|
Tė dashur lexues, kjo kėngė me ritėm tė shpejtė dhe me stil tė veēantė, qė po dėgjoni, quhet "kėnga e Tamburit tetė kėndėsh", njė lloj kėnge nga pjesėt teatrale tradicionale tė kombėsisė Manēure. Ka 150 vjet qė kėngėt e kėtij lloji ėshtė pėrhapur nė lagjat dhe rrugicat e qytetit Pekin. Edhe sot, shumė pekinas tė moshuar nga kombėsia Manēure e marrin kėndimin e kėtyre kėngėve si njė gėzim i madh. Kėngėt e kėtij lloji kanė marrė emėrtimin "Bajiaogu" sepse ato shoqėrohen me njė lloj tambur tetė kėndėsh, se nė gjuhėn kineze "ba jiaso gu" do tė thotė "tambur me tetė kėnde". Ky lloj instrumenti duket i vogėl, por prodhohet posaērisht pėr tė shoqėruar kėngėt qė kėndojnė artdashėsit nga kombėsia Manēure. Artisti nė trupėn e operės Kunqu tė Pekinit zoti Zhang Vei Dong, qė ėshtė nga kombėsia Manēure, ka njohur shumė mirė preardhjen e tamburit tetėkėndėsh dhe thotė se forma e kėtij tamburi ka domethėnie tė veēantė.
"Tamburi tetė kėndėsh ka ardhur duke marrė shembull pjesėrisht nga tamburi Saman dhe pjesėrisht nga tamburi ushtarak. Tetė kėndet simbolizojnė tetė flamuj; mbulesa me lėkurė boaje tė kėndeve simbolizon unitetin kombėtar; tre cimbalet nė secilin kėnd simbolizojnė tri kombėsitė e mėdha, kombėsitė Manēure, Mongole dhe Han; kallinjtė nė pjesėn e poshtme tė tamburit simbolizojnė korrjet e bollshme." Qytetarėt e moshuar nė Pekin i quajnė banorėt nga kombėsia Manēure "njerėz tė flamujve". Edhe vetė manēurėt e quajnė veten e tyre "njerėz tė flamujve". Ky emėrtim ka ardhur nga historia. Para 300 vjetėve, kombėsia Manēure themeloi dinasdinė Qing, dinastia e fundit nė historinė kineze. Sundimtarėt e ndanė banorėt e kombėsisė Manēure nė 8 organizata, tė simbolizuara me 8 lloje flamujsh me ngjyrė tė ndryshme. Ata ishin edhe si ushtarė nė rast lufte, prandaj u quajtėn "njerėz tė flamujve" ose "bijtė e 8 flamujve". Kėngėt e Tamburit tetė kėndėsh kanė ardhur pikėrisht nga kėngėt e ushtarėve kufitarė tė 8 flamujve. Ata jetonin vite me radhė nė poste kufitare dhe, kur mėrziteshin ose i merrte malli pėr tė afėrmit, sajonin dhe kėndonin disa kėngė dhe, kur ktheheshin, i sillnin ato kėngė nė Pekin. Mė vonė, ato kėngė tė bijve tė 8 flamujve hynė edhe nė oborrin perandorak dhe i pėlqyen perandorit, i cili dha urdhėr pėr tė lejuar bijtė e 8 flamujve tė kėndonin ato kėngė, bile shpėrndau zyrtarisht njė dokument, ku lejohej formimi i organizatave tė kėngėtarėve tė Tamburit tetė kėndėsh. Lidhur me kėtė, zoti Zhang tha: "Terrenet, ku ndodheshin ato organizata, quheshin klube tė Tamburit tetė kėndėsh. Meqenėse dokumenti i shpėrndarė nga perandori ishte me njė pikturė me figurė dragoi, klubet quheshin edhe "klubet e dragoit". "Bijtė e tetė flamujve", qė kėndonin nė klubet e dragoit, quheshin miq tė dragoit. Sipas kėrkesave nė dokumentin e shpėrndarė nga perandori, ata qė kėndonin nė ato klube, nuk duhej tė merrnin tė holla nga spektatorėt dhe mund tė kėndonin vetėm nė kohėn e lirė." Ato rregulla, qė pėrcaktoi perandori i dinastisė Qing 150 vjet mė parė pėr bijtė e tetė flamujve, respektohen edhe sot nga banorėt e kombėsisė Manēure tė Pekinit. Ata formojnė klube tė kėngėtarėve amatorė vetėm pėr tė argėtuar dhe jo pėr tė holla, se ata nuk pretendojnė leverdi. Korrespondenti ynė vizitoi njė nga kėto klube, ku ishin mbi 20 veta, shumica e tė cilėve ishin pleq. Nėmes tė tingujve tė tamburit, filloi shfaqja tyre. Njė plak me flokė tė thinjur, duke mbajtur nė dorė njė tambur, filloi tė kėndonte plot me pasion. Pranė tij ishte njė plak i verbuar, qė shoqėronte me instrumentin popullor Sanxian, qė do tė thotė "instrumenti me tri tela". I shkėlqente fytyra rrudha-rrudha dhe ai i binte instrumentit si i regjur nė interpretim, duke e shoqėruar nė mėnyrė harmonike kėngėtarin plak, qė po kėndonte me gjithė mend. Kėngėtari amator zoti Ma Ēi tha i gėzuar: Unė marr pjesė rregullisht nė kėto aktivitete dhe pesė miq tė vegjel mė kanė ftuar si mėsues. Kjo gjė i ngriti nė qiell kėngėt e shoqėruara me instrumentin njė-telėsh, qė i preferoj unė. Gėzohem qė ka edhe fėmijė qė pėlqejnė pjesėt teatrale dhe tė pesė fėmijėt mėsojnė kėto kėngė jo pėr mjet jetese, por pėr argėtim. Ne kėndojmė kėngė tė shoqėruara me instrumentin njėtelėsh plotėsisht pėr tė lidhur miqėsi nėpėrmjet artit." Ndėrkohė u ngjit nė skenė njė djalosh i veshur me kostume blu sportive tė modės sė fundit dhe filloi tė kėndonte si kėngėtar i kualifikuar, duke i bjėrė tamburit qė mbante nė dorė. (Zheng)
|