|
Tė dashur lexues, jam Damini, ju pėrshėndes pėrsėri larg nga Pekini. Sot do tė vazhdoj t'ju tregoj pėrshtypjet e mia qė mė kanė lėnė disa ngjarje tė paharruara nė Shqipėri.
U njoha dhe u miqėsova me kryetarin e Shoqatės sė Miqėsisė Shqipėri-Kinė zotin Bujar Bedalli, i cili nė bisedat me mua mė foli edhe pėr pėrshtypjet e tij tė paharruara nga Kina. Kujtimet e tij mė prekėn shumė dhe mė kanė lėnė pėrshtypje shumė tė thellė. Jemi kinezė dhe jetojmė gjithmonė nė Kinė, prandaj nuk i ndjejmė aq shumė ndryshimet e Kinės aq sa i ndjejnė tė huajt dhe sikurse thoshte njė nga vargjet e njė poezie kineze: "Nuk e shoh pamjen e vėrtetė tė malit Lushan, pėr arsye se ndodhem nė mes tė tij." Pra le tė vazhdojmė tė lexojmė sė bashku kujtimet e tij nga njė vizitė nė Republikėn Popullore tė Kinės.
Nė pjesėn e kaluar ju fola pėr kujtimet e zotit Bujar Bedalli pėr arritjen e delegacionit shqiptar nė Pekin. Nė kėtė pjesė zoti Bujar tha:
"Shoqėruesi ynė Sun, na propozoi qė drekėn e parė nė Pekin ta hanim nė njė restorant, ku gatuheshin gjellė karakteristike kineze. E pritėm me kėnaqėsi propozimin e tij pėr tė shijuar gjellėt kineze, aq tė njohura pėr shumėllojshmėrinė e tyre. Kisha patur raste pėr tė provuar gjellė kineze nė Restorantet kineze tė vendeve tė ndryshme, si nė Vienė, Paris, Madrid, Itali, ku kuzhina kineze preferohet pėr llojshmėrinė e madhe, pėr salcat dhe erėzat e shumta. Zakoniosht nė njė drekė apo darkė, tė paktėn do tė shijosh mė shumė se 10 lloje gjellėsh, por nė Pekin ata janė mė tė shijshme, sepse gatuhen me prodhimet e vendit. Nė mbrėmje bėmė njė shėtitje nė rrugėn tregtare "Vangfugjin". Kjo rrugė edhe mė parė kenė njė rrugė tregtare e zhurmshme e Pekinit. Edhe sot mbetej njėlloj, por me ndryshimin se nė orėt e vona tė natės llamburiste nga reklamat e shumta, shumėngjyrėshe dhe nė tė dy anėt e rrugės lartėsoheshin pallate shumėkatėshe nė vend tė atyre 2-3 katėshe qė ishin mė parė. Katet e para ishin dyqane, kurse katet e tjera ishin seli kompanish tė ndryshme tė sigurimeve, shoqėri udhėtimesh, banka etj. Kjo rrugė tregtare me gjerėsinė e saj qė kishte tani, ishte si njė shesh i madh, ku ndalohej qarkullimi i makinave, si gjatė ditės edhe nė mbrėmje.
Sipas programit tė hartuar nga Shoqata e Miqėsisė, ne, vazhdoi zoti Bujar, bėmė shumė vizita nė vende tė ndryshme tė Pekinit. Mė poshtė ai mė foli njė nga njė, por shkurtimisht, pėr pikat turistike, qė ka vizituar nė Pekin.
Parku Botanik i Pekinit, i ndėrtuar rishtaz, na kėnaqi me bukurinė e madhe tė tij, qė tė bėnte tė njihje gjithė bimėsinė e Kinės nga veriu nė jug tė Kinės, pėrshtatur me guva dhe ujėvara, karakteristike sipas zonave.
Parku veror i Pekinit, Yihėyuan, qė kishte qenė pallati veror perandorak, ėshtė ruajtur mirė ashtu siē kishte qenė edhe mė parė, po me atė shkėlqim, misticitet, po me ato ndėrtesa karakteristike dhe ato labirinthe tė panumėrta, sė bashku me liqenin e tij tė bukur e tė madh Kunming.
