|
dėgjoni
Tė dashur lexues, jam Damini, ju pėrshėndes pėrsėri larg nga Pekini. Sot do tė vazhdoj t'ju tregoj pėrshtypjet e mia qė mė kanė lėnė disa ngjarje tė paharruara nė Shqipėri.
U njoha dhe u miqėsova me kryetarin e Shoqatės sė Miqėsisė Shqipėri-Kinė zotin Bujar Bedalli, i cili nė bisedat me mua mė foli edhe pėr pėrshtypjet e tij tė paharruara nga Kina. Kujtimet e tij mė prekėn shumė dhe mė kanė lėnė pėrshtypje shumė tė thellė. Jemi kinezė dhe jetojmė gjithmonė nė Kinė, prandaj nuk i ndjejmė aq shumė ndryshimet e Kinės sa qė ndjejnė tė huajt dhe sikurse thoshte njė nga vargjet e njė poezie kineze: "Nuk e shoh pamjen e vėrtetė tė malit Lushan, pėr arsye se ndodhem nė mes tė tij." Pra le tė lexoni kujtimet e tij nga njė vizitė nė Republikėn Popullore tė Kinės.
Nė fillim zoti Bujar Bedalli foli me emocion pėr kthimin e tij tė parė pas diplomimit nė Institutin e Pyjeve tė Pekinit, sot Universitet i Ekonomisė Pyjore tė Pekinit. Ai mė tregoi nė gjuhėn kineze:
"Unė vajta nė shkollėn time dhe nuk e njoha fare, nuk e dallova, sepse nė tė kishin ndodhur ndryshime tepėr tė mėdha."
Ai tha se nė maj tė vitit 2004, me ftesė tė kryetarit tė "Shoqatės sė Popullit Kinez pėr Miqėsinė me Botėn e Jashtme" zotit Cheng Haosu, ne, delgacioni i Shoqatės sė Miqėsisė Shqipėri-Kinė, thotė Bujari, vizituan Kinėn pėr tė marrė pjesė nė aktivitetet e organizuara me rastin e 50-vjetorit tė krijimit tė kėsaj Shoqate.
Si kryetar i Shoqatės sė Miqėsisė Shqipėri-Kinė, por edhe si ish-student shqiptar i diplomaur nė Pekin nė vitin 1966, kjo vizitė do tė mė shėrbente pėr tė parė ndryshimet e mėdha qė kishte bėrė Kina dhe veēanėrisht Pekini, ku unė sė bashku me mė shumė se 100 studentė shqiptarė kryem studimet e larta, apo edhe Shangai, ku kisha kryer edhe praktikėn e diplomės.
Ai kujtoi me hollėsi. Avioni i Linjės "Turkish Aerllain" zbriti nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Pekinit nė orėn 13. Pranė ndėrtesės sė vjetėr tė aeroportit, qė kishim lenė shumė vjet mė parė e qė dukej si njė relike e kohės sė shkuar, ndėrtesa e re e aeroportit ishte gjigante, e pafund, ndėrtuar me stil modern dhe plot dritė. Personeli me mirėsjellje na uronte: "Mirėseardhėt nė Republikėn Popullore tė Kinės." Nė dalje tė Aeroportit na pritėn pėrfaqėsuesit e Shoqatės Kineze tė Miqėsisė, tė cilėt me mirėsjelljen qė i karakterizon, na bėnė tė harrojmė lodhjen e udhėtimit tė gjatė prej 9 orėsh direkt nga Stambolli nė Pekin.
Zoti Bujar tregoi se zoti Sun qė shoqėroi delegacionin shqiptar gjatė gjithė kohės sė qėndrimit nė Kinė, kishte qenė nė Shqipėri nė qershor tė vitit 2003 si anėtar i njė delegacioni i Shoqatės sė Popullit Kinez pėr Miqėsinė me Botėn e Jashtme. Ky delegacion kryesohej nga kryetari i kėsaj Shoqate zoti Cheng Haosu.
Mbas takimit shumė tė pėrzemėrt mes miqsh, makina e delegacionit tonė u nis drejt qendrės sė Pekinit. Pėrpara nesh, thotė Bujari, u duk njė autostradė e gjerė me 8 korsi nga njė rrugė vetėm me dy korsi qė kisha lenė kur u largova nga Pekini para 37 vjetėve. Pekini qė gjeta, ishte njė Pekin tjetėr, jo ai qė kisha lėnė dhe ku kisha jetuar 6 vjet.
"Unė pashė Pekinin, pashė edhe Shangain, pashė edhe ndryshimet. Nė fakt, nuk ishin ndryshime, ishte njė Kinė tjetėr. Nė bisedėn qė patėm me kryeministrin kinez, ai mė pyeti: Si e ke gjetur Pekinin? Unė i thashė se nuk e gjeta mė, Pekini ka humbur, sepse Pekini nuk ishte mė ai Pekin, ku kam qenė unė 37 vjet mė parė. Pekini ishte njė Pekin tjetėr dhe Shangai ishte njė Shanga tjetėr."
Bujari thotė se Pekini ėshtė njė qytet modern me stil tė ri ndėrtimi dhe infrastrukturė tė zhvilluar. I bukur, i pastėr dhe i gjelbėruar. Ndėrtesat shumėkatėshe, me stile nga mė tė ndryshmet kishin zėvendėsuar ndėrtesat e ulta me dritaret e vogla tė tipit kinez.
Rrugė tė gjėra, rrugė ajrore tė shumta qė lidhnin pjesė tė ndryshme tė qytetit me njėra tjetrėn. Parqe tė lulėzuara me liqene tė vogla artificiale, qė ndodheshin pothuajse nė ēdo qendėr banimi. Hotele tė shumta, seli tė panumėrta tė shoqėrive vendėse dhe tė huaja, banka tė vendeve tė ndryshme, institucione tė tė gjitha llojeve.
Ne, vazhdon zoti Bujar, do tė qėndronim nė njė Hotel nė zonėn "Qianmėn". Kėtė zonė, megjithėse e njihja mirė qė kur isha student, nuk po e dalloja dhe nuk sillja ndėrmend asgjė nga "Qianmėni" i dikurshėm. Zona ishte rinovuar me ndėrtesa tė reja, rrugė tė gjėra dhe tė pastra.
Ndaluam nė Hotelin "Capital", ose siē quhet nė kinezēe nė Hotel "Kryeqytet".
Na pritėn me shumė pėrzemėrsi punonjėsit e shėrbimit tė Hotelit qė na ndihmuan tė regulloheshin nė dhomė. Hoteli ishte plot me tė huaj, delegacione ose turistė, por kishte dhe shumė kinezė qė vinin pėr punė apo pėr tė vizituar kryeqytetin e tyre.
Tė dashur lexues, deri kėtu ju tregoj "Kujtime tė paharruara tė zotit Bujar Bedalli nga njė vizitė e tij e bėrė nė maj tė vitit 2004 nė Republikėn Popullore tė Kinės", do tė vazhdoj tė lexoni pjesėn e dytė tė kujtimeve tė tij nga kjo vizitė. ( Daming )
|