v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-01-06 21:11:40    
Shen Nong shijoi barėrat

cri
Nė lashtėsinė e largėt, njerėzit jetonin duke u mbėshtetur tek gjuetia. Por mė vonė, me shtimin e shpejtė tė popullsisė, ata nuk jetonin mė vetėn duke u mbėshtetur tek gjuetia, disa prej tyre mbeteshin shpesh herė pa ushqim, sėmureshin pėr shkak tė mungesės sė ushqimeve, bile vdisnin nga uria. Nė ato rrethana tė vėshtirėsive tė mėdha, lindi njė person i madh me emrin Shen Nong, i cili u shpreh i vendosur tė gjente pėr tė gjithė njė rrugėdalje tė ekzistencės.

Duke parė drurėt, lulet dhe barėrat nėpėr male, atij i lindi njė ide dhe pyeti veten: Pse mundohesh gjithmonė tė hash vetėm mish? Pse nuk shijon frutat, kėrcejtė dhe gjethet e bimėve? Nė kėtė mėnyrė, ai vetė filloi tė shijonte i pari barėra tė egėra tė llojeve tė ndryshme me qėllim qė tė dallonte bimėt e ngrėnshme nga ato tė pangrėnshme. Ai voli shumė lloje frytesh, farėrash, rrėnjėsh, kėrcejsh dhe gjethesh tė bimėve dhe i shijoi njė nga njė. Ai vuri re se shijet e bimėve janė tė ndryshme, disa janė tė ėmbla dhe disa janė tė hidhura; disa kanė shije tė mirė, por janė tė pangrėnshme dhe po t'i hash ato, tė merret mendja, bile tė vjen pėr tė vjellė dhe tė heq barku. Ai kuptoi se ato bimė janė bimė helmuese dhe nuk mund t'i hash.

Shen Nong nuk u kėnaq me kėto zbulime. Duke parė se njerėzit shpesh herė shkonin shumė larg pėr tė vjelė bimė tė shijshme, atij i lindi njė ide: Pse tė mos i mbjellim bimėt afėr shtėpisė? Ai vuri re se njerėzit hanin frutat e linin bėrthamat nė tokė dhe vitin tjetėr mbinin filiza dhe rriteshin nė fidanė, kėshtu ai kuptoi se bimėt mund tė mbillen e kultivohen me punėn e njeriut. Mė vonė ai kuptoi se rritja e bimėve ka lidhje tė ngushtė me dheun dhe me motin. Ai filloi tė drejtonte tė tjerėt t'i mbillnin bimėt duke shfrytėzuar ndryshimin e klimės dhe tipat e ndryshme tė dheut. Nė kėtė mėnyrė, tė gjithė e zgjidhėn problemin e ushqimit.

Shen Nong ėshtė njė figurė e njohur nė mitologjinė kineze. Gojėdhėnat lidhur me tė pasqyrojnė progresin e zhvillimit tė veprimtarisė prodhuese tė njerėzimit nė kohėn e lashtėsisė sė largėt.