v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-01-07 18:20:43    
Njė koncert me muzikė popullore kineze, i organizuar nė kuadrin e festės sė pranverės tė vitit

cri
Tė dashur dėgjues, festa e pranverės nė Kinė ėshtė viti i ri kinez, qė bie sivjet mė 9 shkurt. Sipas kalendarit tradicional kinez, ky vit ėshtė viti i gjelit, njė nga 12 lloje kafshėt pėr emėrtimin e viteve. Meqenėse fjala pėr emėrtimin e gjelit nė gjuhėn kineze ėshtė homonim i fjalės "fatbardhė", kinezėt e quajnė vitin 2005 njė vit fatbardhė, kur ēdo gjė do tė shkojė mbarė. Nė ditėt e festės sė pranverės, tė ftuar nga radio jonė, njė grup artistėsh tė shquar nga Orkestra Simfonike Radiofonike Kineze dhanė njė koncert tė bukur me muzikė popullore. Nė emisionin e sotėm, do tė japim fragmente tė kėtij koncerti dhe shpresojmė se ju do tė ndieni forcėn specifike tėrheqėse tė muzikės popullore kineze dhe do tė ndani me ne gėzimet e festės.  dėgjoni
 
Melodia, qė po dėgjoni, titullohet "Zjen hareja". Ajo ėshtė krijuar nė bazė tė kėngėve popullore tė provincės Shansi me titull "Shitja e ilaēeve" dhe "Bluarja e drithit". Kjo melodi shpreh qė nė fillim njė atmosferė tė gėzueshme, duke u interpretuar me instrumentet muzikore popullore kineze Sheng, Erhu, Pipa, Zheng antik, Yangqin e tė tjera dhe duke u zbukuruar me mjeshtri tė ndryshme, prandaj, ajo na bėn tė ndiejmė njė lehtėsi, gjallėri dhe hare. 

Instrumentet muzikore popullore kineze kanė njė histori shusmė tė gjatė dhe, pas njė zhvillimi mijėra vjeēar, kemi sot njė kompleks instrumentesh tė pėrsosura muzikore popullore, ndėr tė cilat Sheng ėshtė njė nga instrumentet mė tė hershme nė botė. Qysh nė periudhat e Pranverės e Vjeshtės dhe tė Shteteve Ndėrluftuese, qė kanė qenė periudha historike nga viti 770 para erės sė re dhe deri nė vitin 221 paa erės sė re, instrumenti Sheng ishte pėrhapur gjerėsisht dhe pėrdorej si instrumenti kryesor nė orkestra. Pas shumė shekujve, struktura e kėtij instrumenti ka ndryshuar shumė dhe kėrkesat e tij pėr mjeshtrinė e interpretuesve janė shtuar. Instrumenti i sotėm Sheng lėshon tinguj mė tė ėmbėl, harmonik dhe tė kėndshėm. Ju ftojmė tė dėgjoni tani melodinė me titull "Feniksi hap krahėt", interpretuar nga solisti i ri He Yuan me instrumentin Sheng. Feniksi ėshtė njė lloj "shpend i shenjtė" nė mitologjinė kineze. Nė kėtė melodi, nėpėrmjet pėrshkrimit tė bukurisė sė puplave tė feniksit nė momentin kur ai hap krahėt, shprehen synimet e njerėzimit pėr njė tė ardhme edhe mė tė bukur. dėgjoni
 
Instrumenti Zheng ėshtė njė nga instrumentet mė tė lashta me tela nė vendin tonė. Ky instrument muzikor, qė ka njė histori 2500 vjeēare dhe veēori tė theksuara kombėtare, u pėrhap gjerėsisht nė tokat kineze qysh nė periudhėn e Shteteve Ndėrluftuese dhe u pėlqye sidomos nė shtetin Ēin, prandaj u quajt edhe "Zheng i Ēinit". Dėgjoni tani melodinė solo me titull "Kėnga e mbrėmjes nė varkė peshkimi", interpretuar nga Li Xiaoyan me instrumentin Zheng. Melodia fillon me tinguj tė bukur dhe pėrshkruan me ritme tė shtruara tablonė e njė liqeni tė madh nėn qiellin me re tė purpurta tė mbrėmjes. Kjo melodi pasqyron gėzimin e njė peshkatari qė po kthehej me varkėn e tij plot pėr plot me peshq. 
 dėgjoni
(Shkruar nga Afėrdita dhe U Sen, pėrkthyer nga Zheng)