|
|
 |
| (GMT+08:00)
2004-11-08 18:31:55
|
 |
|
"Miniera e arit" e kinematografisė kineze pret tė shfrytėzohet
cri
|
Korrespondenti i Agjencisė kineze tė lajmeve Hsinhua Huan Hui Qing shkroi, ditėt e fundit, njė artikull, nė tė cilin thuhet se tregu i kinematografisė kineze ėshtė me tė vėrtetė njė " minierė e madhe ari". Nė qoftė se ēdo kinez harxhon l0 juanė nė vit pėr tė shkuar njė herė nė kinema, atėherė tė ardhurat vjetore nga shitja e biletave tė kinemasė nė Kinė do tė arrijnė nė l3 miliardė juanė. Disa kompani tė mediave tė huaja thanė direkt: se tregu i kinematografisė kineze ėshtė njė minierė diamanti! Me gjithė se e ardhmja e kinematografisė kineze do tė jetė shumė e bukur, realiteti i tanishėm ėshtė nė njė gjendje tė dėshpėruar: Deri tani tė ardhurat nga shitja e biletave tė filmave nė kinema janė mė pak se l miliardė juanė, mesatarisht as 0,8 juanė pėr ēdo banor. Mesatarisht i bie qė njė njeri tė shkojė njė herė nė 5 vjet nė kinema. Kurse nė SHBA, ēdo banor shkon mesatarisht 5,7 herė nė vit nė kinema. Gjendja e dobėt e tregut tė kinematografisė kineze ėshtė krijuar, sigurisht, pėr arsye tė shumėllojėshmėrisė sė dėfrimeve, por dhe cilėsia jo shumė e mirė e filmave artistikė ėshtė njė faktor tjetėr i mostėrheqjes sė interesimit tė spektatorėve. Dihet se sa herė qė shfaqen nė kinema filma artistikė amerikanė, zihen qė tė gjitha dhe ky fakt flet vetė. Hetimet e fundit tė sektorit studimor historik kinematografik tė shoqatės sė kineastėve kinezė tregojnė se pėrqindja e spektatorėve tė kinemasė tė filmit artistik kinez "Celulari" dhe pėr filmin artistik amerikan " Kthimi i mbretit" ( The Lord of the Rings: The Return of the King) ka arritur nė mbi 60%, kurse tė ardhurat nga shitja e biletave tė filmit artistik kinez " Heronj" kanė arritur nė 250 milionė juanė, duke i kaluar shumė tė ardhurat nga tė gjithė filmat e huaj artistikė tė shitur nė Kinė. Kjo tregon se, megjithėse gjendja e pėrgjithshme e tregut kinematografik tė Kinės ėshtė shqetėsuese, po tė ketė filma tė bukur dhe me cilėsi tė mirė, ata priten mirė nga masat e spektatorėve. Hetimet e shoqatės sė kineastėve kinezė tregojnė se filmat artistikė janė pėrsėri njė nga zgjedhjet e para tė banorėve kinezė gjatė kohės sės lirė. Rruga ėshtė me zigzake, por ekzistojnė shanset. Tani ndėrmarrjet private tė filmave artistikė dhe televizivė tė vendit dhe shoqėritė e huaja kinematografike kanė hyrė njera pas tjetrės nė tregun e kinematografisė kineze. Vitin e kaluar, ndėrmarrjet private investuan pėr prodhimin e 96 filmave artistikė duke zėnė 68,5% tė prodhimit tė pėrgjithshėm tė filmave tė prodhuar nė vend. 80% tė tė ardhurave nga filmat artistikė kinezė janė prodhuar dhe janė vėnė nė qarkullim me pjesėmarrjen e ndėrmarrjeve private. Edhe investimet e huaja filluan tė hynin nė tregun e kinematografisė kineze. Kompani tė mėdha tė Hollivudit kanė filluar studimet e gjithanshme mbi tregun e kinematografisė kineze si mbi temat, artistėt, prirjen e spektatorėve kineze etj. duke analizuar nė mėnyrė tė gjithanshme kėtė treg. Kompania amerikane "Kolumbia" duke u bashkėpunuar me kompaninė Tajhe tė vellezėrve Huayi tė Kinės xhiroi 5 filma tė njohur artistikė, siē janė " Personi mė nė zė", " Heronj nė mes tė qiellit dhe tokės ", " Gongfu", " Celulari ", " Kėkėsili "etj. Njė e ardhme mė e bukur do tė jetė, nė qoftė se do tė arrijmė sukses nė prodhimin e produkteve pas qarkullimit tė filmave artistikė si prodhimi i DVD-ve, transmetimi i filmave artistikė nė televizionin me kalibėr, nė kanalet e paguara televizive, nė internet etj, atėhere do tė kemi tė ardhura shumė tė mėdha nga kinematografia. Por nė kėto drejtime, Kina ndodhet akoma nė fazėn e kultivimit fillestar. Ai qė do tė gjejė i parė cerezin e artė pėr hapjen e thesarit tė tregut tė kinematografisė kineze, do tė gėzojė fitime tė mėdha. pra, "Miniera e artit" e kinematografisė kineze po pret hapjen e saj.(zhai)
|
|
|