Pallati Dimėror i Pekinit, Gugong, qė ka qenė oborri i madh perandorak plot pallate e ndėrtesa antike kineze, ėshtė ruajtur mirė, plot madhėshti dhe histori tė kohėrave nga mė tė ndryshmet, nė njė vend me histori nga mė tė vjetrat e botės. Zoti Bujar Bedalli vazhdoi: Kudo qė shkuan, vumė re me kėnaqėsi se nė kėto vende turistike tė njohura pėr lashtėsinė e tyre, historinė e tyre, stilin e veēantė tė ndėrtimit, kishin shumė vizitorė tė huaj, nga tė gjitha vendet e botės, tė cilėt njiheshin jo vetėm me Kinėn e re, me ndryshimet kolosale qė kishte bėrė populli kinez, por edhe me historinė e Kinės mijėravjeēare.
Mbas vizitave tė shumta, i kėrkova, tha zoti Bedalli, shoqėruesit tonė zotit Sun, qė po tė ishte e mundur tė vizitoja edhe shkollėn, ku unė kisha kryer studimet, "Institutin e Pyjeve tė Pekinit" siē quhej atėhere. Shoferi qė na shoqėronte Shjao Xhou, pasi bėri dy telefonata me celular, kėtu vėshtirė se mund tė gjeje kinez qė tė mos kishte celular, u nis nė drejtim tė Institutit. Rruga dikur e ngushtė, tani ishte kthyer nė njė autostradė tė gjerė, me shumė nėnkalime dhe mbikalime.
Mbas 40 minutash udhėtim, vende krejtėsisht tė ndryshuara dhe qė ishte e pamundur tė orientosh edhe, mbas njė telefonate tė shkurtėr ndaluam para njė sheshi, ku ngrihej njė ndėrtese shumė tė lartė dhe sipėr lexova "Universiteti i Ekonomisė Pyjore Pekin". I kėrkova shoqėruesit tė mė linte vetėm, tė paktėn brenda territorit tė Universitetit qė tė mund tė gjeja auditoret ose konviktin, ku kisha jetuar dhe mėsuar pėr 6 vjet. Sa shumė kujtime, sa shumė mall pėr shokėt e mi kinezė dhe pedagogėt shumė tė pėrgatitur, tė papėrtuar qė tė mė ndihmonin, tė dashur, qė na bėnin ta ndjenim vehten mirė, edhe pse mijėra kilometra mė ndanin nga atdheu dhe nga njerėzit e mi. Sa shumė ėndrra kisha thurrur nė ato vite tė jetės studentore pėr tė ardhmen time, kur do tė kthehesha i diplomuar nė Shqipėri. Duke ecur rrugėve tė brendshme tė Universitetit, tepėr i emocionuar pėr tė gjetur qoftė edhe njė ndėrtesė, qė mund ta njihja, mė dilnin parasysh shokėt e mi studentė dhe pedagogėt. Ku ishin ata tani?
Rastėsisht nė korridorin e njė ndėrtese, ku shkruhej: "Laboratori Biokimik" takova njė burrė, qė nga mosha duhej tė ishte pedagog. Kur mė pa tė huaj dhe qė lexoja nė dyert e dhomave, duke kėrkuar diēka, mė pyeti, se me se mund tė mė ndihmonte. I thashė se kisha ardhur nga Shqipėria dhe se dyzet vjet mė parė kisha qenė student i kėtij Instituti. Pak ēudi, pak heshtje dhe pastaj: "Ku dėshironi t'ju shoqėroj, pasi ju tashmė qenkeni profesori im!..." I thashė qė kisha dėshirė tė shikoja auditorin, konviktin, mencėn, qendrėn sportive etj. Mė shpjegoi se tashmė gjithēka ishte ndryshuar, nė vend tė ndėrtesave tė ulta janė ngritur tė larta, pasi numri i studentėve ėshtė rritur, nevojat pėr auditore dhe laboratore janė shtuar. E falenderova bashkėbiseduesin tim tė rastėsishėm dhe u ktheva tek shoqėruesit e mi. Tė dashur lexues, deri kėtu ju tregova pėr pjesėn e dytė tė kujtimeve tė paharruara tė zotit Bujar Bedalli gjatė vizitės sė tij, tė bėrė vitin e kaluar nė Kinė. ( Daming )
|