v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-11-01 15:04:51    
Parrullat frymėzuese e popullit kinez gjatė ndėrtimit socialist tė Kinės  

cri
l tetori i kėtij viti ishte 55 ?vjetori i shpalljes sė RP tė Kinės, duke kujtuar rrugėn 55 vjecare tė Kinės sė re, njerėzve u vunė ndėrmendsh edhe parrullat qė kanė frymėzuar popullin kinez gjatė kėtyre 55 vjetėve. 1 "Populli kinez u ngrit mė kėmbė " : Mė 21 shtator tė vitit l949, nė plenumin e sesionit tė parė tė Komitetit Kombėtar tė Konferencės Konsultative Politike tė Popullit kinez, Mao Ce Dun mbajti fjalėn e hapjes me titull : " Populli kinez u ngrit mė kėmbė ". Qė nga ajo kohė, kjo fjalė ėshtė bėrė njė parrullė qė tregon krenarinė dhe vetbesimin e kombit kinez pas rilindjes sė saj. 2, "Rroftė solidariteti i madh i popullit kinez ": Kjo parrullė ishte titulli i manifestit tė projektuar nga Mao Ce Duni mė 30 shtator tė vitit l949 pėr Konferen Konsultative Politike tė Popullit kinez. Mė vonė, ky titull u bė njė nga parrullat mė tė preferuara nė vitet e para pas ēlirimit tė Kinės. Mė vonė, kjo parrullė u pėrsos mė tej duke u shėnderuar nė parrullėn : " Rroftė solidariteti i madh i popullit tė tė gjitha kombėsive tė mbarė vendit ! " 3 "Tė luftojmė kundėr agresorėve amerikanė nė ndihmė tė Koresė sė Veriut pėr tė mbrojtur shtėpinė dhe vendin tonė " Kjo parrullė ėshtė parashtruar nga Komiteti Qendror i PK i Kinės pas shpėrthimit tė luftės nė Kore nė vitin l950, pėr krijimin e Ushtrisė sė vullnetarėve kinezė nė fushat e luftės nė Kore, e cila do tė luftonte krah pėr krah me Ushtrinė Popullore tė Koresė kundėr agresorėve amerikanė. 4 "Tė zhvillojmė aktivitetet e sportit dhe tė fiskulturės pėr tė forcuar shėndetin e popullit " Mė l0 qershor tėvitit l952, Mao Ce Duni i shkroi kėto fjalė pėr tė orientuar zhvillimin e sportit tė Kinės sė Re. 5 " Tė marshojmė drejt shkencave " Nė janar tė vitit l956, nė njė mbledhje kombėtare mbi problemin e intelektualėve, udhėheqėsit kinezė Mao Ce Dun, Cu En Lai etj, e paraqitėn kėtė parrullė, duke shtruar mendimin e ngushtimit tė diferencave tona me nivelin e pėrparuar tekniko-shkencor tė vendeve tė zhvilluara nė botė. 6 "Le tė lulėzojnė njė qind lule, le tė konkurrojnė njė qind shkolla " Ky ishte njė kurs i paraqitur zyrtarisht nga Mao Ce Duni mė shkurt tė vitit l957 nė sesionin e ll-tė suprem tė Kėshillit tė Shtetit. 7 "Tė mėsojmė nga shoku Lei Fen " Mė l5 gusht tė vitit l962, ushtari Lei Fen ra nė krye tė detyrės. Nė fillim tė vitit l963, u njoftuan nė media veprimet e tij shėmbullore. Nė 5 mars, gazeta " Zhenminzhibao " botoi mbishkrimin e Mao Ce Dunit : " Tė mėsojmė nga shoku Lei Fen. Kjo parrullė ka ushtruar njė ndikim mbi njerėzit e disa brezave. 8 " Nė industri tė mėsojmė nga Taēini " Nė fund tė vitit l963, fusha naftėmbajtėse Tacini filloi shfrytėzimin e sukseshėm tė naftės. Mė 5 shkurt tė vitit l964, KQ i PK tė Kinės i bėri thirrje mbarė vendit " Nė industri tė mėsojmė nga Tacini ". 9 "Kur tė kemi kushte, duhet tė punojmė, kur tė mos kemi kushte, do tė punojmė duke krijuar kushte " Ky ishte fjala e njeriut tė hekurt Van Jin Xi nė vitin l963, i cili u hodh nė gropėn me baltė pėr tė pėrzierė ēimenton me ujin. 10 " Nė bujqėsi tė mėsojmė nga Taxhai " Mė l0 shkurt tė vitit 1964, gazeta "Zhenminzhibao " publikoi veprimtarinė shembullore tė fshatit Taxhai pėr zhvillimin e bujqėsisė. Pastaj kryetari Mao i bėri thirrje mbarė vendit " Nė bujqėsi tė mėsojmė nga Taxhai " 11 "Pavarėsisht se mund tė jetė me ngjyrė tė bardhė apo tė zezė, macja qė kap miun, ėshtė mace e mirė " Mė 2 korrik tė vitit l962, nė njė mbledhje tė punės mbi problemin e bujqėsisė tė organizuar nga sekretariati i KQ tė PK tė Kinės, Ten Siao Pini iu referua kėsaj thėnie pėr tė zgjedhur metodėn e rizhvillimit tė bujqėsisė, qė do tė thotė tė veprojmė duke u mbėshtetur tek realiteti. 12 "Tė kemi njė respekt pėr inteligjencėn dhe njerėzit me talent " Nė vitin l977, Ten Siao Pini ka vėnė nė dukje: "Duhet tė krijojmė brenda partisė njė atmosferė tė mirėė; tė kemi njė respekt pėr inteligjencėn dhe njerėzit me talent . Qė nga ajo kohė, kėto fjalė u bėnė njė parrullė qė tregon politikėn e Partisė pėr intelektualėt nė periudhėn e re. (zhai)