v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-09-09 21:11:07    
Jetim e nėnė vejushė

cri
Tė dashur lexues, sot do t'u kallėzojmė njė tregim qė bėn fjalė pėr njė jetim dhe nėnėn e tij vejushė nė kohėn e lashtė nė Kinė.

Sia Yshu, ministėr i shtetit Ēen, mori pėr grua njė princeshė tė shtetit Zheng dhe ajo u quajt atje "Siagji". Siagji ishte njė bukuroshe e rrallė, por pėr fat tė keq, bashkėshorti i vdiq para kohe, duke lėnlė vetėm atė dhe njė djalė tė parritur, qė e kishte emrin Sia Xhengshu. Monarku i shtetit Ēen, Ēen Ling-gong ia la atij djali tė drejtėn tė trashėgonte titullin dhe postin e babait tė tij.

Ēen Ling-gong sė bashku me dy ministra tė tij shkonin shpesh herė pėr tė pirė raki dhe pėr t'u argėtuar nė shtėpinė e Siagjisė. Njė mbrėmje, Ēen Ling-gong piu shumė dhe i pyeti tė dy ministrat e tij: "Si thoni ju? Kujt i ngjan Sia Xhengshu?" Tė dy ministrat, gjithashtu, kishin pirė shumė, dhe prandaj iu pėrgjigjėn: "Ha ha, sigurisht ai ju ngjan juve." Djaloshi Sia Xhengshu, qė rrinte jashtė dhomės, i dėgjoi fjalėt e tyre dhe atij iu duk se ato fjalė pėrbėnin fyerje pėr tė, prandaj i lindi ide e pėr hakmarrje. Ai u fsheh nė stallėn e kuajve dhe filloi tė priste. Kur Ēen Ling-gong doli pėr tė shkuar nė nevojtore, djaloshi Sia Xhengshu e qėlloi me shigjetė mu nė grykė dhe Ēen Ling-gong vdiq aty pėr aty i mbytur nė gjak duke mos marrė dot frymė. Tė dy ministrat u trembėn dhe ikėn pėr mėrgim nė shtetin Ēu. Edhe princi trashėgimtar i shtetit Ēen, i cili gjithashtu ishte i parritur, u frikėsua shumė, pasi mori vesh se ishte vrarė babai i tij dhe iku menjėherė pėr mėrgim nė shtetin Gjin. Djaloshi naiv Sia Xhengshu e shpalli veten monark tė shtetit Ēen.

Mbreti Xhuang i shtetit Ēu mori vesh kėtė lajm dhe i komandoi personalisht trupat e tij gjoja pėr ndėshkuar shtetin Ēen dhe pėr tė shuar rebelimin e Sia Xhengshusė. Me tė arritur nė kryeqytetin e shtetit Ēen, trupat e shtetit Ēu e arrestuan Sia Xhengshu, e zvarritėn atė jashtė qytetit dhe e dėnuan me vdekje, duke e ndarė atė me fuqi tė pesė kuajve. Pastaj mbreti Xhuang i shtetit Ēu takoi nėnėn e djaloshit tė dėnuar me vdekje, por ai menjėherė u tėrhoq nga bukuria e saj dhe vendosi aty pėr aty ta merrte atė si konkubinėn e vet. Por ministri i tij Vu Ēen, qė rrinte pranė tij, kundėrshtoi duke thėnė: "Jo, lartmadhėria juaj, nuk bėn ashtu. Ju keni ardhur kėtu pėr tė ndėshkuar krimet e Sia Xhengshusė. Po ta merrni Siagji pėr grua konkubinė, kjo pėrbėn lakmi pėr femra tė bukura dhe lakmia e tepėrt ėshtė mėkat." Mbreti Xhuang hoqi dorė nga synimi i tij dhe ia dha bukuroshen Siagji gjeneralit tė tij tė moshuar Lianyin Sianglao qė ta merrte pėr grua, duke e marrė nė shtetin Ēu.

Pa kaluar shumė kohė, gjeneral Lianyin Sianglao ra nė fushėn e betejės dhe Siagji mbeti pėrsėri vejushė. Ministri Vu Ēen, i cili dikur kundėrshtoi synimin e mbretit Xhuang pėr marrjen e Siagjisė pėr grua, shkoi tek ajo dhe tha: "Tani unė mund t'ju marr ju pėr gruan time." Ai e ēoi fshehurazi Siagjinė nė shtetin Zheng, mė vonė u arratis nga shteti Ēu, shkoi pėrsėri nė shtetin Zheng, ku u martua me Siagjinė dhe mė vonė burrė e grua shkuan pėr t'u vendosur pėrgjithmonė nė shtetin Gjin, ku ai fitoi edhe njė post zyrtar.