v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-01-17 20:33:24    
Sporti masiv i tenisit po zhvillohet me shpejtėsi nė Kinė

cri
Shumė media kineze e quajnė vitin 2004 "viti i tenisit nė Kinė", sepse vitin e kaluar, ēifti i tenisteve kineze Li Ting dhe Sun Tiantian fituan nė Athinė medaljen e parė tė artė tė tenisit tė Lojėrave Olimpike; Pekini organizoi me sukses garėn e parė tė tenisit "China Open"; Shangai nėnshkroi marrėveshjen me Shoqatėn e Tenisit Profesionist pėr Meshkuj dhe do tė organizojė garat e kėsaj shoqate nė 3 vitet e ardhshme. Krahas kėtyre, me zhvillimin e ekonomisė kineze dhe pėrhapjen e sportit tė tenisit, tenisi ka hyrė edhe nė jetėn e banorėve tė thjeshtė kinezė dhe ėshtė bėrė njė nga sportet mė tėrheqėse tė kinezėve.

Tenisi quhet sporti i aristokracisė botėrore dhe lindi nė Francė nė shekullin e 12-tė. Nė vitin 1885, misionarė dhe biznesmenė tė huaj e sollėn sportin e tenisit nė qytete tė mėdha kineze si Shangai, Guangxhou etj. Mė vonė, disa shkolla fetare filluan tė zhvillonin kėtė sport. Pėr shkak tė terreneve sportive dhe pajisjeve tė shtrenjta, nė tė kaluarėn, vetėm tė pasurit mund tė luanin tenis.

Me zhvillimin e shpejtė tė ekonomisė kineze, tani tenisi ėshtė pėrhapur nė mbarė vendin. Shefi i komisionit tė informacioneve tė Shoqatės sė Tenisit tė Kinės Xiao Ning tha:

"Reforma dhe hapja ndaj botės sė jashtme e Kinės ka nxitur zhvillimin e shpejtė tė sportit tė tenisit nė Kinė. Tenisi ėshtė njė sport shumė i kushtueshėm dhe profesionist, por me shtimin e tė ardhurave, edhe banorėt e thjeshtė mund tė merren me kėtė sport."

Xiao Ning tha se nė vitin 2004, mė se 5000 persona morėn pjesė nė garat amatore tė tenisit tė organizuar nga Shoqata e Tenisit tė Kinės, njėkohėsisht kishte edhe 200 mijė persona qė morėn pjesė nė garat amatore tė tenisit tė organizuara nga shoqata lokale tė tenisit dhe organizata tregtare. Sipas statistikave, tani afro 2 milionė kinezė merren me sportin e tenisit.

Si qendra e sportit tė tenisit, Pekini ka mbi 1000 terrene tė tenisit dhe afro 100 klube tė tenisit. Ēdo fundjavė, organizohen shumė gara dhe ushtrime. Trajneri privat i tenisit Hang Ronghua tha:

"Tani luajtja e tenisit ėshtė njė gjė e zakonshme nė Kinė. Krahas tė pasurve, edhe banorėt e thjeshtė mund tė merren me kėtė sport, pėrshembull shumica e sportdashėsve tė tenisit nė Pekin janė banorė tė thjeshtė."

Shefi i komisionit tė informacioneve tė Shoqatės sė Tenisit tė Kinės Xiao Ning tha se tani tenisi kinez po zhvillohet shumė mirė, Shoqata e Tenisit e Kinės do tė marrė njė sėrė masash pėr tė nxitur dhe standardizuar mė tej zhvillimin e tenisit nė Kinė. Ai tha:

"Pėr tė shtuar njohjen e publikut pėr sportin dhe kulturėn e tenisit, Shoqata e Tenisit e Kinės do tė bėjė disa punė drejtuese, sė pari nė vitin 2005 do tė publikojmė standardin e terreneve tė tenisit; sė dyti, kėtė vit do tė organizojmė vazhdimisht disa gara tė mėdha pėr amatorė; sė treti do tė pėrhapim sportin e tenisit tek fėmijėt pėr tė pėrgatitur talente tė reja tė tenisit." (fani)