v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-01-18 16:36:34    
Atentat i Gjing Kėsė kundėr mbretit tė Ēinit

cri

Tė dashur lexues, po fillojmė rubrikėn "Trgime dhe legjenda kineze". Po ju rrėfejmė tregimin historik me titull "Atentat i Gjing Kėsė kundėr mbretit tė Ēinit".

Nė vitet e fundit tė periudhės sė Shteteve Ndėrluftuese nė historinė kineze, shteti Ēin ndėr 7 fuqitė e atėhershme ishte zhvilluar nė njė fuqi tė pamposhtshme. Nė vitin 230 para erės sė re, Ying Zheng, mbret i shtetit Ēin, dėrgoi forca ushtarake, tė cilat zhdukėn shtetin Han me njė tė goditur dhe pas njė viti ato sulmuan shtetin Zhao, si rezultat, mbreti i Zhaos u dorėzua pa asnjė kusht. Pastaj, forcat ushtarake tė Ēinit e drejtuan tehun direkt kundėr shtetit Yan, sot Pekini dhe zonat pėrreth. Pėr tė shpėtuar vendin e tij, princi trashėgimtar Dan i shtetit Yan dėrgoi atentatorin Gjing Kė pėr tė bėrė atentat kundėr jetės sė mbretit tė Ēinit.

Pasi arriti nė Sian-yang, kryeqytet i shtetit Ēin, Gjing Kė u tha ministrave tė Ēinit se mbreti i Yanit kishte shumė frikė nga shteti Ēin, nuk guxonte tė rezistonte dhe ishte gati tė dorėzohej, prandaj dėrgoi atė pėr t'i dorėzuar mbretit tė Ēinit dy dhurata: njėra ishte koka e prerė e gjeneralit Fan Yuqi tė shtetit Ēin, i cili ishte arratisur nė shtetin Yan; e dyta ishte njė hartė e shtetit Yan. Mbreti i Ēinit u gėzua shumė pasi dėgjoi kėtė dhe e priti Gjing Kė nė pallatin Sian-yang.

Kur mbreti i Ēinit e shpalosi hartėn, u duk njė kamė dhe Gjing Kė e rrėmbeu kamėn nė dorė. Pa patur kohėn pėr tė nxjerrė shpatėn, mbreti i Ēinit u fsheh menjėherė prapa shtyllės sė bronztė, por Gjing Kė e ndoqi. Mbreti i Ēinit nxori shpatėn dhe i preu Gjing Kėsė njė kėmbė. Gjing Kė u rrėzua nė dyshemé dhe e hodhi kamėn pėr tė goditur mbretin e Ēinit, por nuk e goditi. Kama u ndesh nė shtyllėn e bronztė dhe ra nė dyshemé. Rojtarėt e Ēinit hynė nė sallė dhe vranė Gjing Kė.

I inatosur nga kjo ngjarje, mbreti i Ēinit dėrgoi trupa ushtarake pėr tė sulmuar shtetin Yan, tė cilat zunė menjėherė kryeqytetin Gjiēeng tė shtetit Yan, sot Pekini. Mbreti i Yanit dhe princi trashėgimtar Dan u arratisėn nė Liaodong, por trupat ushtarake tė Ēinit ndoqėn. Mbreti i Yanit dėrgoi njeri qė e vrau princin trashėgimtar Dan dhe ishte gati t'ia dorėzonte kokėn e tij shtetit Ēin, por trupat e Ēinit prapė e ndoqėn dhe e zunė rob mbretin e Yanit. Qė nga ajo ditė, u zhduk shteti Yan.

Gjatė 5 vjetėve tė pastajmė, shteti Ēin zhduku edhe shtetet Ēu dhe Vei, kurse shteti Ēi nė lindje u dorėzua pa bėrė aspak rezistencė. Nė vitin 221 para erės sė re, Ying Zheng, mbreti i shtetit Ēin shpalli formimin e dinastisė Ēin, e cila ishte perandoria e parė feudale me pushtet tė centralizuar qendror nė historinė kineze dhe ai u shpall perandor, qė ishte i pari monark kinez me titull "perandor"dhe qė u quajt "perandori Ēin Shi Huang".

Tė dashur lexues, dhamė rubrikėn "Tregime dhe legjenda kineze".

fund