v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-09-02 17:08:30    
Vdekja e monarkut Gjin Gjing-gong

cri

Gjatė periudhės sė Vjeshtės dhe Pranverės nė historinė kineze, shteti Gjin ishte njė nga fuqitė tė veriut, por ai ishte mbushur me kontradikta nė brendshme. Me tė hipur nė fronin e monarkut, Gjin Gjing-gong vrau gjeneralin Xhao Shuo dhe shfarosi gjithė familjen Xhao. Shpėtoi vetėm gruaja e Xhao Shuos, sepse ajo ishte motėr e monarkut Gjin Gjing-gong. Nė atė kohė ajo ishte shtatzėnė dhe pasi lindi njė djalė, ia vuri emrin Xhao Vu, tė cilin e morėn nė mbrojtėn dy miq tė babait tė foshnjės. ky jetim ėshtė bėrė sot personali kryesor i pjesės teatrale tė operės sė Pekinit "Jetimi i familjes Xhao".

Meqenėse gjithmonė kishte bėrė shumė punė tė kėqija ēnjerėzore, Gjin Gjing-gong ndiente frikė nė zemėr. Nė vitin 582 para erės sė re, ai u sėmur rėndė dhe shihte gjithnjė ėndrra tė llahtarshme. Njė herė, ai pa nė ėndėrr njė djall qė e quante veten paraardhėsin e familjes Xhao dhe qė thoshte se kishte erdhur pėr tė marrė hak kundėr Gjin Gjing-gongut.

Personat pėrkatės tė shtetit Gjin ftuan nga zona Sangtian njė magjistar gjoja pėr tė shėruar tė sėmurin. Por magjistari tha: "S' ka nevojė tė mundoheni pėr tė shėruar atė. Ai nuk do ta kalojė verėn e kėtij viti dhe do tė vdesė pa ngrėnė grurin e ri."

Megjithatė, ata persona nuk pajtuan me sa u dha dhe ftuan njė mjek nga shteti Ēin pėr tė mjekuar tė sėmurin. Por mjeku tha: "Kjo sėmundje nuk kurohet mė. Sėmundja tashmė ka arritur tek dhjami nė majėn e zemrės qė quhet Gao, ka arritur edhe sipėr cipės sė zemrės qė quhet Huang. Kur sėmundja hyn nė Gao dhe Huang, as ilaēiet dhe as akupunktura nuk bėjnė efekt. "Ata e shpėrblyen pėr shpėrblimin dhe e lanė tė kthehej nė shtetin Ēin.

Gjin Gjing-gong mezi e shtyu deri nė stinėn e korrjes sė grurit dhe deshi tė hante makarona. Zyrtarėt pėrkatės gatuan menjėherė makarona me miellin e grurit tė ri dhe ia shtruan sipas dėshirės. Duke parė makaronat, monarkut Gjin Gjing-gong iu kujtua se magjistari nga Sangtiani i kishte thėnė se ai do tė vdiste pa e ngrėnė grurin e ri, prandaj porositi t'ia tregonin magjistarit makaronat dhe e qortoi atė pėr gėnjeshtrėn. Pastaj dha urdhėri qė magjistari tė dėnohej me vdekje me akuzėn se mashtroi monarkun.

Gjin Gjing-gong u bė gati tė hante makaronat, por papritur ndjeu barkun t'i fryhej dhe shkoi fėt e fėt nė nevojtore. Kaloi shumė kohė, por ai nuk po kthehej. Njė nėpunės shkoi pėr ta parė, por u shtang kur pa se Gjin Gjing-gong kishte dhėnė shpirt nė nevojtore. Ai e mori monarkun nė shpinė dhe dal duke qarė dhe duke mėrmėritur " Fundi i fundit, i shkreti, nuk hėngri grurin e ri."