Viti 2004 ishte njė vit plot me sihariqe pėr zotin Li Xinghao 50 vjeēar, kryetar i kėshillit tė kompanisė me aksione tė kufizuara tė prodhimit tė kondicionerėve tė ajrit Zhigao tė provincės Guangdong, qė ėshtė ndėrmarrja mė e madhe private e prodhimit tė kondicionerėve nė Kinė. Gjatė njė viti qė kaloi, sasia e shitjes sė produkteve tė kompanisė sė tij u rrit mbi 50% dhe, pėr kėtė sukses, ai fitoi titullin e nderit "njė nga 10 figurat e reformės dhe novacionit nė Kinė" dhe revista e njohur tregtare amerikane?Forbes?e pėrfshiu atė pėr herėn e tretė nė listėn e magnatėve nė pjesėn kontinentale tė Kinės.
Shtėpia e Li Xinghaout ndodhet nė fshatin Feng-gang nė periferi tė qytetitt Foshan tė provincės Guangdong, njė orė rrugė me makinė larg qytetit Guangzhou, qytet i njohur nė Kinėn Jugore. Kėtu nuk gjendet mė arė me kulturė bujqėsore, megjithėse quhet fshat. Banesat e fshatarėve, dyqanet dhe godinat e fabrikave na lėnė pėrshtypje se kėtu nuk ėshtė mė njė katund, por njė qytezė e vogėl.
Shtėpia e Li Xinghaout nuk ėshtė shumė e njohur pėrreth. Ėshtė njė godinė katėkatėshe me ngjyrė tė kuqe tė hapur. Nė katin pėrdhes ka qenė ofiēina e tij e prodhimit tė dorezave prej pėlhure tė pambuktė, kurse nė katet e tjera kanė qenė dhomat e jetesės. Nė dhomėn e pritjes, qė duket shumė e thjeshtė, janė kryesisht mobilje prej druri. Atje gjendet edhe njė makinė e vjetėr qepėse.
Li Xianghao dhe gruaja e tij kanė dy bija. Me ta jeton edhe nėna e tij 80 vjeēare. Li Xinghao dhe gruaja e tij punojnė nė kompaninė e tyre, bija e madhe studjon nė Zelandėn e Re, kurse bija tjetėr mėson nė shkollėn e mesme tė ciklit tė lartė. Meqenėse secili prej tyre ėshtė zenė me punėn e vet, ėshtė e rrallė qė pėrmblidhet e gjithė familja sė bashku, bile shpesh herė, mbeten nė shtėpi vetėn nėna e tij me shėrbėtoren.
Nėna e Li Xinghaout tha se jeta e saj ėshtė e larmishme: shikon programe televizive, bėn punė shtėpiake brenda mundėsive dhe pastron dhomat. Ajo ka prirje tė qepė rroba, se ka dy duar tė arta. Ajo ėshtė veshur me njė xhup pa mėngė prej kadifeje, tė bėrė me duart e veta. Plaka ėshtė e shkurtėr dhe e hollė, por duket energjike dhe flet shpejt.
"Biri im ėshtė shumė i zėnė. Del nga shtėpia qė nė orėn 6 tė mėngjesit. Nuk ka kohė tė kthehet nė shtėpi. Nganjėherė, vjen vetėm dy a tri herė nė mbrėmje brenda njė jave."
Li Xinghao ėshtė me tė vėrtetė shumė e zėnė me punė. Edhe ai ėshtė i shkurtėr dhe flet shpejt. Ai lindi nė fshat. Babai i vdiq herėt, prandaj ai dhe fėmijėt e tjerė u rritėn vetėm nga nėna. Jetonin dikur shumė vėshtirė, prandaj ai la shkollėn herėt, pa mbaruar shkollėn e mesme tė ciklit tė lartė.
Pėr tė mbajtur gjithė familjen, Li Xinghao u mor me tregti qysh nė moshėn e djalėrisė dhe kishte hapur dikur njė dyqan tė vogėl. Para 10 vjetėve, ai hapi nė shtėpi njė ofiēinė tė riparimit tė paisjeve tė ftohjes. Pas disa vjet zhvillimi, ajo ofiēinė u shndėrrua nė njė kompani tė madhe moderne, e cila prek shumė fusha, si fushat e kondicionarėve, produkteve elektronike, kimike, biologjike e tė tjera. Produktet e kompanisė sė tij eksportohen nė 200 vende dhe rajone tė botės.
Provinca Guangdong, qė ėshtė vendlindja e Li Xinhaout, ėshtė njė nga zonat ku janė zhvilluar mė shpejt ndėrmarrjet private. Qysh nė fillim tė viteve 90 tė shekullit tė fundit, ndėrmarrjet private zhvilloheshin paralelisht me ndėrmarrjet e pronės shtetėrore dhe ndėrmarrjet e pronės kjolektive. Li Xinghao tha se gjatė 10 vjetėve tė fundit, ndėrmarrja e tij u zhvillua kaq shpejt nė sajė tė pėrkrahjes sė madhe tė administratės lokale.
"Sektorėt qeveritarė kanė rendiment tė lartė tė punės dhe kanė vetėdije tė na shėrbejnė. Personeli i sektorėve qeveritrė, qė pėrgjigjen pėr punėn financiare, vijnė te ne pėr tė marrė vesh se ēfarė ndihmė kėrkojmė ne. Administrata merr parasysh problemet duke u nisur nga kėrkesat e ndėrmarrujeve dhe kjo ėshtė pėrkrahje e madhe pėr ne."
Sot, kompania Zhigao zhvillon bashkėpunimin me shumė kompani ndėrshtetėrore nė botė. Krahas zhvillimit tė ndėrmarrjes sė tij, Li Xinghao mendon se ēfarė mund tė bėjė ai pėr fshatin e vet. Njė pjesė e madhe e punėtorėve tė ndėrmarrjes sė tij janė nga fshati i tij; ai u shpėrndan ēdo muaj pleqve dhe plakave mbi 55 vjeēare tė holla pėr shpenzimet e nevojshme; ai shpenzoi njė shumė tė konsiderueshme pėr ndėrtimin e fushės sė basketbollit, pishinės sė notit, shtėpisė sė pleqėrisė dhe parkut nė fshatin e tij.
Suksesi i Li Xinghaout ėshtė i pandarė nga pėrkrahja e madhe e gruas sė tij Zou Vanling, qė ėshtė njė grua e thjeshtė dhe serioze nė punė. (Zheng)
|