v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-03-07 20:14:47    
Muzika popullore kineze po ringjallet gjatė shkėmbimeve dhe krijimeve tė reja

cri
Gjatė Festės sė Pranverės tė vitit 2005, Teatri i kėngėve dhe valleve tė Tiencinit organizoi me sukses nė pallatin e artė tė Vienės nė Austri "Koncertin e muzikės popullore kineze me rastin e Vitit tė Gjelit". Kjo tregon se qysh nga ngjitja e parė e Orkestrės Qendrore Kombėtare me muzikė popullore kineze nė skenėn e pallatit tė artė tė Vienės nė vitin l998 e deri tani kanė kaluar 8 vjet. Gjatė kėtyre 8 vjetėve, Koncerti e muzikės popullore pėr Festėn e Pranverės tė Kinės ėshtė bėrė njė markė e njohur e muzikės popullore kineze.

Muzika popullore kineze "Lulja Jasemin" dhe interpretimet me instrumentin popullor kinez Erhu nė ceremoninė e mbylljes sė Lojrave Olimpike tė Athinės, si dhe vlerėsimet e larta pėr veprat moderne tė muzikės popullore kineze tė kompleksit tė l2 vajzave me instrumente popullore kineze nė Azinė juglindore dhe po ashtu shfaqjet e trupave tė instrumenteve popullore kineze nė skenat e vendit dhe atė ndėrkombėtare tregojnė se muzika popullore kineze po ringjallet gjatė shkėmbimeve kulturore dhe krijimeve tė reja.

"Shfaqja e kėsaj madhe nė pallatin e artė tė Vienės ishte endrra e tė gjithė instrumentistėve", tha drejtori i Teatrit tė kėngėve dhe valleve tė Tiencinit Gao Jiulin.

Pėr ta, rėndėsia e kėtij rasti nuk pėrmblidhet vetėm nė pėrhapjen e markės kulturore tė Tiencinit, por edhe nė pėrhapjen e kulturės sė kombit kinez dhe nė shtimin e kontakteve miqėsore ndėrkombėtare. Specialistėt vunė nė dukje se organizimi i "Koncertit tė Muzikės Popullore Kineze me rastin e Festės sė Pranverės tė Kinės " ėshtė bėrė njė markė e njohur e muzikės popullore kinezė dhe njė aktivitet tradicional ndėrkombėtar. Vazhdueshmėria e tij ka luajtur njė rol tė pamohueshėm pėr njohjen e muzikės popullore kineze nė arenėn ndėrkombėtare.

Nga vitet 80 deri nė vitet 90-tė tė shekullit tė kaluar, e ndikuar nga muzika e preferuar zbavitėse honkongase dhe tajvanase dhe nga format e jashtme artistike , muzika popullore kineze ishte nė rėnie dhe nuk kishte treg tė madh. Instrumentistėt e muzikės popullore u detyruan tė ndryshonin profesionin e tyre.

Zv-sekretari i pėrgjithshėm i shoqatės sė instrumenteve frymore popullore dhe me tela kineze, Zhang Shengping tha : "Nė atėkohė, orkestrat e instrumenteve popullore kineze hidhnin hapa me vėshtirėsi. Njerėzit preferonin tė interpretonin me instrumentet evropiane. Ata qė i binin fyellit, e ndėrruan atė me saksin, kurse ata qė i binin Pipės, filluan t'i binin kitarės. Shumė orkestra tė instrumenteve popullore kineze u ēorganzuan."

Sot, kjo gjendje ka ndryshuar krejtėsisht. Zhang Shengping tha se nė mbarė vendin ka dhjetra orkestra tė instrumenteve popullore kineze, po thuajse tė gjitha provincat e rajonet autonome kanė orkestrėn e vet tė instrumenteve popullore kineze, tė cilat ekzistohen nė skenėt e vendit dhe nė ato ndėrkombėtare.

P.sh, Teatri i kėngėve dhe valleve tė Tiencinit tani jep rreth l0 shfaqje nė muaj dhe ka shkuar pėr vizitė dhe shfaqje nė mė se 40 vende e rajone tė botės, si nė SHBA, Itali, Gjermani, Spanjė, Singapor, Tajlandė etj.

" Lulėzimi i tregut tė muzikės popullore kineze ka ardhur rezultat i ndryshimit tė ideologjisė kombėtare", tha zoti Zhang Shengping. "Vetėm kultura dhe traditat e veta mund tė pėrfaqėsojnė karakterin e kombit kinez. Sot, njerėzit kanė njė ideologji tė tillė dhe kanė filluar t'i kushtojnė rėndėsi tė madhe kulturės sė kombit tė tyre ."

Krahas zhvillimit dhe lulėzimit tė muzikės popullore kineze, nė Kinė zhvillohen debate pėr mėnyrėn e zhvillimit tė muzikės popullore .

"Kompleksi i 12 instumentisteve kineze" qė ėshtė i njohur si i modės dhe ėshtė pritur shumė mirė nė Japoni dhe mė vonė filloi tė pritet shumė mirė edhe nė vend. Gjatė interpretimit tė muzikės popullore kineze, kompleksi i l2 instrumentisteve ka futur shumė elementė tė pėlqyeshėm tė muzikės moderne dhe duket si njė grup i muzikės zbavitėse.

Duke folur pėr drejtimin e zhvillimit tė muzikės popullore kineze, kritikėt e muzikės popullore shprehen njėzėri se muzika popullore kineze duhet tė zhvillohet nė bazė tė kursit tė " konkurrimit tė njė qind luleve " qė do tė thotė zhvillimi i tė gjitha mėnyrave dhe formave tė interpretimit. Gjatė zhvillimit tė tij, ēdo art ka njė proces tė flakjes dhe tė pėrmirėsimit tė mėtejshėm. Duhet tė nxjerrim krijime tė reja nė formaė dhe mėnyrėn e interpretimit, por edhe duhet tė ruajmė pėr njė kohė tė gjatė edhe karakterin e theksuar kombėtar. Duhet tė trajtohen mirė marrėdhėniet midis trashėgimisė dhe krijimeve tė reja.(zhai)