|
U njoha dhe u miqėsova me kryetarin e Shoqatės sė Miqėsisė Shqipėri-Kinė zotin Bujar Bedalli, i cili nė bisedat me mua mė foli edhe pėr pėrshtypjet e tij tė paharruara nga Kina. Kujtimet e tij mė prekėn shumė dhe mė kanė lėnė pėrshtypje shumė tė thellė. Jemi kinezė dhe jetojmė gjithmonė nė Kinė, prandaj nuk i ndjejmė aq shumė ndryshimet e Kinės, aq sa i ndjejnė tė huajt dhe, ndodh pikėrisht ashtu sikurse thotė njė nga vargjet e njė poezie kineze: "Nuk e shoh pamjen e vėrtetė tė malit Lushan, pėr arsye se ndodhem nė mes tė tij." Pra le tė vazhdojmė tė dėgjojmė sė bashku pjesėn e fundit tė kujtimeve tė tij nga njė vizitė nė Republikėn Popullore tė Kinės.
Atė ditė, kujtoi zoti Bujar Bedalli, shkova nė Universitetin e Ekonomisė Pyjore tė Pekinit, pėr tė kėrkuar kujtimet dhe gjurmėt e mia, qė i kisha lėnė para 40 vjetėve nė kėtė shkollė tė lartė kineze, shumė tė dashur pėr mua. Pasi u ndava me bashkėbiseduesin tim tė rastėsishėm dhe u ktheva tek shoqėruesit e mi, i menduar, i habitur, vazhdon tė ruaj nė kujtesėn time shkollėn time tė dashur, rrugėt e ngushta me plepa anash, mencėn e vogėl tė studentėve tė huaj. Tani ēdo gjė e gjeta ndryshe. Gjithēka kishte ndryshuar, ashtu siē kishte ndryshuar edhe Pekini me 13 milionė banorė. Sa mirė! Ēdo gjė e re dhe e bukur.
Nė mbrėmje, nė njė bisedė telefonike qė pata me djalin tim nė Tiranė, ai mė pyeti se si e kisha gjetur Pekinin pas kaq shumė vitesh? Po shkollėn? Iu pėrgjigja se nuk e gjeta Pekinin, ku kisha jetuar aq vjet dhe aq mė tepėr shkollėn.
Ai i ēuditur mė pyeti: "Pse nuk jeni nė Pekin?" I thashė se jemi nė Pekin, por nė njė Pekin tjetėr, jo nė atė qė kam qenė para 40 vjetėsh.
Kaq i madh ishte ndryshimi! Kisha parė filma, kisha parė shumė revista qė tregojnė pėr hapat vigane qė ka bėrė Kina, pėr Bum-et e paimagjinueshme ekonomike, qė ka bėrė ky vend i madh me kėtė popull punėtor dhe tė vetėdijshėm pėr sukseset qė ka arritur dhe qė e presin akoma nė tė ardhmen.
Pas qėndrimit nė Pekin, udhėtuam pėr nė Shangai. Shangai dihet dhe njihet qė para ēlirimit ka qenė qyteti mė evropian i Kinės, me ndėrtesa tė larta e tė bukura, tė ndėrtuara nga anglezėt, japonezėt, francezėt. Rruga tregtare mė e madhe nė qytet quhet "Nanjing Lu", ishte e ngushtė dhe nė mes kalonte tramvaji. Sot kjo rrugė ishte krejt ndryshe. E gjerė si shesh i gjatė, pa lėvizje makinash, e ndriēuar me reklama verbuese shumngjyrėshe, me dyqane luksoze, ku pėrfaqėsoheshin firma nga mė tė ndryshmet dhe mallrat nga mė tė shumėllojshmet, nga ato elektroniket deri tek butikėt me veshjet mė moderne tė kohės, qė do t'i kishin zili dhe ato tė Parisit.
