v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-12-17 19:17:29    
Muzika simfonike e krijuar nga kompozitorėt kinezė(2)

cri

Nė programin e sotėm, do t'ju prezantoj vazhdimisht njė grup veprash moderne simfonike tė krijuara nga kompozitorėt kinezė. Sė pari?ju ftoj tė dėgjoni njė pjesė me titull "Melodia e hamendjes", nga vepra muzikore "Suita e dytė popullore kineze".

 

Muzika qė po dėgjoni tiullohet "Melodia e Hamendjes", tė krijuar nga kompozitori Bao Yuankai. Kjo muzikė ėshtė krijuar nė bazė tė njė kėnge popullore tė provincės Yun Nan, e cila me gjuhėn twisted dhe nė formė dialogu, shpreh gjallėrinė dhe naivitetin e dy motrave. Pas pėrpunimit me ritme tė shpejta dhe tė lehta, melodia e re thekson njė atmosferė tė ngacmimit tė motrave nga njera tjetra. Nė kėtė muzikė ėshtė pėrfshirė njė melodi tė bukur tė njė kėnge tjetėr popullore tė provincės Yun Nan, prandaj tėrė vepra ėshtė mė shtresore.

Bao Yuankai ėshtė njė kompozitor i njohur nė Kinė. Qė nga viti 1962, ai u pranua nė Konservatorin Qendror tė Kinės pėr mėsimin e kompozimit dhe tė teorisė muzikore, dhe mė 1973 ai filloi tė punonte si pedagog nė Konservatorin e Tien Gjinit. Duke filluar vitet 90 tė shekullit tė kaluar, nė bazė tė kėngėve popullore dhe muzikės tradicionale kineze, Bao Yuankai ka krijuar njė sėrė veprash simfonike. Vepra e parė e tij, me titull "Melodia orkestrore me kėngė popullore kineze si temė kryesore", u shfaq mė se 400 herė brenda dhe jashtė vendit, dhe ėshtė mirėpritur shumė nga spektatorėt kinezė dhe tė vendeve tė tjera. Tani, ju ftoj tė dėgjoni "Suitėn e dytė tė kėngėve popullore tė Kinės", tė pėrpunuar gjithashtu nė bazė tė njė kėnge popullore.

 

Melodia qė po dėgjoni ėshtė njė muzikė orkestrore, me titull "Vajtja pėrtej Murit tė Madh". Kjo ka qenė njė kėngė popullore, e popullarizuar nė Kinėn veri-perėndimore. Kėnga pėrshkruan njerėzit e varfėr, nė veri tė provincės Shan Xi dhe Shen Xi tė Kinės sė vjetėr, u larguan nga vatrat e vata dhe shkuan nė perėndim pėrtej Murit tė Madh, pėr t'u mbajtur. Pas pėrpunimit, kjo muzikė me melodi tė trishtueshme, shpreh ndjenjat e pikėlluar tė dy tė dashurve nė ēastin e ndaljes.

Shi Wanchun ėshtė njė kompozitor dhe edukator muzikor shumė i njohur nė Kinė, nė vitin 1961 ai u diplomua nė Konservatorin Qendror tė Kinės dhe punoi si pedagog atje, dhe qė nga viti 1984, ai u bė dekan i fakultetit tė kompozimit tė konservatorit.

Nė veprat muzikore tė tij pėrfshihen muzikat orkestrore, pėr opera tė baletit si dhe muzikat pėr filmat etj.. Veprat e tij janė me strukturė tė rreptė dhe kanė karakteristikan tė qarta moderne dhe stil kombėtar. Tani, ju ftoj tė dėgjoni njė pjesė nga vepra pėrfaqėsuese e tij muzikore, e cila titullohet "Prologu i festės".

 

Muzika qė po dėgjoni titullohet "Prologu i festės", tė krijuar nga Shi Wanchun. Duke shfrytėzuar stilin e sonatės dhe nė bazė tė melodisė tradicionale tė interpretuar me instrumentin popullor kinez "Suo na", muzika pėrshkron njė tablo shumėngjyrėshme, ku njerėzit kėndojnė dhe vallėzojnė tė gėzuar nė festė madhėshtore.(Vei)