v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-10-07 16:50:31    
Goditje fatale nė Qiansi

cri

 

 dėgjoni

Ēu Ling-vang, mbret i shtetit Ēu, ishte ambicioz dhe, pėr tė vendosur kudo hegjemoni, invadonte vende tė tjera dhe masakronte banorė tė thjeshtė, si pasojė, ai urrehej edhe nga tė afėrmit e tij. Nė vitin 531 para erės sė re, ai ndėrmori njė okupacion ushtarak nė shtetet Ēen dhe Cai dhe e dėrgoi vėllanė e tij Ēiji tė sundonte atje. Mė

vonė, ai rrethoi me trupa ushtarake shtetin Shy, duke u bėrė gati ta aneksonte atė njėkohėsisht me shtetin Vu.

Atė ditė, kur Ēu Ling-vangu arriti nė Jingvei, binte dėborė. Nė mbrėmje, ai kishte vėnė mbi kokė njė kurorė prej gėzofi, kishte veshur njė xhup tė mbushur me pupla rose, tė dhuruar nga shteti Ēin, kishte mbathur nė kėmbė njė palė ēizme prej lėkure leopardi dhe mbante nė dorė njė kamxhik lėkure. Ai doli i gėzuar pėr tė soditur pamjen e natyrės me dėborė dhe po tregohej mjaft fodull.

Pak kohė mė vonė, Ēu Ling-vangu mori njė lajm tė keq: vėllai i tij Ēiji u kthye nė atdhe, bėri me sukses grushtin e shtetit, e shpalli veten e tij "mbreti Ping-vang" i shtetit Ēu dhe deklaroi se rivendosi sovranitetin e shteteve Ēen dhe Cai. Pas merrjes sė kėtij lajmi, Ēu Ling-vangu filloi tėrhegjėn e trupave ushtarake nga kryeqyteti duke ėndėrruar tė rimerrte fronin, por sapo arritėn nė zonėn Qiansi, trupat ushtarake u shpėrndanė dhe pothuajse tė gjithė ikėn me tė katra.

Kur mori vesh se tė dy bijtė e tij u vranė gjatė grushtit tė shtetit, Ēu Ling-vang ra poshtė qerres. Ai u ngrit dhe pyeti: "Edhe tė tjerėt i duan bijtė e tyre kėshtu si unė?" Njė ushtar plak iu pėrgjigj: "Tė tjerėt i duan bile edhe mė shumė se ju. Por ata ushtarė pleq, qė kanė mbetur pa familje dhe pa fėmijė si unė, nuk do tė bėjnė gjė tjetėr, veēse do tė mbushin hendeqet me trupat e tyre tė vdekur. " Ēu Ling-vangu psherėtiu dhe tha: "Ē' tė bėsh! Sa bij dhe bija tė tė tjerėve kam vranė unė gjatė jetės sime! Dhe tani si tė mos e pėsoj kėshtu! "

Ēu Ling-vangu mori me hua njė varkė tė vogėl dhe deshi tė ikte pėr mėrgim nė zonėn Jan bashkė me kryeministrin e krahut tė djathtė Zheng Dan, por menjėherė vuri re se edhe Zheng Dan ishte nisur pėr nė kryeqytet. Ēu Ling-vang mbeti vetėm nė Qiansi dhe filloi tė kishte vertitur nė njė luginė. Ai pa disa katundarė, por katundarėt nuk guxonin t'i afroheshin atij. Mė vonė ai takoi njė gurgdhendės qė e njihte dhe i tha: "Gjej ca ushqime pėr mua. Unė kam tri ditė s'kam 1 nė goje." Gurgdhendėsi ia pėrgjigj: "Mbreti i porsashpallur ka bėrbuar njė dekret se, kush ju jep ushqim, ju do tu vriten pjesėtarėt e tre brezave tė familjes." Ēu Ling-vangu u shtri pėrdhe dhe filloi tė pushonte, duke e mbėshtetur kokėn mbi njė krah. Pasi iku gurgdhendėsi, ai deshi tė ngrihej nė kėmbė, por tashmė nuk ishte mė nė gjendje tė ngrihej.

Njė burrė me emrin Shen Hai e gjeti Ēu Ling-vangun nė njė kėnetė, e mori atė nė shpinė, e ēoi nė shtėpinė e vet dhe i dha ushqim. Po atė natė, Ēu Ling-vangu vari veten nė tra, duke i dhėnė kėshtu fund jetės sė tij.

Duke komentuar kėtė ngjarje, ideologu i kohės sė lashtė Konfuci ka thėnė: " Tė tejkalosh veprimet e tua tė kėqija dhe tė kthehesh nė binarin e riteve, kjo ėshtė dashamirėsi. Sa mirė ėshtė qė tė veprosh nė kėtė mėnyrė! Nė rast se edhe Ēu Ling-vangu kishte vepruar kėshtu, si mund ta pėsonte ai goditjen fatale nė Qiansi? "