v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-01-31 20:23:37    
Balonat tabake nė Kinė (2)

cri

 

 dėgjoni

Pak histori...

Balonat janė shpikur nė Kinė rreth 3 mijė vjet mė parė. Nė ato kohėra balonat ndėrtoheshin me shkopinj bambuje dhe me vela e fije mėndafshi. Sot, pėr ndėrtimin e balonave pėrdoren materiale tė reja, si najlon dhe fibra xhami, qė i bėjnė ato mė tė forta, mė tė lehta dhe mė tė qėndrueshme. Nė shekullin e 19-tė balonat u pėrdorėn pėr qėllime eksperimentale. Ndėrkohė, nė s

hekullin e 20-tė dhe tė 21-tė ato u pėrdorėn pėr qėllime ushtarake. Nga Kina, balona kaloi nė Azi e mė vonė nė Evropė dhe tani nė kohėrat moderne edhe nė Amerikė, Australi e nė vende tė tjera.

Balonat shikohen dhe si objekte pioniere nė historinė e fluturimit. Balonat tabake janė shfaqur shumė mė herėt se balona e parė fluturuese e vitit 1783 dhe se vėllezėrit Wright tė shpiknin aeroplanin mė 1903.

Sipas njė legjende kineze thuhet se kur njė fshatar kinez lidhi me spango kapelen e tij qė tė mos ia merrte era, lindi dhe balona e parė. Ky art apo sport i ri u pėrhap prej tregtarėve nga Kina nė Kore dhe nga Azia nė Indi. Secili vend tashmė ka zhvilluar njė mėnyrė tė veēantė tė bėrjes sė balonave, si dhe qėllime kulturore tė ndryshme pėr ngritjen e tyre nė fluturim.

Historia e balonave tregon se ato ishin fillimisht lojra vetėm pėr kastėn mbretėrore dhe aristokracinė, por mė pas, duke filluar andej nga shekulli i 11-tė, ato u kthyen nė njė argėtim popullor e tepėr tė zakonshėm pėr kinezėt. E mė vonė akoma nė njė aktivitet sezonar.

Nė pjesėn veriore tė Kinės, sezoni kryesor pėr fluturimin e balonave pėrkon me kohėn nga Viti i Ri Hėnor Kinez (zakonisht Janar ose Shkurt) deri nė Festivalin Qingming (zakonisht nė muajin prill), pėr shkak tė erėrave tė favorshme tė kėsaj periudhe. Ndėrsa nė pjesėt jugore tė Kinės, vjeshta ėshtė stina mė e mirė pėr tė ngritur balona.

Kinezėt janė mjeshtra pėr tė bėrė balona. Ata bėjnė balona shumėngjyrėshe dhe shumėformėshe, si nė formėn e dragonjve, zogjve e fluturave. Disa balona me forma kafshėsh janė sajuar nė mėnyrė tė tillė, qė, nė ajėr, tė rrotullojnė sytė dhe tė pėrplasin krahėt, duke tė krijuar pėrshtypjen e qenieve tė gjalla. Disa tė tjera janė aq tė mėdha, sa duhen disa njerėz qė t'i pėrdorin e t'i drejtojnė nė ajėr.

Balonat janė mjete tė mrekullueshme fluturuese dhe zakonisht ndėrtohen me letėr. Shumė, shumė kohė mė parė kinezėt shpikėn balonėn e parė. Atėherė njerėzit i pėrdornin balonat pėr tė shkėmbyer mesazhe midis tyre, pasi s'kishte as telefona, as kompjutėr e as radio. Ndėrsa sot njerėzit i ngrejnė balonat nėpėr parqe e plazhe pėr t'u argėtuar. E bukura nė lidhje me balonat ėshtė se ato mund t'i bėsh tė fluturojnė shumė lart nė qiell ose shumė ulėt.

Qėllimi mė i hershėm i balonave mendohet tė ketė qenė ushtarak. Sipas legjendės thuhet se Han Xin, njė gjeneral i famshėm ( 206-202 p.e.s) ngriti njė balonė dhe pastaj pėrdori gjatėsinė e fijes sė saj pėr tė pėrcaktuar largėsinė e pallatit tė armikut. Duke marrė kėtė tė dhėnė, ai gėrmoi njė tunel dhe sulmoi pallatin.

