"Nėna e hėnės" ėshtė nė fakt njė fshatare rreth 60-vjaēare, qė quhet Shy Siu Zhėn dhe banon rrėzė malit "Hėnė" tė vendit tė njohur piktoresk Janshuo tė provincės Guilin tė Kinės jug-lindore.
Me zbatimin e reformės e hapjes sė Kinės, edhe nė Janshuo vijnė gjithenjė e mė shumė vizitorė tė huaj. Kur ishte nė moshėn 51-vjeēe, ajo u takua me dy djaloshė kanadezė, qė erdhėn pėr vizitė nė parkun e malit "Hėnė". Atėhere ajo ishte duke shitur pije freskuese pėr vizitorė, qė tė fitonte pak para pėr familje. Njeri djalosh ishte sikur u sėmur, i dhimbte shumė barku dhe i rrjedhte pa pushim djersa e ftohtė. Ajo s'dinte tė fliste anglisht dhe i pyeste me gjeste, duke u kėshilluar tė qėndronin nė vend. Ajo zbriti nga mali dhe u kthye fluturimthi nė shtėpi, ku ndezi sobėn pėr tė zjerė ilaēin popullor dhe mori disa lengje ilaēi, pastaj shkoi nė ambulancė pėr tė marrė ca ilaēe tė tjera. Kur u kthye nė park, dy djaloshė kanadezė u gėzuan shumė. Ai djalosh i sėmurė pasi piu ilaēin e Shy Siu Zhėnit, filloi tė qetėsohej. Ai i tha asaj se i merrte uria. Pasi kuptoi ēfarė kishte thėnė, ajo i ftoi tė dy nė shtėpinė e saj, ku gatoi njė drekė tė pasur pėr ta. Dy djaloshė i dhanė para, kurse Shy Siu Zhėni e refuzoi, duke u thėnė kėshtu: "Ju jeni mysafirėt nga vendi tjeter, erdhėt nė shtėpinė time, unė duhet t'ju gostis." Djaloshėt u emocionuan shumė duke e falėnderuar: "Ju jeni si mamaja jonė, jeni nga mali 'Hėna', pra mė mirė ju quajmė 'Nėnė tė hėnės'!" Qysh nga ajo kohė, emri "Nėnė e hėnės" ėshtė pėrhapur gradualisht si brenda edhe jashtė vendit nėpėrmjet internetit.
Qė nga ajo kohė ajo kishte dėshirė tė mėsonte gjuhė tė huaja, qė tė fliste lirisht me tė huaj gjatė shitjes sė pijeve freskuese. Me moshė kaq tė madhe ajo kishte vėshtirėsi tė pėrvetesonte gjuhė te huaja, por megjithatė, ajo kishte vullnet tė mėsonte nga nusja e saj, qė di shumė mirė anglisht.
Pas darkės, nusja i jipte mėsime pėr fjalė tė thjeshta angleze qė ajo tė pėrvehtėsonte mė lehtė. "Nėna e hėnės" mėsonte me zell. Nė natėn e parė nė krevat ajo i pėrsėriste ato fjalė qė kishte mėsuar. Por tė nesėrmen, kur takohej me tė huaj, asaj nuk kujtohej asnjė fjalė. Pasi u kthye nė shtėpi ajo u mėrzit aq shumė sa qė qau dhe pėr tri ditė me radhė nuk shiti asnjė shishe pije. Anėtarėt e tjerė tė familjes e ngushėlluan atė dhe ajo filloi pėrsėri besimin tek vetja. Qysh nga ajo kohė ai ka hyrė nė rrugėn e gjatė tė studimit tė gjuhėve tė huaja. Nė fillim mėsonte vetėm anglishten dhe mė vonė edhe frengjisht e gjuhė tė tjera. Pėr herė tė parė ajo kuptoi fjalėt e njė blerėsi tė huaj, ajo u gėzua shumė dhe iu forcua mė shumė besimi. Kėshtu ajo mėsonte ditė me radhė dhe filloi tė flasė lirisht me vizitorė tė huaj.
"Nėna e hėnės" mėsonte gjithnjė e mė mirė anglishten dhe jo vetem kaq, ajo filloi tė mėsonte edhe gjuhė tė tjera tė huaja. Ajo u shet vizitorėve pije freskuese nė gjuhė tė huaja, bile u tregon atyre edhe me doket e zakonet e banorėve vendas.
Nė vitin 1997 nga njė rast i rrallė asaj i lindi mendimi pėr t'u bėrė udhėrrėfyese. Atė ditė njė ēift italian bisedonte me "nėnėn e hėnės" dhe kishte dėshirė tė vizitonte njė guvė Gjylongtang. Kėshtu tė nesėrmen "nėna e hėnės" i shoqeroi ata deri nė atė guvė, duke u shpjeguar atyre pamje qė kishin parė gjatė rrugės. Mė nė fund ēifti italian u kėnaq shumė dhe i dha 40 juanė pėr shpėrblim. Ne fillim ajo nuk kėrkoi shpėrblime pėr udhėrrėfim. Atė kohė udhėrrėfyesit profesionistė kėrkonin 60 juanė nga njė vizitor, kurse "nėna e hėnės" merrte vetėm 20 juanė nga sejcili. Kėshtu ajo kishte shumė raste pėr udhėrrėfimin. Ajo i shoqėronte vizitorėt jo vetem pėr soditjen e panoramave tė bukura, por i ēonte edhe ata nė fshat pėr tė shijuar bukėn e shijeshme tė familjeve fshatare. Duke qėndruar sė bashku me ta, ajo mėsonte edhe gjuhė tė huaja prej tyre dhe i mėsonte edhe ata me gjuhėn kineze, kėshtu pa dashje ajo ėshtė bėrė "misionere" e shkėmbimeve tė kulturės kineze dhe perendimore. Nė vitin 1998 "nėna e hėnės" mori ēertifikatėn e udhėrrėfyeses nga sektorėt e turizmit dhe u bė udhėrrėfyesja zyrtare me moshėn me tė madhe nė distriktin Janshuo.
"Nėna e hėnės" ka njė ēantė me vete, ku ruan fotografitė, kartolina dhe s ende tė tjera qė vizitorė tė huaj i dhuruan. Nga ēdo fotografi ajo ka njė tregim. Tani ajo ka shumė miq, qė kanė ruajtur marrėdhėnie tė shpeshta me tė.
"Nėna e hėnės" i trajton vizitorėt si tė afėrmit e saj, kujdeset pėr ta, u fėrkojnė atyre nė lėkurė me ilaēe, kur picėkohen nga mushkonja etj., bile ajo kėndon kėngė malore ose kėrcen valle popullore pėr ta?
Thjeshtėsia, bujaria dhe entusiazmi i "nėnės sė hėnės" i kanė influencuar shumė vizitorėt e vendeve tė ndryshme. Nė sajė tė shoqėrimit tė saj ata i kanė njohur fshatrat dhe gratė fshatare kineze. Njė vizitor e ka krijuar njė faqe interneti posaēėrisht pėr tė dhe kėshtu emri i saj ėshtė pėrhapur nėpėrmjet internetit nėpėr botė. Pasi u ftua si mysafire nė emisionin e televizionit qėndror tė Kinės nė Pekin, ajo ėshtė bėrė mė e famshme.
Tė dashur lexues, ju njohėm me gruan fshatare ? "nėnė tė hėnės" gjatė viteve tė reformės nė Kinė. (Daming )
|