v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-10-28 16:59:36    
Xhelozķ dhe budallallėqe

cri
Ēu Huai-vang, mbret i shtetit Ēu, kishte dy bashkėshorte: e para ishte mbretėreshė dhe e kishte mbiemrin e saj "Nan", prandaj tė gjithė e quanin "mbretėresha Nan", kurse e dyta ishte konkubinė dhe e kishte emrin Zheng Siu, prandaj tė gjithė e quanin "zonja". Qė tė dyja ishin tė shqetėsuara se mos Ēu Huai-vang merrte njė grua tė tretė.

Njė herė, Ēu Huai-vang mbajti nė arrest Xhang Ji, kryeministėr i shtetit Ēin dhe kishte ndėr mend ta vriste atė. Por ministri Gjin Shang i shtetit Ēu ishte i mendimit se nė asnjė mėnyrė nuk duhej ta vrisnin Xhang Jinė. Ai iu drejtua zonjės Zheng Siu, tė cilėn e donte shumė Ēu Huaj-vang, dhe e gėnjeu duke i thėnė: "Xhang Ji ėshtė kryeministėr me merita tė mėdha tė shtetit Ēin, prandaj ka mundėsi qė mbreti i Ēinit ta marrė atė duke i dhėnė mbretit tonė tė bijėn, e cila ėshtė njė bukuroshe e vėrtetė. Kur ajo tė bėhet bashkėshorte e mbretit tonė, ju do tė mbeteni e mjeruar dhe biri juaj nuk do tė bėhet princ trashėgimtar. Zgjidhja mė e mirė ėshtė qė ju t'ia mbushni mendjen mbretit tonė ta lirojė Xhang Jinė. Mbreti ynė gjithmonė ju dėgjon juve. Metoda e Gjin Shangut dha efekt, Xhang Ji u lirua dhe u kthye nė shtetin Ēin.

Mė vonė, Xhang Ji erdhi pėrsėri nė shtetin Ēu, por Ēu Huai-vang u tregua i ftohtė ndaj tij. Xhang Ji tha: "Meqenėse ju nuk pranoni kėshillat e mia, unė do tė shkoj nė shtetin Han nė veri dhe do t'i drejtohem mbretit tė Hanit. Ju do tė kėrkoni diēka nga shteti Han?" Ēu Huai-vang iu pėrgjigj: "Vendi ynė ka plot flori, margaritarė, rinocerontė dhe elefantė . Ēfarė tē kėrkoj unė nga shteti Han?" Xhang Ji tha: "Ka diēka qė ju nuk dini. Shteti Han i sotėm ėshtė toka e shteteve tė kalaura Zheng dhe Zhou. Vajzat e atjeshme meritojnė tė quhen bukuroshe. Ah! Sa herė qė ato dalin para grumbejve tė njerėzve, disa njerėz tė paditur kujtojnė se ato janė hyjnesha tė qiellit qė kanė zbritur nė tokė." Ēu Huai-vang tha: "Vendi ynė ėshtė njė vend i largėt dhe i thjeshtė, ne nuk kemi parė asnjėherė ndonjė vajzė nga fusha qendrore dhe nuk dinim se ato janė aq tė bukura. Si ėshtė e mundur qė unė tė mos kem lakmi pėr femra tė bukura!" Pastaj ai i dhuroi Xhang Ji njė sasi tė madhe margaritarėsh dhe iu lut tė gjente pėr atė njė bukuroshe tė fushės qendrore.

Pasi e morėn vesh kėtė, mbretėresha Nan dhe zonja Zheng Siu u shqetėsuan shumė. Mbretėresha Nan i dhuroi Xhang Ji 1000 liang flori dhe zonja Zheng Siu i dhuroi atij 500 liang flori. Ato iu lutėn atij tė mos bėnte kėtė gjė.

Ēu Huai-vang shtroi njė banket pėr tė pėrcjellė Xhang Ji. Gjatė banketit, Xhang Ji pyeti: "Pse tė mos ftojmė kėtu edhe dy zonjat pėr tė pirė raki?" Ēu Huai-vang thirri tė dy bashkėshortet e tij pėr ta shoqėruar. Xhang Ji tha papritur: "Unė kam bėrė njė krim ndaj jush, mbret. Kam qenė nė ēdo pėllėmbė tokė tė botės, por asnjėherė dhe asgjėkund nuk kam parė ndonjė femėr tė bukur qė mund tė krahasohet me dy bukuroshet tuaja. Unė ju gėnjeva pa dashur, mbret." Ēu Huai-vang tha: "Lere atė. Edhe unė kam qenė i mendimit se nė botė s'ka ndonjė femėr qė mund tė krahasohet me kėto dy bukuroshet e mia."

Tė nesėrmen, Xhang Ji u nis pėr nė shtetin Ēin, duke marrė me vete florinjtė dhe margaritarėt qė kishte fituar nga Ēu Huai-vang dhe nga dy gratė e tij.