v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-01-11 19:03:59    
Ēu Zhe ia mbushi mendjen mbretėreshės sė Zhaos

cri

Tė dashur lexues, po japim rubrikėn "Tregime dhe legjenda kineze". Sot do t'ju rrėfejmė tregimin me titull "Ēu Zhe ia mbushi mendjen mbretėreshės sė Zhaos".

Sapo mbretėresha e Zhaos hipi nė fron, shteti Ēin e sulmoi nxitimthi. Shteti Zhao kėrkoi ndihmė nga shteti Ēi dhe Ēi ra dakord ta ndihmonte me kushtin qė mbretėresha e Zhaos ta dėrgonte birin e saj mė tė vogėl si peng nė shtetin Ēi. Mbretėresha nuk e pranoi kėtė kusht. Ministrat e Zhaos u munduan t'ia mbushnin mendjen, por ajo u zemėrua dhe tha: "Kush do ta pėrmendė pėrsėri kėtė ēėshtje, unė do ta pėshtyj nė fytyrė!"nė kėtė mėnyrė, askush nuk guxonte mė ta kėshillonte atė.

Kėshilltari Ēu Zhe shkoi pėr tė parė mbretėreshėn, por ajo e priti ftohtė. Ēu Zhe tha: "Mė dhembin kėmbėt dhe nuk eci dot shpejt, prandaj kam njė kohė tė gjatė qė nuk vij pėr t'ju parė."Mbretėresha tha: "Unė lėviz me bartina."Ai e pyeti: "A keni oreks?" Ajo iu pėrgjigj: "I kaloj ditėt duke ngrėnė vetėm ēorbė." Kėshilltari tha se ai, gjithashtu, nuk kishte oreks, por ēdo ditė mezi ecte unė kėmbė dhe i dukej se ecja mė kėmbė ishte e dobishme pėr shėndetin. Mbretėresha tha: "Por unė nuk eci dot me kėmbė." Kur ajo tha kėtė, ēehrja i ishte ēelur njė ēikė,

Ēu Zhe e ndryshoi temėn e bisedės dhe tha: "Unė kėrkoj diēka nga ju. Dėshiroj qė djali im mė i vogėl tė punoj si rojtar nė pallatin mbretėror."Mbretėresha tha: "Mirė, dakord. Sa vjeē ėshtė? "Ai iu pėrgjigj:"Pesėmbėdhjetė. Ai nuk po pėrparon. Por, meqė jam plakur, unė e dua atė mbi gjithēka." Mbretėresha e pyeti: "Edhe burrat e duan mė shumė birin mė tė vogėl?" Kėshilltari iu pėrgjigj: "Bile mė tepėr se gratė." Mbretėresha qeshi dhe tha: "Jo, gratė e duan mė tepėr atė."

Ēu Zhe vazhdoi: "Por mua mė duket se ju doni mė tepėr bijėn tuaj."Ajo kundėrshtoi duke thėnė: "Ju gabuat. Dua mė tepėr birin mė tė vogėl." Ai vazhdoi: "Prindrit i duan fėmijėt e vet dhe mendojnė gjithnjė pėr tė ardhmen e tyre. Bija juaj ėshtė sot mbretėresha e shtetit Jan. Por nė fillim, kur ajo u nis pėr nė Jan, ju qatė, megjithatė ju nuk dėshironit qė shteti Jan t'ju u kthente atė. Ju shpresonit qė fėmijėt dhe niprit e saj tė trashėgomin fronin mbretėror tė Janit. " Mbretėresha tha: "Sigurisht!"

Ēu Zhe vazhdoi: "Para tre brezave, shumė njerėz tė familjes Zhao kishin tituj aristokratikė, kurse sot askush nga pasardhėsit e tyre nuk ka titull aristokratik, sepse ata njerėz kishin zėnė pozitė tė lartė pa patur hiē merita. Nė fakt, po tė dėrgohet kėsaj here djali juaj i vogėl si peng nė shtetin Ēi , ky do tė jetė njė rast i volitshėm pėr tė krijuar merita pėr shtetin Zhao." Mbretėresha e kuptoi mė nė fund dhe e dėrgoi menjėherė djalin e saj mė tė vogėl si peng nė shtetin Ēi. Kėshtu, shteti Ēi dėrgoi menjėherė trupa ushtarake pėr tė ndihmuar shtetin Zhao nė luftė.

Tė dashur lexues, dhamė rubrikėn "Tregime dhe legjenda kineze".

(fund)