v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-09-30 21:03:35    
Vizitė e Jancit nė shtetin Ēu

cri

Gjatė periudhės sė "Vjeshtės dhe Pranverės" nė historinė kineze, shtetet Ēi dhe Ēu ishin vende tė mėdha, qė synonin pėr hegjemoni dhe pėr kėtė arsye ishte krijuar tension nė marrėdhėniet midis tyre. Pėr tė zbutur tensionin, shteti Ēi do tė dėrgonte kryeministrin e tij Janci pėr njė vizitė tė vullnetit tė mirė nė shtetin Ēu. Monarku Ēu Ling-vang u pėrgatit pėr tė pritur Janci-nė, por u dha personave nėn varėsinė porosi qė t'i vinin Jancit disa pengesa, pėr ta ofenduar atė.

Kur arriti Janci, porta e kryeqyetit tė shtetit Ēu ishte mbyllur. Janci thirri rojtarėt dhe u tha: "Ju lutem, hapeni portėn e qytetit ." Njė nga rojtarėt iu pėrgjigj: "Hapja e portės kryesore ėshtė punė e lodhshme. Meqenėse ju jeni shtatshkurtėr, hajde hyni nė portėn e vogėl kėtu pranė." Janci e kuptoi se ata e bėnin kėtė pėr ta fyer, prandaj zbriti nga qerrja, hodhi disa hapa pėrpara dhe tha: "Kjo po thoni ju nuk ėshtė portė qyteti, por ėshtė njė zgavėr qė shėrben pėr hyrjen dhe daljen e qenve. Ata qė vizitojnė vendin e qenve mund tė hyjnė atje, ndėrsa unė kam ardhur pėr vizitė nė shtetin Ēu". Rojtarėt u detyruan tė hapnin portėn dhe e lanė Jancin tė hynte.

Gjatė takimit me Jancin, monarku Ēu Ling-vang deshi prapė ta fyente atė dhe tha duke buzėqeshur: "Mos vallė vendi juaj nuk ka persona tė tjerė? Pėrse ata ju dėrguan juve? " Janci buzėqeshi dhe tha: "Vendi ynė ka disa rregulla, nė bazė tė cilave zgjidhen personat e talentuar dhe me moral tė dėrgohen nė vendet me moral, kurse pėr tė dėrguar njerėz nė vende mediokėr dhe pa moral, s' ka nevojė tė bėhen zgjedhje, sepse ēdokush mund tė dėrgohet atyre. Nė bazė tė rregullave, shteti ynė mė dėrgoi mua pėr vizitė nė vendin tuaj." Fjalėt e tij e zunė Ēu Ling-vangun shumė ngushtė.

Njė ditė tjetėr, Ēu Ling-vangu shtroi njė banket pėr nder tė Jancit. Ndėr kohė, dy ushtarė hynė papritur duke shtyrė njė burrė tė burgosur dhe njėri prej tyre i raportoi Ēu Ling-vangut : "Ky ėshtė njė hajdut qė sapo e kapėm. Ka ardhur nga shteti Ēi." Ēu Ling-vangu shikoi nga Janci dhe e pyeti me qėllim djallėzor: "Tė gjithė njerėzit e shtetit Ēi janė tė aftė pėr tė vjedhur?" Janci iu pėrgjigj: "Ka diēka qė ju nuk e dini , lartmadhėri. Mandarinat e mbjella nė Huainan japin fryte tė mėdha dhe tė ėmbla; kurse ato tė mbjella nė Huaibei japin fryte tė vogla dhe tė tharta. Dhe e dini pse? Sepse uji dhe dheu nė zona tė ndryshme nuk janė njėsoj. Edhe njerėzit ndikohen nga kushtet. Pėr shembull, disa njerėz veprojnė normalisht nė shtetin tonė Ēi, por ata shndėrrohen nė vjedhės pasi vijnė nė shtetin Ēu. Uji dhe dheu nė dy vendet tona paskan ndryshime tė mėdha! " Ēu Ling-vangu u skuq, vrenjti fytyrėn dhe u bėrtiti dy ushtarėve: "Shporruni qė kėtej!"

Ēu Ling-vang nuk ia arriti qėllimit pėr ta ofenduar Jancin dhe filloi me seriozitet bisedimet me tė. Tė dyja shtetet arritėn disa kompromise qė ēuan zbutjen e tensionit midis tyre.