v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-11-04 18:13:12    
Bukuroshja mbulonte hundėn

cri
Mbreti i shtetit Vei i dhuroi mbretit Ēu Huai-vang njė bukuroshe. Ēu Huai-vang u gėzua pa masė dhe e quajti atė si "Bukuroshja e re". Bashkėshortja e tij, zonja Zheng Siu e dinte se Ēu Huai-vang e donte shumė Bukuroshen e re, prandaj ajo u detyrua tė bėnte sikur edhe ajo e donte atė, megjithėse vuante nga xhelozia nė zemėr. Ajo zgjedhte pėr tė veshjet qė asaj i pėlqenin, i vendoshė ato mobilje qė kėrkonte Bukuroshja e re dhe e shoqėronte bukuroshen e re nė lojėrat qė luante. Veprimet e saj u lanė tė tjerėve pėrshtypje shumė tė mirė, sikur ajo e donte Bukuroshen e re mė fort se vete mbreti Ēu Huai-vang.

Ēu Huai-vang tha: "Gratė e fitojnė dashurinė e burrave sepse ato janė seks i bukur. Xhelozia e grave vjen nga dashuria pėr burrat. Sot Zheng Siu e do Bukuroshen time tė re mė fort se unė sepse ajo e di se unė e dua Bukuroshen e re. Zheng Siu ėshtė besnike ndaj meje, ashtu si fėmijėt janė besnikė ndaj prindėrve, si ministrat janė besnikė ndaj monarkut tė shtetit. "

Zheng Siu e dinte se Ēu Huai-vang ishte bindur se ajo nuk vuante nga xhelozia, prandaj i tha Bukuroshes sė re: "Ti je shumė e bukur. Mbreti tė do shumė. Vetėm hunda jote nuk i pėlqen atij. Qė kėtej e tutje duhet ta mbulosh me dorė hundėn tėnde, kur je me mbretin." Bukuroshja e re besoi Zheng Siun kujdesej pėr tė dhe filloi ta mbulonte me dorė hundėn e saj, sa herė qė ishte bashkė me Ēu Huai-vang.

Ēu Huai-vang nuk e kuptoi kėtė sjellje tė saj dhe e pyeti Zheng Siun: "Sa herė qė ėshtė me mua, Bukuroshja e re mbolon me dorė hundėn e saj. Unė nuk e di pse ajo vepron kėshtu." Zheng Siu iu pėrgjigj: "Bukuroshja e re mė ka thėnė se era e qelbur e trupit tuaj e neverit atė." Ēu Huai-vang u xhindos nga inati, sepse ndjeu fyerjen mė tė madhe nė jetėn e tij dhe dha urdhėrin qė ajo grua, qė ai dikur e quante "Bukuroshja e re ", tė dėnohej me prerjen e hundės, gjė qė ishte njė dėnim shumė i rreptė nė kohėn e lashtė.

Ēu Huai-vang dėnoi njė grua tė pafajshme ngaqė ai kishte humbur arsyen nga zemėrimi dhe pasardhėsit e mallkuan atė si "monark mediokėr". Zonja Zheng Siu hoqi njė peshė nga zemėra e saj, por pasaardhėsit e mbajnė atė si njė "grua intrigante dhe djallėzore".