v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-10-21 21:31:23    
Gdhendja e njė femre majmuni nė majėn e gjembit

cri

Nė kohėn e lashtė, shteti Jan, qė ndodhej nė zonėn e sotme tė Pekinit dhe pėrreth tij, kishte nivel tė lartė kulturor. Mbretit tė tij i pėlqenin veēanėrisht punimet e holla artistike. Njė ditė, erdhi njė mjeshtėr arti nga shteti Vei, i cili thoshte se ai kishte gdhendur njė femėr majmuni nė majėn e njė gjembi. Mbreti i Janit u gėzua shumė kur dėgjoi kėtė, prandaj e ftoi mjeshtrin nė pallatin mbretėror dhe e gostiti me gjellė dhe raki tė mirė, pastaj iu lut atij t'ia tregonte veprėn e vet. Por mjeshtri tha: "Nė qoftė se doni tė shihni veprėn time, ju duhet tė prisni 6 muaj dhe brenda kėtyre muajve ju nuk duhet tė hyni nė dhomėn e fjetjes sė mbretėreshės, nuk duhet tė pini raki dhe nuk duhet tė hani mish. Pas 6 muajve, do tė vijė njė ditė e mirė, qė do tė hapet pas shiut dhe do tė vėzhgoni me kujdes i fshehur nė njė qoshe tė errėt, atėherė femra e majmunit do tė fillojė tė duket dalėngadalė." Mbreti i Janit nuk bėri gjė tjetėr veēse filloi ta mbante dhe ta ushqente mjeshtrin e artit nė pallatin mbretėror dhe filloi pritjen gjashtėmujore pėr tė parė atė vepėr artistike tė mrekullueshme.

Pasi u pėrhap ky lajm, njė farkėtar nga shteti Zheng erdhi nė shtetin Jan dhe i tha mbretit tė Janit: "Unė, qė merrem me prodhimin e thikave, e di mirė se pėrdorimi i njė thike ėshtė i domosdoshėm pėr gdhendjen e ēdo vepre artistike. E di gjithashtu se ēdo vepėr artistike e gdhendur patjetėr ėshtė mė e madhe se thika, me tė cilėn ajo gdhendet. S' ka asnjė majė gjembi qė mund tė durojė punimin me thikė, sado e vogėl qė tė jetė. Mjafton tė kėrkoni dhe tė shikoni thikėn e tij dhe ēdo gjė do tė bėhet e qartė."

Tė nesėrmen mbreti i Janit pyeti mjeshtrin: "Me ē'vegėl e ke gdhendur atė femėr majmuni nė majėn e gjembit?" Mjeshtri iu pėrgjigj: "Me thikė." Mbreti tha: "Unė dua ta shoh thikėn tende." Mjeshtri iu pėrgjigj: "Mė falni, thikėn e kam harruar nė shtėpi." Pastaj u nis menjėherė pėr nė shtėpi gjoja pėr tė marrė thikėn, por nuk u kthye mė. Vetėm atėherė mbreti i Janit e kuptoi se ai kishte rėnė nė grackėn e njė mashtruesi.(Zheng )