|

dėgjoni 
Nė vitet 70 dhe 80 tė shekullit tė kaluar, nė Kinė ishin shfaqur shumė filma artistikė shqiptarė tė dubluar nė gjuhėn kineze. Kėto filma tė bukura artistikė shqiptarė janė pritur shumė mirė dhe kanė lėnė pėrshtypje shumė tė thellė tek spektatorėt kinezė, sidomos tek tė rinjtė dhe fėmimjėt kinezė tė asaj kohe. Sot, nė Kinė, me ė folur pėr Shqipėrinė me ndonjė person mbi 40 vjecarė, atij i kujtohen menjėherė filma e vjetėr shqiptarė si " Ngadhnjim mbi vdekjen ", " Oshėtima nė bregdet ", " I tetė nė bronz " etj. Njė shtėpi botuese e kinematografisė botoi nė VCD edhe 20 filma tė vjetėr shqiptarė tė dubluar nė gjuhėn kineze pėr nostalgji. Shumė persona tė njohur kinezė pėrmendin shpesh filmat e vjetėr shqiptarė. Lidhur me kėtė, regjisori i njohur shqiptar Miro Milkani i tregoi korrespondentes sė Radios sė Jashtme tė Kinės Huailu :..1.. " Nga tė gjithė njerėzit qė kanė shkuar Drejtori i Muzeut tė Butrintit qė para disa muajsh ka qenė pėr vizitė nė Kinė me njė delegacion mė foli pėr filmat shqiptarė qė njerėzit akoma i kujtojnė kėtu gjenerata e vjetėr, kurse tė rinjtė jo, edhe kryeministri i kishe thėnė kėto fjalė : shfrytėzojeni kėto momente sa jemi gjallė ne qė kemi aq nostalgji pėr Shqipėrinė, pėr shembull, njė nga udhėheqėsit e sotėm kinezė, kėngėnė e preferuar nė shtėpinė e tij ka kėngėn " ore ore lule bore, jemi yllka shembullore. " Drejtori i Muzeut tė Butrintit mė tha : " Nė Kinė Piro, kanė shumė simpati pėr filmat tuaja, i dėgjojmė, i njohim dhe tė gjithė udhėheqėsit kinezė qė janė sot janė rritur me ato filma si thotė ky, i kam parė " ngadhnjim mbi vdekjen " tre here nė natė, as unė nuk e kam parė kaq shumė ". Prezantuesi i njohur i CCTV-sė, z. Cui Yongyuan projektoi edhe njė album me kėngė nga filmat e vjetėr artistikė shqiptarė " Ngadhnjim mbi vdekjen " dhe gjatė takimit dhe bisedės me ambasadorin e Shqipėrisė nė Kinė, ai shprehu dėshirėn pėr t'u takuar me regjisorin e filmit artistik shqiptar " Ngadhnjim mbi vdekjen ". Me ndihėn e ambasadorit tė Shqipėrisė nė Kinė, Kujtim Xhani, skenariti dhe regjisori i filmit shqiptar " Ngadhnjim mbi vdekjen " Piro Milkani, erdhi pak kohė mė parė pėr vizitė nė Kinė dhe pėr t'u takuar me kolegėt kinezė duke marrė pjesė nė grupin e biznesmanėve shqiptarė qė shoqėroi kryeministrin e Shqipėrisė Fatos Nano gjatė vizitės nė Kinė. Duke folur pėr vizitė nė Kinė, z. Piro Milkani tha : " Gjithmonė kam endrruar tė vizitoja Kinėn, sepse jo vetėm pėr mua, pėr shumė Kina ėshtė njė vend i magjishėm me histori, me kulturė dhe me traditė. " Gjatė qendrimit nė Pekin, z. Piro Milkani dha edhe njė intervistė pėr rubrikėn " Magjia e filmit artistik " tė CCTV-sė qė kujton aspekte tė bukura tė filmave tė vjetėr artistikė, interviston skenaristė, regjizorė dhe aktorė tė kėtyre filmave, nė mėnyrė qė me anėn e kėtyre personave t'u tregojnė spektatorėve ngjarje interesante gjatė xhirimit tė atyre filmave tė vjetėr artistikė.(zhai)
|