v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-11-11 19:10:17    
Var kokė qengji, shes mish qeni

cri
Gjatė periudhės sė Pranverės dhe Vjeshtės nė historinė kineze, monarku Ling-gong i shtetit Ēi e kishte pėr qejf tė madh qė t'i shihte gratė tė veshura me kostume burrash. Prandaj, mbretėresha, konkubinat dhe vajzat e oborrit mbretėror filluan tė visheshin me kostume burrash dhe tė mbanin nė kokė kėsula burrash, me qėllim qė me kėtė ta gėzonin monarkun e tyre. Pa kaluar shumė kohė, edhe tė gjitha gratė e popullit u veshėn me kostume burrash, duke marrė shembull nga femrat e oborrit mbretėror. Kėshtu nė tėrė shoqėrinė e shtetit Ēi veshja e grave me kostume burrash konsiderohej si bukuria mė e madhe.

Mė vonė, Ēi Ling-gong dha urdhėr pėr ndalimin e veshjes se grave tė popullit me kostume burrash dhe nė urdhėr thuhej se kush e shkelte, do t'i griseshin rrobat dhe do t'i pritej rripi i mesit. Kaloi njė kohė e gjatė, por askush nuk e pėrfillte urdhrin e tij, shprehķa e veshjes sė grave me kostume burrash nuk ndryshoi aspak dhe gratė, tė veshura si mė parė, shėtisnin nė pazar. Ling-gong thirri kryeministrin Janci pėr tė studiuar politikėn e ndryshimit tė kėsaj shprehie shoqėrore.

Janci tha: "Dikur kishte njė dyqan mishi, ku ishte varur njė kokė qengji tek porta, por shitej mish qeni. Ju mundoheni t'i ndaloni gratė e e popullit tė vishen me kostume burrash, por nga ana tjetėr ju inkurajoni konkubinat tuaja dhe vajzat e oborrit mbretėror tė veprojnė si mė parė. Kjo ėshtė njėsoj sikur tė varni njė kokė qengji jashtė dhe tė shisnin mish qeni brenda. "Kėshtu, Ling-gong kėrkoi qė urdhri i tij tė zbatohej edhe brenda oborrit mbretėror. Pa kaluar as gjysmė muaji, nė gjithė shtetin Ēi nuk shihej mė asnjė grua e veshur me kostum burrash.

Idioma "Var kokė qengji, shes mish qeni", qė pėrdoret dendur nė gjuhėn moderne kineze, ajo ka lindur pikėrisht nga tregimi historik qė, ju rrėfyem mė sipėr. Kjo idiomė pėrdoret pėr tė treguar metaforikisht njė punė tė keqe nėn njė maskė tė mirė.