiaste, Komiteti Olimpik Ndėrkomėbtar i dha atij tė njėtėn kupė tė artė tė kampionit.

Lidhur me kėtė ngjarje prekėse, peshkopi Peter themeloi idenė "Kryesore ėshtė pjesėmarrja" sepse nė krahasim me ēmimin e fituesve, fryma kėmbėngulėse pjesėmarrėse ėshtė mė afėr me thelbin e Lojėrave Olimpike.(Ēan Yean)