v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-12-07 19:21:09    
Bisedė rreth procesit tė prodhimit tė filmave tė vjetėr artistikė shqiptarė

cri

Nė shtator tė kėtij viti, regjisori i njohur shqiptar Piro Milkani nė pėrbėrje tė grupit shoqėrues tė kryeministrit tė Shqipėrisė Fatos Nano erdhi pėr vizitė nė Kinė dhe gjatė qendrimit nė Pekin, ai i dha njė intervistė CCTV-sė pėr rubrikėn " Magjia e filmave artistikė", ku foli pėr tema tė ndryshme, si pėr filmin artistik " Ngadhnjim mbi vdekjen ", pėr xhirimin e filmave " Vitet e para " dhe "Oshėtimė nė Bregdet ", pėr bashkėpunėtorėt e tij tė dashur, pėr aktorėt e njohur shqiptarė, artistėt e popullit Naim Frashėri dhe Pandi Raidhi dhe pėr kompozitorin e shquar shqiptar Feim Ibrahimi qė janė ndarė nga jeta, pėr rubrikėn "Magjia e artit tė 7-tė" qė ka drejtuar, si dhe pėr procesin e prodhimit tė filmave artistikė nė tė kaluarėn dhe sot. Tė gjithė kėto zgjonin interes tė madh pėr spektatorėt kinezė.

    Duke folur pėr procesin e prodhimit tė filmave artistikė nė tė kaluarėn, z.Piro Millani tha  :"Pėr tė krijuar filma artistikė ose pėr tė bėrė filma nė kinostudion Shqiptare ekzistonte njė plan tematik, se cili propozonte temėn dhe idenė. Dhe kėto ide grumbulloheshin, klasifikoheshin dhe i ēoheshin Ministrisė sė Kulturės nė seksionin e kinematografisė.

  Dy filma nga lufta nacional-clirimtare, njė film nga rindėrtimi i vendit, njė film me fėmije, njė kinekomedi etj. Shihej mundėsia financiare dhe aftėsia se sa filma mund tė bėheshin dhe pastaj vendosej se sa filma mund tė prodhoheshin. Pastaj pėrcaktohen grupi i punės, skenaristi gjithmonė bashkėpunonte me regjisorin, shkruhej skenari mbasi shkohej dhe kontrollohej vendi ku do tė zhirohej film, grumbulloheshin materiale historike, bėheshin takime me dėshmitarė tė kohės pėr ta bėrė sa mė realist filmin dhe skenarin, kur pėrfundohej skenari diskutohej nė kėshillin artistik. Kėshilli artistik pėrbėhej nga profesionist, skenarist, regjisor, kompozitor, shkrimtar njerėz tė artit dhe tė kulturės, tė cilėt diskutonin skenarin dhe bėnin vėrrejtjet pėrkatėse pėr tė korrigjuar gabimet.

    Mbasi aprovohej skenari, firmėn e fundit e vinte Ministria e Kulturės, kjo ka qenė proēedura, dhe fillonte xhirimi, Kur pėrfundonte filmi, ishin bėrė dhe tė gjitha vėrrejtjet qė kishte bėrė dhe ministria e Kulturės dhe kėtu duhet tė pranojmė qė kishte njė ēensurė tė caktuar nuk lejoheshin shumė gjėra si p.sh kjo skenė tė hiqet kjo skenė tė shtohet etj. Pra kemi pasur shumė vėshtirėsi, por megjithatė mundoheshim qė gjuha e tė ishte profesionale, niveli tė ishte profesional dhe mundėsisht tė ishte sa mė shumė realist. Realizmi ka qenė tema mbizotėruese nė filmat shqiptarė, prandaj dhe shumė filma i kanė rezistuar kohės.

     Kur filmi bėhesh gati diskutohej nė Kėshillin Artistik ku ishin l1-l2 veta dhe pastaj nė kolektivin krijues, nė kolektivin e Kinostudios elektriēistėt, shoferėt, punėtorėt, llogaritarėt etj. Edhe ata thoshin mendimet e tyre, dhe fjalėn e fundit e kishte njė komision nga Ministria e Kulturės dhe Komiteti i Partisė ose e ndalonin ose e lejonin filmin qė tė qarkullonte, pėr fatin tonė tė mirė, duke kaluar gjithė kėto procedura filmi rregullohej aq bukur sa qė ne nė Shqipėri mund tė them, se nuk kemi asnjė film tė ndaluar, ėshtė vėtėm njė film i ndaluar pėr nivel tė ulėt artistik, jo pėr ideologji dhe njė film tjetėr dokumentar dhe tė tjerat kanė kaluar pėrpublikun e gjerė mbasi janė shkurtuar dhe rregulluar sipas vėrrejtjeve tė udheheqjes sė lartė.(zhai)