v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-03-23 18:56:22    
Banorėt e kombėsisė Yi nė provincėn Yunan

cri

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, ėshtė shumė interesante se tė rinjtė dhe tė rejat e kombėsisė Yi nė provincėn Yunan tė Kinės Jugperėndimore shprehin dashuri nėpėrmje valleve dhe kėngėve malore. Nė kėtė provicė, jetojnė shumė pakica kombėtare, ndėr tė cilat kombėsia Yi ka mė shumė popullsi, afėrsisht 4 milionė veta, qė pėrbėjnė gjysėm e gjithė kombėsisė Yi nė Kinė. Pėr shkak se kombėsia Yi u shpėrngul disa herė nė tė kaluarėn dhe banojnė sot nė zona me kushte tė ndėrlikuara gjeografike, kjo kombėsi ėshtė ndarė nė disa degė dhe secila prej tyre ka veēoritė e veta karakteristike nė gjuhė dhe nė veshje. Pėr kėtė arsye, kėngėt dhe vallet e kombėsisė Yi janė tė larmishme.

Vepra pėrfaqėsuese e kėngėve dhe valleve tė kombėsisė Yi ėshtė "Vallja e kutisė sė duhanit". Kjo valle ka marrė kėtė titull sepse valltaret kėrcejnė duke mbajtur me gishtet e dy duarve njė kuti tė duhanit. Kjo valle me gjallėri dhe me ritėm tė theksuar ėshtė pėrhapur gjerėsisht nė zonat qendrore tė provincės Yunan.

"Vallja e kutisė sė duhanit" ėshtė njė nga vallet tradicionale tė kombėsisė Yi. Sipas gojėdhėnave, kjo valle ka ardhur nga veprimtaria e gjuetisė e banorėve tė kohės sė lashtė. Asokohe, banorėt e kombėsisė Yi bėnin gjueti, tė veshur me lėkurė kafshe dhe tė pėrzier nė tufė kafshėsh dhe, pas nga pak, ata futėn lėvizjet e kafshėve nė vallet e tyre. Mė vonė, pėr tė unifikuar ritmin, ata trokitnin kutinė e duhanit si takte tė muzikės. Vallja e sotme e Kutisė sė Duhanit ka ardhur duke u zhvilluar dhe duke u pasuruar brez pas brezi.

Zonja He Qing e kombėsisė Yi, punonjėse e institutit studimor tė letėrsisė dhe artit tė pakicave kombėtare kineze pranė Universitetit Qendror tė Kombėsive, tha se vallja e kutisė sė duhanit ėshtė njė valle me shumė veēori karakteristike.

"Stili i kėsaj vallje ėshtė pėrdorimi i qafave tė duarve, i mesit dhe i gjunjėve, dhe kjo quhet 'tri kthesa'. Valltaret duhet medoemos tė kėrcejnė duke u ulur nė gjunjė dhe jo duke u ngritur nė kėmbė. Kjo valle ka njė model tė caktuar, tregon bukurinė e vijės sė dredhur dhe ka stilin e valleve tė Azisė Jugore."

Zonja He Qing ėshtė e mendimit se banorėt e kombėsisė Yi nė qendėr tė provincės Yunan kanė jetuar brez pas brezi nė "rrugėn jugperėndimore tė mėndafshit" tė kohės sė lashtė dhe kanė pasur lidhje tė ngushta me vendet e Azisė Juglindore dhe tė Azisė Jugore, "Vallja e kutisė sė duhanit ka asimiluar disa elemente tė valleve tė Azisė Jugore dhe, pas pėrmirėsimit tė pandėrprerė, ėshtė bėrė njė valle shumė e pjekur dhe e pėrsosur, prandaj themi se kjo valle ėshtė njė tregues i kulturės sė zhvilluar tė kombėsisė Yi."

Vallja e Kutisė sė Duhanit ėshtė njė nga vallet mė tė vėshtira tė pakicave kombėtare kineze. Nė tė, pėrfshihen mė se 100 lėvizje tė ndryshme, tė cilat kėrkojnė shumė rrepėt ndaj aftėsisė fizike tė artistėve dhe ndaj ritmit, bile disa lėvizje janė tė rrezikshme njėsoj si shfaqje akrobatike. Megjithatė, shumė banorė nė fshatrat e kombėsisė Yi kanė qejf tė kėrcejnė vallen e Kutisė sė Duhanit, sepse duke kėrcyer kėtė valle tė vėshtirė, valltaret e shquara tėrheqin vėmendjen e tė tjerėve dhe vetė ndiejnė gėzim tė madh.

Mund tė themi se vallja e Kutisė sė Duhanit ėshtė njė art i profesionistėve dhe nuk ėshtė njė valle qė mund tė kėrcejė ēdo amator. Ndėr banorėt e kombėsisė Yi tė provincės Yunan, ėshtė pėrhapur edhe vallja me titull " Gėzimi i kėrcimit", e cila ėshtė e ngjashme me vallen e Kutisė sė Duhanit. Meqenėse lėvizjet e kėsaj vallje nuk janė tė ndėrlikuara, tė gjithė banorėt e kombėsisė Yi, burrat dhe gratė, pleqtė dhe fėmijėt, dinė tė kėcejnė kėtė valle.

Vallja "gėzimi i kėrcimit" ėshtė njė valle kolektive. Shumė njerėz bėjnė njė rreth dhe kėrcejnė. Nė tė, mund tė marrin pjesė burra dhe gra, shumė veta ose pak veta, bile dy veta. Zonja He Qing tha:

"Vallja 'gėzimi i kėrcimit' ėshtė njė formė masive argėtimi. Masat kėrcejnė kėtė valle me raste tė vitit tė ri, tė festave, tė dasmave dhe tė ceremonive tė varrimit, bile kėrcejnė edhe nė pazar."

Banorėt e kombėsisė Yi kėrcejnė vallen e 'gėzimit tė kėrcimit' edhe natėn verore, nėn dritėn e hėnės, duke u grumbulluar grupe grupe. Tė rinjtė dhe tė rejat bėjnė dashuri nėpėrmjet valles. Nė fillim, marrin pjesė shumė veta, por pak nga pak, numri i pjesėmarrėsve pakėsohen, sepse ikin ēift-ēift nė korije. Ata nuk e shikojnė kėrcimin e valles si qėllim , por si njė shans pėr tė bėrė dashuri. Vetėm gratė e martuara kėrcejnė me gjithė mend, duke e konsideruar kėrcimin e valles si njė shans pėr t'u ēlodhur pas punės dhe pėr tė ndierė bukurinė e jetės.

Sot, jeta e banorėve tė kombėsisė Yi ėshtė pėrmirėsuar gjithnjė e mė shumė. Krahas zhvillimit ekonomik, ėshtė thyer gradualisht edhe mėnyra tradicionale e jetesės dhe e prodhimit. Por ka mbetur pa ndryshuar karakteri i tyre pėr tė shfaqur ndjenjat nėpėrmjet kėngėve dhe valleve. Nė jetėn e banorėve tė kombėsisė Yi, ėshtė shtuar gėzimi i synimit pėr lumturi, dhe lėvizjet e valleve tė tyre janė bėrė mė tė hapura dhe mė tė lira.

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, dhamė reportazhin me titull "Banorėt e kombėsisė Yi nė provincėn Yunan".

(Zheng)