Tė dashur lexues, jam Damini, ju pėrshėndes pėrsėri larg nga Pekini nė programin tonė muzikor. Sot ju ftoj tė shijoni njė grup kėngėsh popullore tė larmishme tė provincės Hėpej.
Kėnga popullore e prrovincės Hėpej me titull: " Tė ngrejmė lart balonat" pasqyron ndjenjat e gėzueshme tė vajzave, qė dalin nė pranverė pėr tė bėrė ekskursion. Ato sodisin panoramėn e bukur tė pranverės, duke ngritur lart nė qiell balonat e zbukuruara me kujdes prej tyre.
Provinca Hėpej ndodhet nė pjesėn veri-qendrore tė Kinės, pjesa mė e madhe e saj ėshtė nė fushėn e madhe tė Kinės veriore. Kjo provincė ka burime tė pasura tė kėngėve popullore, si tė kėngėve tė malėsisė, melodive, valleve popullore, kėngėve tė punės etj.
Me ndikimin e mjedisit natyror dhe tė mėnyrės sė jetesės sė popullit, kėtu kėngėt popullore dhe meloditė popullore janė pėrhapur shumė. Nė melodinė: "Duet pėr lulet" qė ėshtė njė melodi tradicionale, e pėrhapur gjerėsisht nė provincėn Hėpej, kėngėtarėt duke kėnduar i pėrgjigjen njeri tjetrit pėr emrat e luleve. Kjo kėngė nė formė loje kėndohet me ritėm tė shpejtė e tė gjallė e plot frymė jetėsore.
Nė vargjet e kėngės thuhet: "Cila lule ēel nė janar? Nė janar ēel lule mimoza. Cila lule ēel nė prill? Nė prill ēel lule bozhure. Cila lule ēel nė korrik? Nė korrik ēel lule gėshtenja ujore."
Kėngėt popullore tė provincės Hėpej janė njė pasuri shpirtėrore e punonjėsve tė Hėpejit, tė krijuara prej tyre gjatė praktikės sė gjatė shoqėrore. Ato pasqyrojnė jetėn, mendimet, ndjenjat, dėshirėn dhe zėrin e tyre. Janė tė shėndetshme, tė thjeshta, tė bukura dhe tė gjalla e kanė karakteristika tė theksuara vendosre dhe jetėsore, njėkohėsisht kanė edhe bazė tė gjerė masive.
Ndėr kėngėt popullore tė shumta tė Hėpejit njė peshė tė konsiderueshme zėnė kėngėt e punės, si pėr shembull kėnga: "Vjelja e pambukut" qė ka njė melodi tė thjeshtė dhe tė shkurtėr fshatareske, ku i kėndohet vetėm pamjes sė punės .
Kėnga: "Bariu i vogėl" ėshtė njė kėngė e vallėzuar, e pėrhapur gjerėsisht nė Hėpej. Njė fshatare pyet njė bari tė vogėl pėr rrugėn, kurse bariu i vogėl i kthente asaj pėrgjigjen, vetėm ajo i pėrgjigjet pyetjeve tw tij. Nė vargjet e kėngės thuhet: " Kush e ndėrtoi urėn Zhaozhou? Kush e gdhendi parmakun prej nefriti tė urės? Kush e kaloi urėn shaluar mbi gomar? Urėn Zhaozhou e ndėrtoi Lu Bani, parmakun nefriti e gdhendi njeriu i shenjtė, plaku Zhang Guolao e kaloi shaluar urėn mbi gomarin."
Nė fund tė kėtij programi muzikor, ju ftoj tė shijoni kėngėn popullore tė provincės Hėpej me titull: " Kthimi nė shtėpi me foshnjė mbi shpinė." Nė kėngė pėrshkruhen gėzimi dhe njėkohėsisht padurimi i njė nuseje tė re pėr t'u kthyer nė shtėpinė e prindėrve sė bashku me foshnjėn e saj.
Tė dashur lexues, shijuat njė grup kėngėsh popullore tė provincės Hėpej tė Kinės veriore. Mirėudėgjofshim herėn tjetėr! ( Daming )
|