Shangai nuk ka njė lagje me grataēela, si shumė qytete tė botės. Ai ėshtė njė qytet i madh me 16 milionė banorė, i tėri me grataēela, nga mė tė ndryshmet dhe me forma nga mė tė habitshmet qė mund tė ekzistojnė, me rrugė ajrore tė shumta qė e pėrkalojnė nė tė katėr anėt qytetin modern. Ura qė lidhte qytetin me anėn tjetėr, tė lumit, ishte 8 kilometra e gjatė. Shumė mbresėlėnėse ishte pėr ne Kulla e Televizionit 263 metra e lartė. Kjo kullė ishte mė e lartė nė Azi dhe e tretė nė botė. Pėr tė shkuar tek kulla qė ėshtė me njė ndėrtim tepėr modern dhe bashkohor, duhet tė kalonte lumin. Pėr tė mos patur konfuzion nėpėr qytet ishin ndėrtuar 5 rrugė nėn lumė, me rreth 2-3 kilometra secila. Nė njė qytet si Shangai nuk ka se si tė mos mrekullohesh. Hoteli "Paqja", ku ne kishim qenė dhe qė ne atė kohė ishte nga mė tė mirėt, sot kishte mbetur vetėm si njė monument i kohės sė shkuar.
Nuk dua tė lė pa pėrmendur, vazhdoi zoti Bujar, njė aspekt tjetėr shumė tė rėndėsishėm qė vura re gjatė udhėtimit tim nė Republikėn Popullore tė Kinės. Pėrveē ndryshimeve tė mėdha nė infrastrukturė, me kėnaqėsi tė madhe vumė re ndryshimet e mėdha sociale nė mėnyrėn e jetesės dhe nė mentalitetin e njerėzve. Pėrveē ngritjes se nivelit tė jetesės, i pa krahasueshėm me 30 vjet mė parė, kinezėt kishin fituar njė vizion tė ri pėr tė ardhmen e tyre, duke qenė tė ndėrgegjshėm dhe tė kėnaqur pėr gjithė ato arritje tė kėtyre viteve.
Ishte kėnaqėsi e veēantė pėr ne, qė nė takimet direkte me njerėzit nė hotele, restorante, nė rrugė, gjatė vizitave tė ndryshme, kur ne flisnim kinezēe direkt me ta dhe kur merrnin vesh se ishim shqiptarė, na shikonin me njė ndjenjė respekti dhe dashurie, qė dinė tė kultivojnė vetėm njerėzit e thjeshtė. Kjo na bėnte tė ndeheshim mirė, tė rrethuar me dashuri, tė gatshėm pėr tė na kėnaqur me ēfarė kishin mundėsi, sikur e ndjenin edhe ata dashurinė qė kishim ne pėr Kinėn dhe popullin kinez, si dhe gėzimin e madh tonin pėr ato suksese tė paimagjinueshme qė kishte bėrė Kina.
I paharruar do tė mbetet nė kujtesėn tonė, pėrmendi, nė veēanti, zoti Bujar Bedalli, takimi qė patėm nė darkėn qė u shtrua, pėr nder tė gjithėsejt 100 delegacioneve tė huaja, tė ardhura nga e gjithė bota, me kryeminsitrin e Kinės, zotin Ven Jiabao. Biseda qė bėmė me tė nė gjuhėn kineze, kishte njė kuptim tė veēantė pėr ne.
Duke pėrfunduar, zoti Bujar Bedalli tha se pėr udhėtimin e bėrė nė Republikėn Popullore tė Kinės, duam tė shprehim edhe njė herė kėnaqėsinė e madhe qė patėm duke parė gjithė ato ndryshime kolosale qė kishte bėrė Kina e madhe Popullore gjatė pak viteve, ndryshime qė mund t'i kuptonim ne, qė kishim lenė njė Kinė tjetėr dhe gjetėm njė Kinė krejtėsisht tė ndryshuar, me njė potencial tė paparė ekonomik. Dhe jo vetėm kaq, Kina sot rezaton stabilitet politik jo vetėm nė kontinentin ku ėshtė, por ėshtė bėrė njė faktor i rėndėsishėm politik nė ekuilibret botėrore.
Tė dashur lexues, ju fola pėr kujtimet e kryetarit tė Shoqatės sė Miqėsisė Shqipėri-Kinė, zotit Bujar Bedalli nga njė vizitė nė Republikėn Popullore tė Kinės. Tė dashur lexues, do tė vazhdoj t'ju tregoj pėrshtypje tė tjera tė miat tė paharruara nga Shqipėria. ( Daming )
|