Ndėrsa rreth vitit 549 e.s. njė balonė e ngritur nga njė kėshtjellė sinjalizonte pėr pėrforcime. Njė lloj tjetėr balone fluturuese sinjalizonte pėr pėrdorimin e eksplozivėve ndaj armikut.

Mė vonė balonat filluan tė pėrdoren thjesht pėr qejf. Li Ye, rreth shekulli 10-tė, bėri njė balonė nė oborrin mbretėror dhe i lidhi pipa bambuje qė ajo tė lėshonte tinguj nė ajėr nga era, si instrumenti muzikor zheng. Qė atėherė, fjala balonė nė gjuhėn kineze ėshtė fengzheng. Shumica e balonave tė asaj kohe bėheshin me mėndafshe tė pikturuara e tė stilizuara bukur me ornamente e pjesė plotėsuese tė mrekullueshme. Ngjyrat kryesore tė balonave janė e kuqja, e verdha dhe bluja. Kėto ishin ngjyrat kryesore tė veshjeve tė perandorit, tė shumicės sė grave, bile edhe tė qėndisjeve nė kėpucėt e fėmijėve tė fshatit.

Disa besėtytni

Dikur edhe shumė besėkotėsi kanė qenė tė lidhura me ngritjen e balonave. Kėshtu, thuhej se nėse kėputej fija e balonės dhe ajo binte mbi shtėpinė e dikujt, ishte njė ogur i keq dhe pėr kėtė balona duhej tė shkatėrrohej qė tė parandalonte fatkeqėsinė. Nėse balona rrėzohej nė oborrin e njė shtėpie fqinjė, pronari i balonės duhet ta kėrkonte e ta merrte atė mbrapsht. Fqinji mund ta kthente atė me ngurrim, por gjithmonė, pasi kishte bėrė dy vrima nė sipėrfaqen e balonės pėr tė prishur fatin e keq.

Popullsia e Kinės veriore besonte se gjatė festivalit tė Fenerėve (dita e pestė e muajit tė parė sipas kalendarit kinez) ēdo shtėpi duhet ta dėrgonte Zotin e Shėndetit, qė zbriste nė vigjilje tė vitit tė ri, pėrsėri nė parajsė. Pėr kėtė, tė gjithė, tė varfėr e tė pasur, dilnin nė mesditė pėr tė ngritur balona. Kur vinte nata balonat vazhdonin tė fluturonin nė qiell. Nė mesnatė tė gjithė dilnin jashtė pėr tė lidhur tek fijet e balonave fenerė dhe pėr tė shpėrthyer fishekzjarrė. Pas mesnate, mendohej qė Zoti i Shėndetit ishte kthyer nė parajsė dhe festuesit ktheheshin nė shtėpi pėr tė fjetur, ndėrsa balonat vazhdonin tė qėndronin lart nė qiell. Nė mėngjes balonat nuk shiheshin mė, duke lėnė pas vetėm fijet e tyre. Besohej se balonat kishin marrė me vete shqetėsimet dhe fatkeqėsitė e njerėzve.

Dhe interesi...

Historianėt mendojnė se balonat kanė rreth 2-3 mijė vjet qė fluturojnė dhe ne, megjithatė, nuk jemi mėrzitur e vazhdojmė tė mrekullohemi prej tyre.

Por pėrse ne kemi kaq interes pėr balonat? Mos ndoshta se na intereson hapėsira apo udhėtimet ajrore?

Balonat na japin ne mundėsinė tė ndjejmė drejtpėrdrejtė energjinė e erės si forcė natyrore. Mbase balonat janė njė mėnyre shumė e mirė pėr tė shijuar natyrėn nė njė mbasdite tė paqtė. Ēfarėdo aryesh tė ekzistojnė, shumica e balonafluturuesve shprehen se ngritja e balonave ėshtė megjithėmend njė pėrvojėė madhėshtore. I rrėmbehesh pėr njė ēast botės tokėsore dhe shijon balonėn tėnde tek kalėron erėn e zbukuron qiellin. (R.Stringa)