v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-10-14 20:57:56    
Nuk pati luftė tė drejtė nė periudhėn e Pranverės dhe Vjeshtės

cri

Kur themi "periudhėn e Pranverės dhe Vjeshtės", kemi parsysh periudhėn nga viti 770 para erės sė re deri vitin 476 para erės sė re nė historinė kineze. Nė atė periudhė, luftrat e padrejta vazhdonin pėr vite me radhė, si rrjedhim, shumė shtete tė vogla u bėnė viktima dhe u zhdukėn njėri pas tjetrit.

Shteti Cao, qė ndodhej nė pjesėn perėndimore tė Shandongut tė sotėm, ishte njė shtet i vogėl, por megjithatė, edhe monarku i tij Cao Bo-jang kishte deklaruar se ai do tė synonte pėr hegjemoni. Pasi dėgjoi kėtė, Song Jing-gong, monark i shtetit fqinj Song, qeshi ftohtė dhe pastaj filloi menjėherė luftėn pėr t'i dhėnė mėsim shtetit Cao, duke i komanduar personalisht trupat e tij ushtarake. Ai u xhindos nga inati, kur populli i shtetit Cao e mallkoi atė me fjalė poshtruese, prandaj e kapi Cao Bo-jangun, e mori nė shtetin Song, e dėnoi me vdekje, shpalli zhdukjen e shtetit Cao dhe deklaroi se i gjithė territori i shtetit Cao u pėrfshi nė hartėn e shtetit Song.

Shteti Liang, qė ishte afėr shtetit tė fuqishėm Ēin, i kalonte ditėt gjithmonė me frikė. Pėr tė ngritur vigjilencėn e popullit, sundimtari i tij bėri njė provė patriotike, duke dhėnė papritur alarmin dhe duke njoftuar se trupat ushtarake tė shtetit Ēin kishin hyrė nė vendin e tyre. Banorėt, tė alarmuar dhe tė frikėsuar, u arratisėn nxitimthi nė vende tė tjera. Shteti Ēin mori vesh se shteti Liang ishte bėrė, nė pėrgjithėsi, njė copė tokė pa njerėz dhe dėrgoi trupa pėr tė zėnė atė dhe nė kėtė mėnyrė shteti Liang u zhduk.

Shteti Huang, qė ishte afėr shetit Ēu, shtet i madh nė jug, ishte gjithmonė i mbrojtur nga shteti Ēu, por sundimtari i tij lidhi papritur aleancė me shtetin Ēi, qė ishte njė shtet i madh nė lindje. Pėr kėtė, ai u mburr me tė madhe duke thėnė: "Me tė lidhur aleancė me shtetin Ēi, ne nuk kemi mė frikė nga shteti Ēu. Tė mbrojtur nga shteti Ēi, ne mund tė sulmojmė deri nė kryeqytetin e shtetit Ēu." Pasi i mori vesh kėto fjalė, monarku i shtetit Ēu u inatos dhe dėrgoi menjėherė trupa ushtarake dhe e zhduku shtetin Huang.

Shteti Tan, qė ishte afėr shtetit Ēi, ishte shtet i vogėl nė lindje. Njė herė, monarku i shtetit Ēi u nis pėr vizitė nė vende tė tjera. Nė ēdo vend ku ai bėnte ndalesa gjatė udhėtimit pėr vizitė, monarkėt e tyre dilnin pėr ta pritur dhe pėr ta pėrcjellė, por shteti Tan mbeti i vetmi vend ku ai kaloi pa u pritur dhe pa u pėrcjellė. Kjo e zemėroi monarkun e shtetit Ēi. Pasi u kthye nė vendin e tij, ai dėrgoi me padurim trupa ushtarake, tė cilat e zhdukėn shtetin Tan, vetėm me njė natė tė luftuar. Tan Xi, monarku i shtetit Tan, mėrgoi nė shtetin Gjy.