dėgjoni
![]( /mmsource/images/2004/12/22/qinghai1222-1.jpg)
Ditėt e fundit Organizata Unesko i dha provincės Ēinhai tė Kinės ēmimin ndėrkombėtar kundėr analfabetizmit tė vitit 2004, pėr tė vlerėsuar sukseset e dukshme tė arritura nga kjo provincė gjatė viteve tė fundit nė fushėn kundėr analfabetizmit. Ky ēmim iu dha njėkohėsisht edhe Mauritiusit dhe Brazilit.
Sipas njoftimeve, provinca Ēinhai e Kinės e ka vėnė theksin e punės kundėr analfabetizmit nė mes tė grave dhe tė pakicave
kombėtare nė rajonet e largėta dhe e ka lidhur punėn kundėr analfabetizmit me punėn e kualifikimit profesional tė fshatarėve dhe blegtorėve tė kėtyre rajoneve. Provinca Ēinhai i kushton rėndėsi edhe punės arsimore pas ēanalfabetizmit dhe ka hapur biblioteka, salla leximi dhe shkolla pėr ata tė ēanalfabetizuar. Gjatė 4 vjetėve tė fundit nė provincėn Ēinhai janė ēanalfabetizuar 106 mijė njerėz.
Nė vitin 1965 Unesko-ja e pėrcaktoi 8 shtatorin si ditė ndėrkombėtare kundėr analfabetizmit dhe ka krijuar ēmimin ndėrkombėtar kundėr analfabetizmit qė jepet njė herė nė vit. Pas vitit 1984, kėtė ēmim ndėrkombėtar e kanė fituar me radhė distrikti Paxhon i provincės Sėēuan, distrikti Ulian i provincės Shandong, distrikti Xipin e provincės Hėnan, Rajoni Autonom i Singjian-Ujgurit, qyteti Tienshui i provincės Gansu si dhe Federata Pankineze e Bashkimit tė Grave.
Nė vitin 2005 do tė pranohen 4 milionė e 750 mijė studentė nė shkollat e larta tė Kinės
Agjensia Kineze e Lajmeve Hsinhua njoftoi, mė 19 dhjetor, se nė vitin 2005 do tė pranohen 4 milionė e 750 mijė studentė nė shkollat e larta tė Kinės, duke u shtuar 8% nė krahasim me vitin 2004. Krahas kėsaj, do tė pranohen edhe 370 mijė studentė pasuniversitarė, ndėr to 316 mijė pėr magjistėr dhe 54 mijė pėr doktor.
Kėto i tha, mė 19 dhjetor, ministri kinez i arsimit Zhou Gji nė mbledhjen vjetore tė punės arsimore tė Kinės. Ministri Zhou tha se tani numri i studentėve tė shkollave tė larta tė Kinės ka kaluar nė 20 milionė, duke zėnė vendin e parė nė botė Numri i studentėve ėshtė shtuar tri herė brenda 6 vjetėve tė fundit.
Nga viti 2005 theksi i punės sė arsimit tė lartė tė Kinės do tė vihet mė shumė nė ngritjen e cilėsisė sė arsimit, krahas shtimit tė numrit tė studentėve. Kjo ėshtė kėrkesė e domosdoshme e epokės sonė, ėshtė gjithashtu kėrkesė e zhvillimit tė arsimit tė lartė tė vendit tonė, tha ministri kinez i arsimit Zhou Gji.
Ministri Zhou tha se Ministria kineze e arsimit nė bashkėpunim me sektorėt arsimorė vendas do tė marrė masa tė fuqishme pėr garantimin e pranimit tė studentėve dhe tė investimeve nė fushėn arsimore dhe tė kapet fort pas sistemit tė vlerėsimit dhe sistemit tė garantimit tė cilėsisė, kėtyre dy hallkave kyēe, do tė kontrollojė si duhet ritmin e shtimit tė studentėve, tė shtojė realisht investimet nė arsimin e lartė dhe tė punojė pėr ngritjen e cilėsisė sė arsimit tė lartė. ( zhang )
|